Lajmet

Ish-kryeministri anglez, Tony Blair është angazhuar sërish për t’i ofruar këshilla Qeverisë së Shqipërisë

Instituti i ish kryeminstrit britanik Tony Blair-it e mohon se ai po flet në emër kryetarit serb për çështjen e Kosovës

Qeveria shqiptare ka angazhuar sërish institutin e drejtuar nga ish-kryeministri britanik, Tony Blair për këshillim në çështjet e politikës së brendshme dhe ndërkombëtare. Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair është angazhuar sërish për t’i ofruar këshillim qeverisë shqiptare përmes institutit të drejtuar prej tij “Tony Blair Institute”. Përmes një …

Më shumë...

Nicolas Gyiju, refuzoi kërkesën e mbrojtësve për riklasifikimin e materialit dëshmues kundër krerëve të UÇK-së

Enver Hoxhaj: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë heronj të gjallë të Kosovës sinonim të lirisë dhe pavarësisë

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Gyiju, ka refuzuar kërkesën e mbrojtësve për riklasifikimin e materialit dëshmues në rastin penal kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në vendim të gjykatës është thënë se mbrojtja e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit kanë parashtruar se Zyra e Prokurorit e Gjykatës …

Më shumë...

Me aktivitete tematike e përkujtimore sot u shënua Dita e Dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari – Kumanova

Me aktivitete tematike e përkujtimore sot u shënua Dita e Dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari – Kumanova

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj me kryetarin e Malishevës, Ekrem Kastrati, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, si dhe veteranë të luftës ka bërë sot  homazhe në Kleçkë, me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari – Kumanova, të Zonës Operative të Pashtrikut.  …

Më shumë...

Edi Rama: Kur Kosova ishte nën regjimin barbar të serbëve, qytetarët e saj lëviznin të lirë dhe sot jo !

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama ndodhet ne Austri ku po merr pjesë në një forum evropian në Alpbah. Gjatë fjalës së tij në këtë forum ai tha se nuk po e shoh Europën të ndryshojë. Çështja është sesi vetë Europa po ndryshon dhe nuk duket sikur po ndryshon ne asnjë …

Më shumë...

Ministria e Financave kërcënon se paga e secilit grevist do të pezullohet për aq kohë sa qëndron në grevë

Sektori publik në Kosovë nga sot ka nisur grevën e përgjithshme, pasi që sindikalistët nuk kanë arritur të bien dakord me Qeverinë e Kosovës rreth kërkesës së tyre për mbështetje prej 100 eurove. Pas fillimit të grevës, Ministria e Financave ka kërkuar nga Këshilli Grevist listën e personave që po …

Më shumë...

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, përkrah grevën e sindikatave

Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se përkrah grevën e sindikatave. Ai ka thënë se qeveria Kurti është e vetmja në historinë e Kosovës që haptazi neglizhon, përjashton dhe lufton sindikatat e punëtorëve. “Ky pushtet që në opozitë protestonte bashkë me sindikatat, në pushtet është bërë armiku kryesor i …

Më shumë...

Vesna Peshiq: Serbia nuk heqë dorë nga veriu i Kosovës me shumicë serbe, pasi Beogradi pretendon ta aneksojë atë

Ish-politikania e njohur serbe, Vesna Peshiq, ka thënë se Kosova i ka të gjitha institucionet kryesore që e bëjnë një shtet të pavarur dhe asaj i duket qesharake që tani Kosova dhe Serbia, siç ka theksuar ajo po “grinden për targat e automjeteve”. Kosova nuk ka se si të kthehet”, …

Më shumë...

Nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 203 raste të reja, janë shëruar 780 të infektuar

COVID

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 1 mijë e 117 testime  sa janë bërë në nivel vendi, janë paraqitur 203 raste  të reja me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe …

Më shumë...

