leoni

Lajmet

Në Prizren janë mbyllur 12 lokale afariste për shkak të mosrespektimit të masave Anti-Covid

Komuna e Prizrenit

Në Prizren janë mbyllur 12 lokale afarsite për shkak të mosrespektimit të masave Anti-Covid. Policia në Prizren njofton se këto masa janë ndërmarrë në bashkëpunim me Inspektoratin komunal. “Janë mbyllur 12 lokale afariste në qendrën tregtare “Galeria”. Janë shqiptuar 5 dënime për subjekte nga 500 euro. Janë shqiptuar dy dënime …

Më shumë...

Wilson: Marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë e qartë

Nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon Wilson ka thënë se marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë e qartë. Ai ka shtuar më tutje se kjo marrëveshje duhet të largojë pengesat që Serbia të jetë pjesë e Bashkimit Evropian si dhe Kosova të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare. …

Më shumë...

Zeka: Efektet e pandemisë janë gjithëpërfshirëse

Zeka: Shtrirja e trafikut hekurudhor deri në Adriatik do ta bëjë Kosovën nyje lidhëse me shtetet e Ballkanit

Drejtori ekzekutiv i Odës Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ka theksuar se efektet e pandemisë të shkaktuara nga virusi korona janë gjithëpërfshirëse dhe kanë goditur sektorin privat për shkak të masave të kufizuara me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë, por në anën tjetër derisa shënojmë një rënie në …

Më shumë...

OBSH: Pandemia nga virusi korona mund të zgjasë shumë

Sipas OBSH-së mbi 60% e popullsisë duhet të imunizohet ndaj virusit korona në mënyrë që të ulen infektimet

Organizata Botërorë e Shëndetësisë ka vlerësuar se pandemia e shkaktuar nga virusi korona mund të zgjasë shumë. Pas një takimi të komitetit të kësaj organizate botërore të shëndetësisë, u bë një deklaratë e përbashkët në të cilën në mes tjerash thuhet se pandemia nga koronavirusi do të ketë jetë të …

Më shumë...

Clark: Akuzat e Gjykatës Speciale janë vazhdimësi e përpjekjeve për ta penguar përparimin e Kosovës

Wesley Clark

Duke komentuar akuzat nga Gjykata Speciale kundër eprorëve e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të NATO-s gjatë luftës çlirimtare në vendin tonë, gjenerali Wesley Clark, ka theksuar se këto akuza kanë për qëllim ta pengojnë Kosovën në rrugën e saj të përparimit. Ai …

Më shumë...

Drejtori i përgjithshëm i PK-së, Rashit Qalaj paralajmëroi mbylljen e lokaleve që po shkelin masat antiCovid-19

Rashit Qalaj

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka paralajmëruar mbylljen e lokaleve që po shkelin masat antiCovid-19. Ai ka theksuar se Policia e Kosovës deri më tani ka bërë 11, 824 fletë-paraqitje të cilat i kemi dërguar tek inspektorët sanitarë dhe këto fletëparaqitje do të shndërrohen në gjoba. …

Më shumë...

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar ndërtimin e një spitali për pacientët me COVID-19

Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar ndërtimin e një spitali për trajtimin e pacientëve me COVID-19. Ai ka shkruar se krahas masave që do t’i marrim menjëherë, jemi duke punuar në lehtësimin e funksionimit të sistemit shëndetësor, me riorganizimin e ambulancave specialistike dhe me krijimin e një spitali portativ …

Më shumë...

Gjatë 24 orëve të fundit nga testimi i 434 mostrave 224 raste janë konfirmuar pozitv me virusin korona

Covid

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 434 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 224 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 8.554 raste nga 36.943 persona …

Më shumë...

Nazif Cungu: Shqiptarët në Mal të Zi, hyjnë më dy lista zgjedhore në zgjedhje për t’i fituar tri mandate në Kuvend

Nazif Cungu: Shqiptarët në Mal të Zi, hyjnë më dy lista zgjedhore në zgjedhje për t’i fituar tri mandate në Kuvend

Kryetari i Forcës së Re Demokratike në Mal të Zi, Nazif Cungu ka deklaruar se shqiptarët në Mal të Zi, janë bashkuar në dy lista zgjedhore dhe në zgjedhjet e ardhshme hynë për t’i fituar tri mandate në Kuvend, por edhe për t’u angazhuar më shumë lidhur me kërkesat e …

Më shumë...

