Shkon mbi 100 numri i personave që e humbin jetën që nga fillimi i sulmeve ajore izraelite në Gaza

Ministria e Shëndetësisë e Gazas ka bërë të ditur se numri i palestinezëve të vrarë në sulmet ajrore të Izraelit ka shkuar në 103, duke përfshirë këtu edhe 27 fëmijë dhe 11 gra, ndërkohë që 530 persona kanë mbetur të plagosur. Xhihadi islamik ka konfirmuar vdekjen e shtatë militantëve, derisa Hamasi nuk ka njohuri se 13 militantë të tij kanë vdekur, përfshirë edhe një komandant. Izraeli thotë se numri i militantëve të vdekur është shumë më i lartë. Në Izrael janë vrarë shtatë persona, në mesin e të cilëve edhe një ushtar dhe një fëmijë 6-vjeçar i cili u godit nga një sulm me raketë. Izraeli ndërkohë ka dërguar forca ushtarake në kufi me Gazën dhe ka nisur sulmet edhe me tanke.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj nga Peja: Kosova ka nevojë për Ardian Gjinin, votojeni numrin 128

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga qytetarët e Pejës që në zgjedhjet e …