Buxheti i vitit 2017 për 320 milion euro më i lartë se i sivjetshmi

Ministria e Financave ka bërë publike Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017, i cili është miratuar të hënën në mbledhjen e Qeverisë.

Buxheti për vitin e ardhshëm parashihet të jetë shumë më i madh se i sivjetshmi. Ai kap dy miliardë euro, apo për afro 320 milionë euro më i lartë se buxheti i vitit 2016. Ai kryesisht mbështetet në të hyrat fiskale. Një pjesë e tij planifikohet të sigurohet nga huadhënia nga institucionet ndërkombëtare dhe një pjesë e mjeteve që lirohen nga AKP-ja.

Në arsyetimin e buxhetit theksohet se investimet kapitale të parapara me këtë buxhet do të jenë 50 për qind më të larta.

Në këtë Buxhet  reflektohet përkushtimi dhe adresimi i sfidave zhvillimore në zbatimin e reformave dhe projekteve specifike të cilat ndikojnë në përmbushjen e objektivave që ka Qeveria e Kosovës për zhvillim ekonomik dhe rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …