Bujar Nishani

Bujar Nishani ka shmangur takimin me trupën e ambasadorëve shqiptarë që ndodhen në Tiranë

Kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani ka shmangur takimin me trupën e ambasadorëve shqiptarë që ndodhen në Tiranë prej dy ditësh në kuadër të konferencës tre ditore të ambasadorëve. Pas takimit që patën me kryetarin e parlamentit shqiptar Ilir Meta, ambasadorët që shërbejnë në botë edhe të ngarkuar me punë,  të shoqëruar edhe nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati kanë vijuar axhendën në presidencë. Por sapo kanë mbërritur në ambientet e sallës së pritjes, drejtori i kabinetit të presidentit i ka njoftuar se presidenti Nishani i ka dalë një tjetër angazhim dhe nuk mund t’i presë. Pas kësaj 49 ambasadorët bashkë me ministrin Bushati janë larguar pa u takuar me kryetarin partiak që vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Salih Berishës. Ambasadorët u takuan gjatë pasdites me kryemisnitrin Rama dhe kryetarin e parlamentit Ilir Meta.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …