Janusz Bugajski

Bugajski: Serbia do të përpiqet të zgjerojë qëllimet hegjemoniste duke dominuar qeveritë fqinje në Sarajevë, Prishtinë e Podgoricë

Serbia do të përpiqet të zgjerojë qëllimet e saj hegjemoniste duke dominuar apo destabilizuar qeveritë fqinje në Sarajevë, Prishtinë dhe Podgoricë”. Kështu ka thënë analisti amerikan, Janus Bugajski për mediat malazeze. Sipas tij, shumica sovrane në Mal të Zi duhet të përgatitet për t’u mbrojtur në mënyrë më efektive kundër çdo përmbysjeje më të gjerë të pavarësisë së vendit. Projekti i ‘Serbisë së Madhe’ mund të luftohet edhe duke bashkëpunuar me vendet e tjera të synuara, veçanërisht me Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën. Këtu përfshihet mbrojtja e institucioneve shtetërore nga Serbia e Madhe dhe klerikalizmi. Rezistenca politike dhe sociale do të tregojë se kombi malazez nuk është i gatshëm të jetë partner i vogël i Serbisë. Duke iu referuar zgjedhjeve të mbajtura së fundmi në Serbi, ku partia e Aleksandër Vuçiqit përsëri fitoi numrin më të madh të votave dhe se si kjo do të ndikojë në marrëdhëniet në rajon, Bugajski beson se rezultatet do ta detyrojnë qeverinë e Vuçiqit të intensifikojë agjendën e saj mini-imperialiste në Ballkanin Perëndimor. Synimi i Serbisë, është që Mali i Zi të bëhet një shtet vasal që do të ndjekë politikën e jashtme dhe të sigurisë së Serbisë dhe jo ta sfidojë Beogradin në skenën ndërkombëtare, tha Bugajski.

Kontrolloni gjithashtu

AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka refuzuar ftesën për takim me kryeministrin, Albin Kurti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka refuzuar ftesën për takim me kryeministrin Albin Kurti, …