Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka dhënë dorëheqje nga të qenit pjesë e Nismës Socialdemokrate

Bytyqi: Më ngritjen e koeficientit dhe përcaktimin e të ardhurave të mësimdhënësve nuk do të ketë nevojë për grevë

Ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka bërë me dije se janë duke punuar për ta gjetur zgjidhjen e duhur për ta parandaluar grevën e SBAShK-ut të paralajmëruar më 14 janar. Ai ka thënë se, përveç ndaljes së grevës, qëllimi i MAShT-it është edhe realizimi i kërkesave të SBAShK-ut, përkatësisht ngritja e koeficientit për mësimdhënës. Bytyqi thotë se deklaruar se me ngritjen e koeficientit dhe përcaktimin e të ardhurave të mësimdhënësve në karrierë nuk do të ketë nevojë për grevë. Ai thotë se gjendja në sistemin arsimor në Kosovë nuk është e mirë por, sipas tij, tashmë janë marrë hapa konkretë dhe pritet rritje graduale e cilësisë në arsim. Sa iu përket shkollave profesionale, ministri thotë se në këtë vit do të fillojë një etapë e re.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …