Në Nicë të Francës shoferi i një kamioni ka sulmuar turmën dhe ka mbytur 80 qyetarë

Në Nicë të Francës shoferi i një kamioni ka sulmuar turmën dhe ka mbytur 80 qyetarë

Festa kombëtare e Francës, 14 korriku  u përmbyll tragjikisht në kohën kur shoferi i një kamioni  hyri përmes turmës në qytetin jugor të Nicës duke mbytur  të paktën 80 vetë dhe duke lënë dhjetëra të plagosur. Incidenti ndodhi në bulevardin buzë detit “Promenade des Anglais”, pikërisht në momentin kur po realizohej një shfaqje me fishekzjarre e organizuar nga bashkia me rastin e Ditës së Bastijës. Prefekti i zonës, Sebastien Humbert, tha për televizionin shtetëror francez se shoferi i kamionit u ekzekutua nga policia pas shkëmbimit të të shtënave me armë zjarri.  Ndërsa kreu i Këshillit të Qarkut, Christian Estrosi, e cilësoi si një sulm dhe autoritetet i kërkuan banorëve të zonës të qëndronin në shtëpi dhe të mos bënin lëvizje nëpër rrugë përveç forcave policore. Momentin e sulmit dëshmitaret e përshkruan si një moment paniku. “‘Vraponi, vraponi është një sulm’, kjo ishte e vetmja fjalë që dëgjohej”, ka thënë një grua nga vendngjarja për televizionin francez. Në çdo 14 korrik, Franca kremton me një paradë simbolike dhe unike festën e saj të pavarësisë, ku këtë vit i ftuar nderi ishte Sekretari i Shtetit, John Kerry.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …