Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar me shumicë votash të gjithë anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar me shumicë votash të gjithë anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar me shumicë votash të gjithë anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës. Votimi për secilin anëtar është kryer veç e veç. Anëtarët Sali Bashota dhe Agron Gashi janë shkarkuar me 64 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim. Me po kaq vota pro, janë shkarkuar edhe anëtarët Lirim Geci dhe Ilir Bytyqi. Deputetët kanë votuar edhe për shkarkimin e Albinot Malokut dhe Bajram Mjekut. Me shumicë të votave janë shkarkuar edhe anëtarët Petrit Musolli dhe Fadil Miftari. Votimin për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të RTK-së e propozoi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi godet Konjufcën për fjalimin në OKB: Zëri i Kosovës për Hagën ishte i zbehtë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar ashpër paraqitjen e ministrit të …