Bujar Osmani: Në interes të shteteve dhe të rajonit është zbatimi i marrëveshjeve të arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, dhe kryesues i radhës i OSBE-së,  Bujar Osmani, ka thënë se në interes të shteteve dhe të rajonit është zbatimi i marrëveshjeve të arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë. Sipas Osmanit këto janë edhe qëndrimet e komunitetit ndërkombëtar. Ai ka thënë se për situatën në veri komunitetit ndërkombëtar është shumë i shqetësuar. Edhe për zhvillimet tani por edhe për pasojat që mund të jenë në të ardhmen, duke qenë se jemi edhe neve ministrave shqiptarë në Maqedoninë e Veriut na drejtohen edhe për ndihmë, që të shprehen këto shqetësime, se mund të ketë pasoja nga ngecjet në implementim e marrëveshjeve. Natyrisht të gjithë jemi të vetëdijshëm për ndjeshmërinë e temave, për nevojën e mbrojtjes së interesit të Kosovës, por nga eksperienca jonë neve asnjëherë nuk na ka dalë keq kur kemi bashkëpunuar ngushtë me SHBA-të, edhe në momente kur kemi vlerësuar se e kanë gabim”, ka theksuar Osmani, duke shtuar se është i bindur që nuk ka dilema në komunitetin ndërkombëtar se Kosova është e pavarur dhe në kuadër të këtyre kufijve do të anëtarësohet në BE dhe në NATO një ditë.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …