Janus Bugajski:

Bugajski: Uashingtoni dhe Brukseli të jenë më të vendosur në kundërshtimin e Beogradit për dominim në Ballkanin Perëndimor

Analisti i shquar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jonusz Bugajski ka shkruar se Uashingtoni dhe Brukseli zyrtar duhet të jenë më të vendosur në kundërshtimin e Beogradit për dominim në Ballkanin Perëndimor. Në shkrimin autorial për The Geopost, ai ka shkruar se “ për ta minuar udhëheqjen e SHBA-së në bllokun e pavarësisë, Moska inkurajon konfliktet rajonale. Ajo përfiton nga përfaqësuesit dhe bashkëpunëtorët si Hamasi, Hezbollahu dhe regjimi iranian për të kryer sulme terroriste dhe për të ndezur luftëra në Lindjen e Mesme. Ajo inkurajon regjimin e Vuçiqit dhe bashkëpunëtorët e saj në Bosnje-Hercegovinë, Kosovë dhe Mal të Zi për të destabilizuar qeveritë e pavarura dhe për të krijuar probleme për Uashingtonin në Ballkanin Perëndimor. Dhe ajo mbështet Korenë e Veriut në qëndrimin e saj kërcënues bërthamor ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë” ka shkruar mes tjerash, analisti i shquar, Janusz Bugajski, ai ka shkruar më tutje se humbja e Rusisë do t’i dobësoj ambiciet antiperëndimore edhe të shteteve tjera, sikur janë Kina, Serbia, Koreja e Veriut, Irani e shtete tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori Rudolph thotë se Kosova rrezikon t’i humbasë fondet nëse s’ka Kuvend deri në fund të muajit

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rajner Rudolph, ka folur rreth krijimit të institucioneve, duke ngritur shqetësimin …