Buleshkaj: 70 raste mund të dërgohen në Prokurori nga APK-ja për mosdeklarim të pasurisë

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj ka thënë se agjencia të cilën ai drejton është në fazën finale të verifikimit të 4 mijë zyrtarëve që kanë deklaruar pasurinë. “Nga ta janë afër 2 mijë zyrtarë publik dhe familjar të tyre, i kemi kryer verifikimin. Nga  këto raste janë diku rreth 70 të cilët janë në fazën finale për të verifikuar se a plotësojnë të gjitha kriteret për të dërguar në Prokurori si formë e kallëzimit penal, për shkak të shkeljeve që janë identifikuar gjatë verifikimit që ka kryer Agjencia” ka thënë mes tjerash për Ekonomia Online, Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj.

Kontrolloni gjithashtu

IKD-ja padit Ministrinë e Financave për rregulloren e ATK-së

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka ushtruar padi në Gjykatën Supreme ndaj Ministrisë së …