Ministrja Haradinaj-Stublla e uron popullin zviceren, me rastin e Ditës Kombëtare të Konfederatës Zvicerane

Haradinaj-Stublla: Kosova ka demonstruar gatishmëri për t’u bërë anëtare e plotë e Kartës së Adriatikut

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka uruar popullin zviceren, me rastin e Ditës Kombëtare të Konfederatës Zvicerane, ku thotë se ishte vendi i parë që e mbrojti Kosovën, dhe se s’kishte zgjidhje tjetër përveç pavarësisë. Ajo thotë se lidhjet tona të forta kanë themelet në kohën …

Më shumë...

Hoti reagon pas grumbullimit të qytetarëve në qendra tregtare në kundërshtim me masat e qeverisë dhe rekomandimet

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bën të ditur se shumë shpejt do të merren masa shtesë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas grumbullimit të qytetarëve në qendra tregtare. Ditën e djeshme, shumë qytetarë janë parë që janë mbledhur nëpër qendra tregtare dhe shëtitore në qytete të ndryshme të Kosovës janë parë grumbull i qytetarëve pa u penguar nga askush dhe pa u kujdesur për …

Më shumë...

Behxhet Pacolli: Ideja ime për Qeveri me bazë të gjerë është keqkuptuar dhe madje edhe është keqpërdorur

Behxhet Pacolli

Kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka thënë se ideja e tij për një Qeveri me bazë të gjerë është keqkuptuar pjesërisht, dhe madje ëdhe është keqpërdorur. Sipas Pacollit, argumenti i tij lidhet me përgatitjet e Serbisë për ta vendosur Kosovën në arenën ndërkombëtare në një situatë …

Më shumë...

Pesë-vjetori i themelimit të Shoqërisë “Lëvizja”, trashëgimtare e Lëvizjes Popullore të Kosovës

Shoqeria Levizja

Më 1 gusht 2015, u mblodhën shumë veprimtarë dhe drejtues të dikurshëm të LPK-së dhe themeluan Shoqërinë “Lëvizja”. Ideja për themelimin e një Shoqate (shoqërie) të LPK-së kishte lindur në kohën kur po bëheshin përgatitjet për shënimin e 30-vjetorit të themelimit të LPK-së. Agush Buja, Adnan Asllani, Ibish Neziri, Zarije …

Më shumë...

Gastronomët e Kosovës do të shpërndajnë 600 shujta falas në ditë për mjekët që luftojnë virusin korona

OMK: Të gjitha institucioneve publike të vihen në zbatim të plotë të Ligjit për Luftimin e Pandemisë

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës, pas takimit me gastronomët në vende të ndryshme të vendit, kanë marrë vendim për shpërndarjen falas të 600 shujtave për mjekët kosovarë. Lajmi është bërë i ditur në rrjetin social nga kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi. Ai ka thënë se vendimi …

Më shumë...

Rukiqi: Deri në 50 mijë qytetarë të Kosovës mund të humbin vendin e punës si shkak i pandemisë se virusit korona

Berat Rukiqi: Manipulimi statistikor nuk po ndalet, një shifër të ngadalësimit të inflacionit, në një muaj të vetëm kjo qeveri e quan sukses

Si pasojë e pandemisë COVID-19, deri në 50 mijë qytetarë të Kosovës mund të humbin vendin e punës, thotë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi. Në mënyrë që vendet e punës të mos shuhen, intervenimi i Qeverisë së Kosovës për të përkrahur bizneset është i domosdoshëm, thekson ai. …

Më shumë...

Donald Trump refuzon të tërhiqet nga sugjerimi i tij i diskutueshëm që zgjedhjet e nëntorit të shtyhen

Kryetari amerikan, Donald Trump e portretizon kundërshtarin e tij, Joe Biden, si një kundërshtar të naftës, armëve dhe Zotit

Kryetari i SHBA-së Donald Trump ka refuzuar të tërhiqet nga sugjerimi i tij i diskutueshëm që zgjedhjet e nëntorit të shtyhen, duke këmbëngulur se nuk dëshiron të shohë zgjedhje të shtrembëruara”, pasi ai vazhdon të pretendojë se votimi me postë, i cili pritet të bëhet për shkak të COVID-19, mund …

Më shumë...