Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu ka reaguar pas një deklaratë të kandidatit për kryetar komune të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ku në një video dëgjohet duke ftuar që kundërshtarët politikë të goditen me bisht sakice. Ai ka thënë se kjo deklaratë është skandaloze dhe përdor diskurs të …
Më shumë...Lajmet
Qeveria e Republikës së Kosovës e ndanë një fond prej dy milionë euro për Agjencinë për Barazi Gjinore
Një fond prej dy milionë euro është ndarë nga Qeveria e Kosovës për Agjencinë për Barazi Gjinore. Këtë e ka thënë Kryeministri Avdullah Hoti në ngjarjen e mbajtur këtë të mërkurë, kur shënohet Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas. Ai ka thënë se beson që forma më fuqishme …
Më shumë...Deliu-Kodra: Në mbledhjen e kryesisë do të vendosim për përgjigjen që do t’i japin kryetarit të LDK-së
Në mbledhjen e ardhshme të kryesisë së PDK-së do të vendoset edhe për përgjigjen që do t’i japë partia për ftesës kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, për bisedime lidhur me postin e presidentit të vendit. Kështu ka bërë të ditur deputetja e kësaj partie Blerta Deliu-Kodra, e cila tha se …
Më shumë...Bekim Jashari kërkon unifikim të spektrit politik, sipas tij zgjedhjet nuk mund ta zgjedhin çështjen e kryetarit të vendit
Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, vlerëson se zgjedhjet nuk do të ishin zgjidhje për vendin. Ai thotë që nuk e sheh të unifikuar mjaftueshëm spektrin politik. “Si shtet, që nga paslufta s’kemi qenë në krizë më të thellë; qoftë ekonomike, qoftë politike, por edhe “vëllazërore” si popull shqiptar …
Më shumë...Bilall Sherifi, thotë së shpejt do të ketë një zgjidhje për emrin e kryetarit të vendit ose shkohet në zgjedhje
Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se pret që shpejt të ketë një zgjidhje, ose emrin e kryetarit të vendit ose shkohet në zgjedhje. Sherifi thotë se kjo situatë mund të zgjidhet nëse PDK hyn në një Qeveri, e cila do të ishte me bazë më …
Më shumë...Sot fillon fushata e 16 ditore e njohur si Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas
Sot nis fushata e 16 Ditëve të Aktivizmit, fushatë botërore që organizohet çdo vit e cila fillon me 25 Nëntor, e njohur si Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas dhe përfundon me 10 dhjetor, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Çdo vit përmes kësaj fushate anembanë botës …
Më shumë...Në komisionin për Buxhet dhe Transfere, pritet të votohet sot në parim Projektligji për buxhetin e vitit 2021
Pesë komisione parlamentare pritet të mblidhen gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës. Në mesin e tyre edhe ai për Buxhet dhe Transfere, e ku pritet të votojë në parim Projektligjin për buxhetin për vitin 2021. Po ashtu do të mblidhet edhe Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin …
Më shumë...23 vite nga beteja e parë frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave policore serbe e zhvilluar në Vajnik të Drenicës
Sot mbushen 23 vite nga luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave policore serbe. Më 25 nëntor 1997 luftëtarët e bërthamave të para të UÇK-së të drejtuara nga komandanti, Adem Jashari, sulmuan forcat e policisë serbe, në fshatin Vajanik të Skenderajt, të cilat u tërhoqën me humbje. Të nesërmen, …
Më shumë...Hoxhaj: Për postin e kryetarit të vendit PDK nuk ka vota për një kandidat i cili do të vinte nga koalicioni qeverisës
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj thotë se kjo parti nuk ka votë për Ramush Haradinajn për president. Hoxhaj tha se ata nuk do të votojnë dikë jashtë PDK-së për të parin e shtetit. “Ne nuk kemi vota për një kandidat i cili do të vinte nga …
Më shumë...Kryeministri Hoti, zhvilloi takim virtual me anëtarët e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar takim virtual me anëtarët e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime në Kosovë, i cili ndërlidh aktivitetet e Qeverisë dhe adreson sfidat e sektorit privat. Ai ka theksuar se përkundër situatës me pandeminë COVID-19, meqë sipas tij Qeveria ka siguruar funksionimin e shumicës …
Më shumë...Në prag të Ditës së Flamurit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave bëhet institucioni i parë i Shqipërisë me prani fizike në Kosovë
Në prag të Ditës së Flamurit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave bëhet institucioni i parë i Shqipërisë që ka prani fizike në Kosovë, duke çelur dyert e Këndit Arkivor Prishtinë, si sallë studimi në mjediset e Arkivit të Kosovës e Arkivi. Çdo studiues dhe qytetar që është i interesuar për …
Më shumë...Gjatë 24 orëve të fundit: 609 raste pozitive në virusin korona, ndërsa janë raportuar 13 raste të vdekjeve
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1 mijë e 590 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 609 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar …
Më shumë...Mustafa: Javën që vjen do të takohen partitë politike për të diskutuar për çështjen e kryetarit të vendit
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur para mediave pas takimit që ka pasur në Kuvend të Kosovës. Mustafa ka thënë para gazetarëve se pas shuarjes së grupit parlamentar gjashtë plus është takuar me deputetët që kanë mbetur pa grup parlamentar për të diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit. Shefi i …
Më shumë...Popi i vdekur, Amfilohije, infekton mijëra besimtarë serbë në Mal të Zi me rastin e funeralit, besimtarët i puthen dorën
Mali i Zi regjistroi një rritje të ndjeshme të numrit të pacientëve gjatë dhe pas zgjedhjeve parlamentare, të cilat u mbajtën në fund të gushtit, kur si qeveria ashtu edhe opozita organizuan tubime politike, kështu që brenda pak ditësh më shumë se 100. 000 njerëz dolën në rrugët e Malit …
Më shumë...Reçica me përfaqësuesen e UNDP-së takojnë punëkërkuesit, të cilëve u janë ndarë pajisjet e nevojshme
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, sot bashkë me përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko, kanë takuar disa nga punëkërkuesit, të cilëve edhe u janë ndarë pajisjet e nevojshme për të filluar punën në bizneset e tyre, si përfitues të Programit të Vetëpunësimit për të riatdhesuarit që …
Më shumë...Edi Rama: Shqipëria mund të marrë të gjitha llojet e vaksinave që dalin në treg, ashtu si të gjitha shtetet në botë
Kryeministri, Edi Rama, tha se Shqipëria mund të marrë të gjitha llojet e vaksinave që dalin në treg, ashtu siç po bëjnë të gjitha shtetet në botë. Sa i përket çmimit, Rama tha se ky nuk ëhstë një problem. “I kemi mbështetur me të gjitha ato që kemi mundur, ne …
Më shumë...