Amerika refuzon kërkesën e Izraelit për të blerë helikopterë të rinj sulmues, Apaç

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë refuzuar kërkesën e Izraeli për të blerë helikopterë të rinj, sulmues Apaç, njoftuan mediat izraelite, transmeton Anadolu. Tel Avivi e bëri kërkesën javët e fundit dhe e ngriti atë përsëri gjatë vizitës të Sekretarit amerikan të Mbrojtjes Lojd Austin në Izrael.  Ushtria izraelite ka dy skuadrone me helikopterë. Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i grupit palestinez Hamas më 7 tetor, duke vrarë të paktën 21 mijë  palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur 55 mijë të tjerë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore. Ushtria izraelite ka organizuar gjithashtu bastisje ushtarake në qytetet palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe ka shkëmbyer zjarr ndërkufitar me grupin libanez Hezbollah që nga shpërthimi i konfliktit të Gazës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dell’Oro: Historia e Kosovës dhe e trojeve shqiptare ndihmon për të kuptuar më mirë jetën dhe përjetimet e Nënë Terezës

Sot në Katedralen “Nënë Tereza”, në Prishtinë u shënua 10-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës. …