Kurti: E kuptoj frustrimin e qytetarëve me mungesën e energjisë elektrike edhe unë jam i frustrutar...shteti gjakonte

Çarls Kapçan: Albin Kurti po e përdor çështjen e targave për ta detyruar Serbinë, që të merret me çështjet më madhore

Analisti amerikan,  Çarles Kapçan thotë se gjendja e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë është e serioze dhe ekziston rreziku për dhunë dhe bllokim të mëtejshëm. Studiuesi i Këshillit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë i tha Zërit të Amerikës se BE dhe SHBA kanë të drejtë që janë të shqetësuara por shtoi se trysnia duhet të mbahet ndaj të dyja palëve. Situata është mjaft e tensionuar tani, në kuptimin që jemi kemi arritur në një ngërç dhe qeveria e Kosovës ka rënë dakord për një shtyrje vetëm 48 orëshe dhe ekziston mundësia që të rikthehemi në një pikë ku ringjallet rreziku për dhunë”, tha ai duke iu referuar shtyrjes që qeveria e Kosovës pranoi për zbatimin e vendosjes së gjobave për targat e makinave në Veri, pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara.  “Nga njëra anë thotë ai, një ndryshim i status-quosë mund të trondisë një ekuilibër delikat dhe të krijojë kushte për dhunë. Nga ana tjetër, kryeministri Kurti ka të drejtë kur thotë se pala serbe duhet të angazhohet në një dialog të sinqertë për normalizimin. Unë mendoj se Kurti po e përdor çështjen e targave të makinave si një mënyrë për ta detyruar Serbinë që të merret me çështjet më madhore”, thotë zoti Kupchan.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …