Burgosja e nëntë liderëve katalanas në Spanjë, ka shkaktuar protesta masive në Barcelonë

Vendimi i gjykatës supreme të Spanjës për burgosjen e nëntë liderëve katalanas, ka shkaktuar protesta masive në Barcelonë. Përveç protestave disa ditore, ka filluar edhe një grevë e përgjithshme, e cila ka ndikuar që të bllokohet Barcelona dhe ka nxitur manifestimin e zemërimit të katalonasve ndaj Spanjës, nga e cila kërkojnë të ndahen. Dhjetëra e mijëra demonstrues hynë në qytet duke ndaluar tramvajet dhe bllokuar rrugët. Vendimi i gjykatës supreme për të burgosur nëntë liderë separatistë katalanas është duke shkaktuar episodet më të rënda të dhunës nëpër rrugët e Spanjës, në dekada të tëra. Barrikadat u dogjën dhe shishe me benzinë u hodhën ndërkohë që protestat mbërthyen qendrën e Barcelonës Të paktën 96 vetë u plagosën pasi protestat u përhapën në të gjitha rajonet veri lindore të Spanjës. Barrikadat u dogjën dhe shishe me benzinë u hodhën ndërkohë që protestat mbërthyen qendrën e Barcelonës. Protestat kanë marrë përmasa të tilla që kanë çuar edhe në shtyrjen e të famshmes El Clasico mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, ndeshje e cila ishte paraparë të zhvillohet më 26 tetor por është shtyrë për më vonë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …