Bosnja e Hercegovina dhe Greqia janë goditur sot nga tërmetet

Bosnja e Hercegovina është goditur sërish nga tërmeti. Medeiat vendase bëjnë me dije se qytetarët janë zgjuar të frikësuar nga tërmeti i rënë në orën 6 e 27 minuta të mëngjesit të sotëm. Tërmeti me magnitudë 4.8 i shkallës rihter është ndjerë në të gjithë Bosnjë e Hercegovinën dhe në një pjesë territorit të Kroacisë e të Malit të Zi. Disa minuta më vonë, një tërmet tjetër është regjistruar në Greqi. Mediet atje njoftojnë se një tërmet me magnitudë 4.5 ballë ka goditur Greqinë në orën 7 e14 minuta të mëngjesit. Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, ka njoftuar se epiqendra e tërmetit ka qenë 24 kilometra në jug të Kassos. Ende nuk është raportuar për pasojat e këtyre tërmeteve.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …