Brickos

BPD vendosë që punëtorët e KEK-ut të marrin për tre muaj nga 100€ shtesë   

Bordi i Përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës në mbledhjen e datë 22.03.2021 ka trajtuar edhe kërkesën e menaxhmentit dhe përfaqësuesve të punëtorëve (dy sindikatave) të korporatës për pagesa shtesë në tre muajt e ardhshëm.

Në këtë vazhdë, Bordi i Përkohshëm ka marrë parasysh edhe vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të cilat bazuar në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike-COVID 19, kanë lejuar pagesa shtese (100€) mbi pagën bazë duke filluar nga muaji Mars për shume kategori të punëtorëve të sektorit publik në emër të punës dhe ekspozimit të drejtpërdrejt gjatë zbatimit të detyrave në kushte të pandemisë COVID 19.

Prandaj, duke qenë se KEK-u gjatë gjithë kohës së pandemisë ka punuar me kapacitete të plota dhe punëmarrësit gjatë zbatimit të detyrave kanë qenë të ekspozuar drejtpërdrejt ne kushte të pandemisë COVID 19, ka aprovuar kërkesën e menaxhmentit dhe dy sindikatave (SR-KEK dhe SPEK) që mbi këtë bazë të lejoj nga 100 € në muaj si pagese shtesë për tre muaj (mars, prill, maj).

Për më tepër, sot me datë 23.03.2021, ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv Përparim Kabashi, ka ftuar përfaqësuesit e dy Sindikatave (SR-KEK dhe SPEK) për ti njoftuar me vendimet e Bordit, si dhe për të diskutuar çështje të tjera rreth përmirësimit të kushteve dhe ngritjes së mirëqenies së punëtorëve të KEK-ut.

Kontrolloni gjithashtu

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon”

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon” në komunën …