Brickos

Josep Borrell

Brukseli zyrtar do të angazhohet për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, pas zgjedhjeve të përgjithshme të 4 prillit në Serbi

Shefi i BE-së, Josep Borell, qysh në nëntorin e vitit të kaluar kishte shprehur dëshirën e tij për një takim të nivelit të lartë në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq para vitit të ri 2022. Për të realizuar një synim të tillë ishte angazhuar edhe emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak, megjithatë përpjekjet kanë rezultuar të pasuksesshme, edhe përkundër deklaratave se nga palët ka gatishmëri për takim. Për takimin ende s’ka asnjë sinjal pozitiv edhe pse kanë kaluar më shumë se pesë muaj. Duket se Brukseli do të angazhohet pas zgjedhjeve të 4 prillit në Serbi. Lidhur me këtë çështje në një përgjigje  për mediet zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se puna për dialogun është duke vazhduar, duke argumentuar një gjë të tillë me takimin që Miroslav Lajcak ka zhvilluar më 25 mars në Bruksel më shefin e ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimin.

 

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …