Kandidati për kryetar të Maqedonisë, Bujar Osmani, ka prezantuar platformën prej 10 pikave për zgjedhjet e 24 prillit

Bujar Osmani: Fronti Evropian e paraqet vullnetin e shumicës shqiptare dhe jo koalicioni VLEN

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, ka vlerësuar se Fronti Evropian e paraqet vullnetin e shumicës shqiptare dhe jo koalicioni VLEN që ka fituar më pak vota. Ai ka deklaruar se qeveri me shqiptarë jo legjitim dhe qeveri pa shqiptarët është koncept i njëjtë. “Qeveri me shqiptarë jo legjitim dhe qeveri pa shqiptarët është një koncept i njëjtë. Unë ju them Millosheviqi e ka bërë këtë në Kosovë. Rrahman Morinën e vendosi si kryetar të Kosovës, ndërsa shqiptarët thonin: kush është ky?”, ka thënë Osmani. Nënkryetari i BDI-së, ka theksuar se gjatë formimit të qeverisë, nuk mund të funksionojë modeli i “shqiptarëve të preferuar”. “Ne kishim një garë të rëndë me VLEN-in dhe kemi fituar. Pse shumica e shqiptarëve vendosën mes Frontit Evropian dhe VLEN-it, nëse vota e tyre nuk vlen? Ky debat është serioz. Marrëveshja e Ohrit ka sjellë mekanizma për mbrojtje të bashkësive joshumicë. Dhe kjo nuk është e BDI-së. Kjo do t’i hidhërojë të gjithë shqiptarët, për shkak se ata do të vendosin të ndjenjë se vota e tyre është e pavlefshme, dhe do të hap shumë tema dhe tema të tilla nuk janë të nevojshme”, ka thënë Bujar Osmani për “Kanal5”.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …