Lajmet

Ramush Haradinaj: Të gjitha partitë politike duhet bashkuar, ashtu siç kanë ditur të bashkohen shqiptarët në ditë të vështira

Ramush Haradinaj: Të gjitha partitë politike duhet bashkuar, ashtu siç kanë ditur të bashkohen shqiptarët në ditë të vështira

Kryetari i AAK-së,  Ramush Haradinaj shprehet  se të gjitha partitë politike duhet bashkuar, ashtu siç kanë ditur të bashkohen shqiptarët në ditë të vështira. Ai theksoi se duhet përballur me të gjitha pasojat, e me të gjitha sfidat që e presin Kosovën. “E di qe e kemi ëndërr të gjithë …

Më shumë...

Enver Hoxhaj takon përfaqesuesit e sidikatave, premton rritje të pagave deri në 30 për qind për sektorin publik

Enver Hoxhaj takon përfaqesuesit e sidikatave, premton rritje të pagave deri në 30 për qind për sektorin publik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë të Sindikatës së Shërbyesve Civilë dhe Sindikatës së Policisë së Kosovës. Bashkë me Bedri Hamzën, ata kanë prezantuar planin e Rimëkëmbjes, i cili parasheh rritjen e …

Më shumë...

Nga testimi i 1.683 mostrave janë konfirmuar 320 raste të reja me Covid-19, ndërsa sot janë shëruar 269 pacientë

Covid

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.683 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 320 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të …

Më shumë...

KQZ: Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk është certifikuar për të qenë pjesë e garës për zgjedhjet e 14 shkurtit

Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

Burime brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, njoftuan se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk është certifikuar për të qenë pjesë e garës për zgjedhjet e 14 shkurtit. Përfundimisht ai do të hiqet nga lista e kandidatëve të Vetëvendosjes. Albin Kurti në janar të vitit 2018  ishte dënuar për dy …

Më shumë...

Dega e PDK-së në Prizren mbështet kandidatin e vet, Nezir Çoçaj në këto ditë, kur po bëhet përpjekje të njolloset figura e tij

Dega e PDK-së në Prizren mbështet kandidatin e vet, Nezir Çoçaj në këto ditë, kur po bëhet përpjekje të njolloset figura e tij

Si e gjithë UÇK-ja që është në shënjestër të orkestrimeve, këto ditë po sfidohet edhe PDK-ja, përkatësisht kandidati i kësaj partie për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit. Andaj, mbështetur në situatën, Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren mbështet fuqimisht kandidatin e saj z. Nezir Çoçaj në këto ditë, …

Më shumë...

PDK-ja formon shtabin zgjedhor të Degës në Paris

PDK

Dje, në një takim virtual të Departamentit për Diasporë në PDK me grupin e veprimtarëve dhe aktivistëve të PDK-së në Paris, është zyrtarizuar formimi i shtabit zgjedhor të PDK-së në këtë degë. Shef i shtabit të Degës në Paris me 51 anëtarë u zgjodh Naim Krasniqi, atdhetar dhe veprimtar i …

Më shumë...

Ish-kryetari Thaçi dhe ish-kryekuvendarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi regjistrohen për të votuar në zgjedhje

Gjykata Speciale

Ish-kryetari i vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit. Burime brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve bëjnë të ditur se edhe Rexhep Selimi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe Sali Mustafa kanë paraqitur aplikimin e tyre për …

Më shumë...

Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli thotë se vendimet politike janë ndërhyrje direkte në të ardhmen e fëmijëve

Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli thotë se vendimet politike janë ndërhyrje direkte në të ardhmen e fëmijëve

Lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli ka thënë se e ardhmja u takon fëmijëve, por vendimet e  marra nga të rriturit dhe politikanët në veçanti janë ndërhyrje direkte në të ardhmen e tyre. Ai thotë se s’ka dyshime në kualitetet dhe mendjet e ndritura të të rinjve, por atyre u duhet …

Më shumë...

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti pret në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti pret në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, të cilët i ka siguruar se, Qeveria në detyrë, do të ndajë paga shtesë edhe për punëtorët e arsimit. Kryeministri Hoti, fillimisht e ka përgëzuar kryetarin …

Më shumë...

Tetë vite nga largimi i pllakës përkujtimore të dëshmorëve të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës

Tetë vite nga largimi i pllakës përkujtimore të dëshmorëve të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës

Tetë vite më parë është larguar pllaka përkujtimore për ushtarët e rënë dëshmorë në luftën e UÇPMB-së në Kosovën Lindore. Më 20 janar të vitit 2013 forca të shumta policore dhe ato të xhandarmerisë serbe e kanë larguar lapidarin e UÇPMB-së që ishte vendosur para Komunës së Preshevës. Në këtë …

Më shumë...

Sot bëhen 12 vjet nga shndërrimi i Trupave Mbrojtëse të Kosovës në Forcat e Sigurisë së Kosovës

Sot bëhen 12 vjet nga shndërrimi i Trupave Mbrojtëse të Kosovës në Forcat e Sigurisë së Kosovës

Ishte viti 1999 kur ka filluar çarmatimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’u shndërruar më vonë në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, proces ky që ka përfunduar në vitin 2000. TMK ishte pjesë përbërëse e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës nën protektoratin e OKB-së, saktësisht Misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK-ut. …

Më shumë...

R. Haradinaj: Ideja për bashkim me Shqipërinë do të aktivizohet nëse nuk ka mbështetje ndërkombëtare për Kosovën

Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, njëherit edhe kryesues i listës së kandidatëve të deputet të këtij subjekti politik, ka thënë se kërkesa e referendumit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë nuk është kalkulim politik. Haradinaj, i pyetur nëse do të bashkëpunojë me Vetëvendosjen lidhur me këtë …

Më shumë...

Qytetarët e Kosovës presin mbështetje më të madhe nga Joe Biden si kryetar i Shteteve të Bashkuara Amerikës

Në Kosovë po pritet me interes inaugurimi i kryetarit të zgjedhur amerikan Joe Biden, me shpresën për mbështetje në proceset politike që ndodhen para vendit. Zoti Biden shihet si një nga mbështetësit më të fuqishëm të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Qytetarët e Kosovës presin që administrata e re e …

Më shumë...

Fatmir Limaj: Nisma do të jetë befasi e zgjedhjeve dhe do t’i prish matematikat që po bëhen në Prishtinë

Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur për fuqinë elektorale të partisë që e drejton, duke thënë se “matematikat që bëhen në Prishtinë” për ata do t’ua prish populli me votë. “Artificialisht po tentohet të prishet vota e Nismës, por kjo nuk do t’u del ashtu siç mendojnë disa …

Më shumë...

Enver Hoxhaj: Mitrovica u la anash nga kryetari i saj i pasur që e shndërroi këtë vend në komunën më të varfër

Enver Hoxhaj: Qytetarët e Mitrovicës u lanë anash nga kryetari i tyre i pasur që e shndërroi këtë vend në komunën më të varfër

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social ka treguar se ka vizituar lagjen Bair të Mitrovicës dhe fshatin Kçiq. Ndërkohë, Hoxhaj ka thënë për Bahtirin se kreu i Mitrovicës e ka shndërruar Mitrovicën në komunën më të varfër. “Nga Bairi …

Më shumë...

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nezir Çoçaj është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nezir Çoçaj është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Nezir Çoçaj është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale me seli në Hagë, lajmin e ka bërë të ditur kreu i OVL-UÇK-së në Has, Xhevdet Thaçi. Ai ka pranuar Ftesë për intervistim nga kjo gjykatë që gjatë ditëve në vijim do të paraqitet për Intervistim. OVL e UÇK-së, Dega …

Më shumë...