Brickos

Shpejtim Bulliqi

Bulliqi: Komisioni duhet të përgjigjet pse janë fshehur hartat

Pas ftesës së kryeministrit Mustafa për një takim përkitazi me demarkacionin, deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi thotë se çdo iniciativë që ka për qëllim zgjidhjen e problemeve është e mirëseardhur, por uron që ftesa të jetë serioze. Jemi dëshmitarë të faktit se në pjesën kufitare me Malin e Zi ka pakënaqësi nga njerëzit që jetojnë aty, sepse janë prekur nga shënjimi i vijës kufitare”. Ai ka prezantuar edhe hartat që, sipas tij, vërtetojnë se Komisioni Shtetëror ka gabuar në procesion e demarkacionit. “Komisioni duhet të përgjigjet pse janë fshehur këto harta”, ka thënë Bulliqi, sipas të cilit këto harta kadastrale i kanë tërë komunat e Kosovës. Bulliqi duke komentuar deklaratën e kryeministrit Mustafa se deputetët janë kërcënuar për seancën e 1 Shtatorit për Demarkacionin, ka thënë se  kryeministri le të tregojë kush po i kërcënon deputetët”, ka thënë Bulliqi.

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra i bën thirrje Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për …