Institucionet

Vlora Dumoshi merr detyrën e ministres së MKRS-së

Ministri në largim, Kujtim Gashi, ia ka dorëzuar detyrën e udhëheqjes së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ministres Vlora Dumoshi. Gashi e ka uruar ministren Dumoshi për marrjen e detyrës dhe i ka dëshiruar mbarëvajtje të punës, arritje të objektivave dhe realizim me sukses të projekteve në kuadër të …

Më shumë...

Të gjitha rrugët në Malishevë janë të kalueshme

Të gjitha rrugët, në të gjitha fshatrat e Komunës së Malishevës, janë të kalueshme dhe nuk ka probleme në qarkullim, përfshi edhe rrugët në fshatrat që shtrihen në Malet e Berishës. Reshjet e mbrëmshme dhe erërat e forta kanë shkaktuar dëme në rrjetin energjetik, ndërsa një rrugë, jashtë territorit të …

Më shumë...

Biznesmeni gjerman Dr.Rainer Dugler, interesohet për mundësitë e investimeve në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe nënkryetari Hajdin Berisha, kanë pritur në një takim pune, biznesmenin e njohur gjerman, Dr.Rainer Dugler, i cili shoqërohej nga biznesmeni shqiptar Njazi Bytyçi, të cilët janë interesuar për kushtet dhe mundësinë e investimeve të bizneseve gjermane në Malishevë. Fillimisht, kryetari Begaj, e …

Më shumë...

Skenderaj ka bërë shpërndarjen e 11 mëshqerrave në disa nga fshatrat

Në kuadër të përkrahjes së fermerëve, komuna e Skenderajt ka bërë shpërndarjen e 11 mëshqerrave barrëse në disa nga fshatrat e komunës. Këtë vit me buxhetin komunal dhe në bashkëpunim me donatorët, komuna e Skenderajt do të ndajmë rreth 150 mijë euro grante për fermerët. Përkrahja për fermerët dhe zhvillimin …

Më shumë...

Janë publikuar rezultatet e Olimpiadës së Matematikës në Kosovë e cila u mbajte më  01.02. 2020

Olimpiada Matematike e Kosovës u mbajt me 01-02-2020 dhe të mërkurën u publikuan rezultatet preliminare nga kjo garë. Sipas këtyre rezultateve të publikuara nxënësit e komunës së Deçanit kanë treguar rezultat të mirë. Nxënësit: Lorik Ramosaj dhe Andi Dautaj nga Shkolla e Mesme Profesionale “Tafil Kasumaj” ndajnë vendin e dytë …

Më shumë...

Pastrohen rrugët gjatë natës, Ministri Abdixhiku apelon për kujdes në vozitje

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku këkon nga Albin Kurti që mos ta dërgon vendin në zgjedhje

Pas reshjeve të borës gjatë mbrëmjes së kaluar, ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se janë duke u pastruar rrugët dhe ka urdhëruar kompanitë që të punojnë gjithë natën. Në ditën e parë të punës si ministër, Abdixhiku apeloi për kujdes në vozitje. Postimi i …

Më shumë...

Besian Mustafa pranoi detyrën e ministrit të Bujqësisë

Ministri i ri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, të martën pranoi detyrën e re nga ministrja e deritashme, Dijana Zhiviq. Me këtë rast, ish ministrja Zhiviq e ka njoftuar për së afërmi ministrin e ri me punën e bërë deri më tani, duke i uruar atij suksese …

Më shumë...

Të mërkurën do të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së Ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit

Të mërkurën (05.02.2020), në ora 13:30, do të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së pozitës së ministrit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.  Ish-ministri Kujtim Gashi do t’i dorëzojë detyrën ministres së re Vlora Dumoshi për të udhëhequr Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit në këtë …

Më shumë...

Lumir Abdixhiku ka pranuar detyrën e Ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit

Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe  Transportit, ish-zëvendësministri, Rexhep Kadriu, në emër të ish-ministrit Pal Lekaj, ia dorëzoi zyrtarisht detyrën e Ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku. Në një takim të shkurtër të dy bashkëbiseduesit, biseduan për projektet e realizuara deri më tani në infrastrukturën rrugore në këtë ministri, projektet …

Më shumë...

Në Viti shënohet Dita Botërore e Kancerit

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenjes Sociale në Viti, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka shënuar Ditën Botërore të Kancerit me një ligjëratë nga dr.Aid Shefkiu-mjek në QKMF -Viti. Dr.Shefkiu tha që Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit është 4 shkurti, dhe ka filluar të shënohet nga viti …

Më shumë...

Vazhdojnë punimet për ndërtimin e objektit të ri të çerdhes për fëmijë në fshatin Krushë e Madhe

Në fshatin Krushë e Madhe të komunës së Rahovecit, janë duke vazhdojnë punimet në projektin e ndërtimit të çerdhes për fëmijë. Ecurinë e punimeve në projektin për ndërtimin e objektit të ri të çerdhes për fëmijë, projekt i cili është i një rëndësie të madhe për banorët e Krushës së …

Më shumë...

Shpërndahen 301 motokultivatorë (benasë) për fermer të komunës së Rahovecit

Komuna e Rahovecit, përmes drejtorisë për Bujqësi, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë shpërndarjen  e 301 motokultivatorë (benasë) për fermer të komunës. Nga kjo fazë dhe nga fazat e tjera të shpërndarjes kanë përfituar motokultivatorë, gjithsej 361 fermerë, të cilët do ta kenë më të lehtë të fillojnë punët e …

Më shumë...

Kryetari Begaj, priti në takim ish zyrtarin e UNMIK-ut në Malishevë, Sayed Atiqullah

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në vizitë, ish zyrtarin e UNMIK-ut në Malishevë, Sayed Atiqullah, i cili është kthyer për vizitë private në Malishevë, ku kishte shërbyer për gjashtë vite në kuadër të misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNMIK). Kryetari Begaj, e ka falënderuar …

Më shumë...

AQH do të vazhdoj të mbështes shëndetësinë e Malishevës

Organizata zvicerane AQH (Accesible Quality Healthcare), do të vazhdoj ta mbështes shëndetësinë në Malishevë, edhe në katër vitet e ardhshme. Kjo është bërë e ditur, gjatë një takimi në mes udhëheqësit të AQH në Kosovë, Nicu Fota, me kryetarin e Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetarin Hajdin Berisha, drejtorin e shëndetësisë, Liridon …

Më shumë...

Komuna e Skenderajt ka vazhduar shpërndarjen e kontejnerëve 120 L

Me qëllim të ngritjes së nivelit të menaxhimit të mbeturinave në komunën e Skenderajt, me përkrahjen e GIZ-it gjerman, Komuna e Skenderajt ka vazhduar shpërndarjen e kontejnerëve 120 Litërsh në fshatrat: Ticë, Plluzhinë dhe Likoc. Ditëve në vijim sipas planit të paraparë dhe mundësive financiare do të bëhet dhe shpërndarjen …

Më shumë...

Kryetari Jashari ka pritur në takim përfaqësuesit e projektit ‘’Accessible Quality Healthcare’’

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari ka pritur në takim përfaqësuesit e projektit ‘’Accessible Quality Healthcare’’, që financohet nga “Swiss Agency for Development and Cooperation”, në Kosovë, Nicu Fota, drejtor i projektit si dhe Qamile Ramadani, zëvendësdrejtore. Me këtë rast kryetari Jashari i ka falënderuar për realizimin e këtij …

Më shumë...