Aleksandar Vuçiq: KFOR-i duhet ta mbrojë pakicën dhe të mos lejojë maltretime e ngacmime ndaj serbëve

Vuçiq

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ia ka përkujtuar KFOR-it se u dashka ta mbrojë pakicën serbe  dhe të mos lejojë maltretime e ngacmime ndaj tyre, në rast të kundërt ai paralajmëron mbrojtje nga Serbia.  Unë e kuptoj që kemi nënshkruar një marrëveshje në vitin 2011 dhe duhet ta respektoj atë, …

Më shumë...

Sot, fillon greva e përgjithshme sindikale, pasi nuk u arrit marrëveshjeje paraprake në mes sindikalistëve e institucioneve

Institucionet arsimore dhe ato shëndetësore sot mbajnë grevë për ta kundërshuar vendimin e Kushtetueses

Sot, sektori publik në Kosovë  fillon grevën e përgjithshme, e cila vjen si pasojë e mos arritjes së një marrëveshjeje paraprake  në mes të sindikalistëve dhe institucioneve. Marrëveshje me qeverinë ka kërkuar kreu i SBAShK-ut, Rrahman Jashari, i cili tha se pret nga qeveria të reflektojë ndaj kërkesave të tyre, …

Më shumë...

Gabriel Escobar e Mirosllav Lajçak, po qëndrojnë në Mitrovicën e Veriut për takim me Goran Rakiqin e serbë të tjerë

Miroslav Lajçak

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, sot në Mitrovicën e Veriut  po bisedojnë me  kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, dhe kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri: Millan Radojeviq, Dragisha Milloviq, Zoran …

Më shumë...

Më 25 gusht 1998, në “Bajrak”, të Luzhnicës, kanë rënë dëshmorë: Ismet Jashari, Nuhi Mazreku e Habib Zogaj

Më 25 gusht 1998, në “Bajrak”, të Luzhnicës, kanë rënë dëshmorë: Ismet Jashari, Nuhi Mazreku e Habib Zogaj

24 vjet më parë, më 25 gusht të vitit 1998, në vendin e quajtur Bajrak, në fshatin Luzhnicë, në luftime kundër forcave serbe, në përpjekje  për t’ i tërhequr trupat e dëshmorëve të rënë një ditë më parë,  Gani Kastrati dhe Afrim Buçaj,  ka rënë komandanti i Brigadës 121 i …

Më shumë...

Pas takimit falënderues për Eskobarin dhe Lajçakun, Albin Kurti, nuk ka treguar se çka do të bëjë me 1 shtator

Pas takimit falënderues për Eskobarin dhe Lajçakun, Albin Kurti, nuk ka treguar se çka do të bëjë me 1 shtator

Kryeministri,  Albin Kurti, bashkë me Besnik Bislimin, pritën në takim  të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Kryeministri Kurti falënderoi emisarët:  Escobar dhe Lajçak për angazhimin e tyre në shmangien …

Më shumë...

Jamie Shea: Kemi të bëjmë me një luftë diplomatike dhe e jo luftë me ushtri

Jamie Shea

Zëdhënësi i  NATO-s,  gjatë luftës në Kosovë,  Jamie Shea,  gjatë një interviste për Radion-Evropa e Lirë u bën thirrje autoriteteve, në Prishtinë dhe në Beograd  që të heqin dorë nga retorika nxitëse dhe të përqendrohen te gjetja e zgjidhjes për lirinë e lëvizjes. Duke komentuar deklaratën e kryetarit  të Serbisë, …

Më shumë...

Memli Krasniqi: Në takime me dy emisarët kam shprehur qëndrimin e PDK-së në mbrojtje të interesave të shtetit tonë

Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar me emisarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, bashkë me Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, si dhe të dërguarin e BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ai tha se në këto takime është diskutuar për zhvillimet rreth procesit të dialogut …

Më shumë...

Veton Surroit të Albin Kurtit mund t ia prishë planet Edi Rama, jo për tjetër por për fitimet e veta

Veton Surroi

Ish dhe tani gazetari më projugosllav, që flet dhe shkruan edhe shqip, Veton Surroi,  me ndihmën dhe caktimin e Albin Kurtit po  pretendon  të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, me seli në Sarajevë. Për fushatën e tij, ai ka shkuar në vende të ndryshme të rajonit …

Më shumë...