Brenda mureve të Kishës Katolike në Francë është abuzuar seksualisht me 216 mijë të mitur që nga viti 1950

Brenda mureve të Kishës Katolike në Francë është abuzuar seksualisht me 216 mijë të mitur që nga viti 1950

Prej shumë vitesh me peshën e traumës së rëndë mbi supe, ka thyer heshtjen Christian Dubreui, një prej mijëra viktimave të abuzuara seksualisht nga anëtarët e klerit katolik në Francë. Denoncimi i tij që sot është 65 vjeç, vjen pas daljes në dritë të një raporti që akuzon Kishën katolike se ka abuzuar seksualisht 216 mijë fëmijë të mitur për 7 dekada që nga viti 1950. Christian e konsideron pedofilinë krimin e përsosur pasi është i vetmi për të cilin krimineli është i sigurt se viktima nuk do ta kallëzojë. “Pedofilia është krimi i përsosur, sepse është i vetmi për të cilin krimineli është i sigurt, ose pothuajse i sigurt, se viktima nuk do t’i kallëzojë ata”, tha ai për komisionin në dëshminë publike. Duke folur për fëmijërinë e tij, Christian tregoi se abuzuesi i tij u fut në rrethin familjar “nën petkun” e një njeriu të ditur dhe të edukuar që e merrte dhe së bashku vizitonin vende historike në qytet. Ai kujton se është abuzuar seksualisht brenda shtëpisë së tij në dhomën e ndenjës , teksa prindërit e tij punonin në dyqanin poshtë saj.

Abuzimi i djaloshit, i cili në ato kohë ka qenë vetëm 11 vjeç ka zgjatu për nëntë muaj.

“Unë do të vdes me traumën e asaj që ndodhi, edhe pse ishte më shumë se gjysmë shekulli më parë,” tregoi Christian.

I lodhur nga vitet që kanë kaluar pa të akuzuar dhe të dënuar për krimet e tmerrshme të kishës katolike ndër vite, viktima shpreson që ky raport të ndëshkojë cdo njeri të përfshirë.

Sipas raportit, midis 2,900 dhe 3,200 abuzues kanë punuar në Kishën Katolike Franceze midis viteve 1950 dhe 2020, ndërsa është theksuar se shumica e abuzimeve janë bërë brenda mureve të Kishave katolike pas mbarimit të meshës,  ditën e diel. (DITA)

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …