Në takimin e rregullt me qytetarë, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, dëgjoi nga afër, kërkesat, shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve të Komunës së Malishevës. Kërkesat e palëve, ishin nga më të ndryshmet, të cilave, kryetari , kërkonte një zgjidhje, konform bazës ligjore, duke i adresuar në departamentet- (Drejtoritë) …
Më shumë...Institucionet
Situata e sigurisë në Skenderaj e qetë dhe stabile falë bashkëpunimit të institucioneve me qytetarët
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur takimin e radhës të cilin e ka udhëhequr Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura. KKSB në këtë takim ka diskutuar për: çështjet e sigurisë së përgjithshme, ngritjen e nivelit të gatishmërisë në rastet e zjarreve fushore dhe për sigurinë në komunikacion. …
Më shumë...Komuna e Kaçanikut ka filluar rrënimin e objektit barakë në oborrin e objektit komunal
Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi, Drejtori i Administratës së Përgjithshme Burim Çaka si dhe Drejtori i Urbanizmit, Kadastrit dhe Mbrojtjes së Mjedisit Ukshin Çallaku, përcollën nga afër ecurinë e punimeve në rrënimin e objektit barakë në oborrin e objektit komunal. Nënkryetari Remzi Elezi tha se përmes implementimit të …
Më shumë...Me moton “Ti je pjesë e atdheut” kanë filluar aktivitetet për ditët e mërgatës në Kaçanik
Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi i shoqëruar nga stafi përcjellës, priti në takim bashkatdhetarët kaçanikas të cilët jetojnë dhe veprojnë në vende të ndryshme të botës. Me këtë rast Kryetari Ilazi i falënderoi për kontributin e dhënë në periudhën para lufte dhe gjatë ndërtimit të shtetit. “Ju jeni …
Më shumë...Biblioteka Ndërkomunale “Dëshmorët e Lirisë” në Deçan
Biblioteka e Deçanit është institucion kulturor, që ofron qasje në materialin bibliotekar për të gjithë përdoruesit e qytetit të Deçanit dhe të rrethinës. Kjo Bibliotekë bashkëpunon me institucionet kulturore, shtëpitë botuese, shkollat dhe me komunitetin, me qëllim të nxitjes së interesimit për librin dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës si …
Më shumë...Shfaqja “Ehh letrat!”, fituese e çmimit për regjinë më të mirë në festivalin “Të rinjtë në skenë”
Grupi teatral i Qendrës Rinore të Malishevës, ka marr pjesë në Festivalin e Teatrove “Të Rinjtë në Skenë”, i cili është mbajtur në Obiliq dhe është i pari festival i këtij lloji me karakter garues. Në këtë festival, grupi i teatrit të Qendrës Rinore, mori pjesë më shfaqjen “Ehh letrat!”, …
Më shumë...Juniku organizon akademi përkujtimore për të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës
Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Junikut, Agron Kuçi, Komuna organizon Akademi Përkujtimore, në kujtim dhe nderim të të gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve të Junikut dhe Epopesë së Lavdishme të UÇK-së “Beteja e Zharres”. Në këtë Akademi Përkujtimore ndahet çmimi “Nderi i Junikut”, për të gjithë të rënët …
Më shumë...Kryetari Ilazi priti në takim përfaqësues të komunitetit të lagjes e njohur në kadastër si “Mahalla e Koxhve”
Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe Nënkryetari Remzi Elezi, pritën në takim përfaqësues të komunitetit të lagjes e njohur në kadastër si “Mahalla Koxhve”, të përfaqësuar nga Muhamet Malsiu. Përfaqësuesit e kësaj lagje shprehën shqetësimin e tyre lidhur me problemin që kanë me tokat e tyre. Ata theksuan …
Më shumë...Komuna e Kaçanikut mirëpret mërgimtarët me aktivitete të ndryshme
Me moton “Ti je pjesë e atdheut” nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, komuna në bashkëpunim me Qendrën Kulturore “ Kaçaniku”, organizon një mori aktivitetesh për të mirëpritur bashkatdhetarët tanë. Fillimisht do të organizohet takim i mërgimtarëve me Kryetarin e Komunës së Kaçanikut, për të vazhduar …
Më shumë...Nënkryetari Nura: Bashkëpunimi me CDI-në është model i bashkëpunimit të frytshëm
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka pritur të mërkurën në takim udhëheqësit e CDI-së me në krye Alan Brown udhëheqës i Programit për Furnizim me Ujë të Pijshëm dhe Kanalizime Rurale si dhe zotërinjtë Astrit Vokshi e Lavdim Osmanaj. Në fillim të takimit nënkryetari Nura e ka falënderuar …
Më shumë...Hapet tregu mobil i prodhuesve bujqësor në rajonin e Drinit
GLV”Gjeravica” është duke implementuar projektin “Tregu Mobil i Prodhuesve Bujqësor në Rajonin e Drinit”, i bashkfinancuar nga Agjencioni Gjerman për Zhvillim Ndërkombëtar- programi GIZ-Cosira dhe komunat e Deçanit, Pejës dhe Istogut. Ky projekt ka për qëllim që ti ndihmoj të gjithë prodhuesit bujqësorë të komunave të këtij rajoni, duke u …
Më shumë...MKRS-ja investon 106 mijë euro në tri projekte kapitale në Gjilan
Në kuadër të investimeve kapitale në fushën e kulturës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar tri memorandume bashkëpunimi me Komunën e Gjilanit. Memorandumet e nënshkruara kanë për qëllim mbështetjen financiare për realizimin e projekteve “Renovimi i Sallës së Shtëpisë së Kulturës në Llashticë” në vlerë prej 26 mijë …
Më shumë...Promovohet kultivimi i bimëve mjekuese dhe aromatike në Komunën e Malishevës
Në fshatin Tërpezë të komunës së Malishevës, përkatësisht në ambientet e kompanisë “AgroShqiponja”, është bërë promovimi i kultivimit të bimëve mjekuese dhe aromatike, projekt të cilin e përkrahë edhe USAID-i. Në këtë ceremoni mori pjesë Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, përgjegjësi i USAID-it për bujqësi, Mike de la …
Më shumë...Kaçaniku mbyll përkohësisht tregun e kafshëve
Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, njofton qytetarët e Komunës së Kaçanikut se nga data 28 Korrik 2017( E premte) mbyllet tregu i kafshëve, për arsye të fillimit të fushatës së vaksinimit masiv të gjedheve kundër sëmundjes Gungore të Lëkurës. Për më shumë informata mund të informoheni në vendimin …
Më shumë...Panairi veror ,,Deçani 2017’’ mbyllet më sukses pjesëmarrësit e vlerësojnë lartë organizimin
Është viti i katërt i Panairit veror ,,Deçani 2017’’ i cili mbahet në kuadër të shënimit të ditëve të diasporës nën moton ,,Edhe ti je pjesë e Atdheut’’. Ky panair tashmë tradicional i cili organizohet në kuadër të aktiviteteve të shumta në shënim të ditëve të diasporës dhe ka për …
Më shumë...Rendimentet e grurit në Malishevë, u sollën rreth 4200 kg për një hektar
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ku drejtorët e drejtorive kanë raportuar për punën e tyre gjatë javës së kaluar, si dhe për planifikimet e tyre, për javën në vijim. Në këtë mbledhje, u tha se rendimentet e grurit në …
Më shumë...