Borut Pahor: Jam që të vazhdohet me procesin e zgjerimit të BE-së por për ndryshimin e kufijve nuk pajtohem

Borut Pahor: Të vazhdohet me procesin e zgjerimit të BE-së por për ndryshimin e kufijve në rajon nuk pajtohem

Kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor ka thënë se është plotësisht kundër “non paper” të publikuar nga mediat sllovene. Ai në konferencën e përbashkët me kryetaren Vjosa Osmani ka folur edhe nëse do të ofrojë garanci në Gjykatën Speciale. “Nuk mund të them asgjë sepse këtë gjë nuk e njoh. Me porositë e non paper për ndryshimin e kufijve nuk pajtohem. Qëndrimi im lidhur me këtë është plotësisht i kundërt që të mos bisedohet për alternativa të tilla. Unë dëshiroj të bind bashkëbiseduesit në BE dhe Ballkanin që të vazhdohet me procesin e zgjerimit”, ka thënë Pahor. Ndryshe portalet sllovene e publikuan muajin e kaluar një dokument që pretendon se është kopje e dokumentit të dalë nga zyra e kryeministrit slloven Janez Jansha. Sipas atij dokumenti propozohet ri-përcaktimi i kufirit të Kosovës dhe Serbisë, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, bashkimi i pjesëve me shumicë shqiptare të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, mundësia e shkëputjes së Republikës Serbe nga Bosnje e Hercegovina, si dhe bashkimi i një pjese të Bosnjës perëndimore me Kroacinë. Në Bashkimin Evropian thanë disa herë se nuk kanë njohuri për një dokument të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …