Lajmet

Kuvendi dhe Ambasada Britanike nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për emërime transparente në institucione

Kuvendi dhe Ambasada Britanike nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për emërime transparente në institucione

Kuvendi i Kosovës dhe Ambasada Britanike kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për të siguruar emërime profesionale të udhëheqësve të institucioneve dhe organeve publike, nëpërmes proceseve të drejta dhe transparente të rekrutimit. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Nicholas Abbott, tha se rekrutimi ka nevojë për përmirësim të mëtejmë. Kryetarja e …

Më shumë...

Kryekuvendarja Osmani i ndan mirënjohje delegatëve të Deklaratës së 2 Korrikut që artikuluan pikësynimin për liri

Kryekuvendarja Osmani i ndan mirënjohje delegatëve të Deklaratës së 2 Korrikut që artikuluan pikësynimin për liri

Kryetarja e Kuvendit të Kosovë, Vjosa Osmani, ka ndarë mirënjohje për përfaqësuesit e legjislaturës e cila, para dyerve të tempullit të lirisë, e ka artikuluar qartë pikësynimin e pathyeshëm për liri në Deklaratën e 2 Korrikut të vitit 1990. Sipas saj, deklarata e miratuar nga 114 delegatët e asaj kohe …

Më shumë...

Ministrat: Vesel Krasniqi dhe Blendi Klosi, hapin sezonin veror në Shqipëri me moton “Pusho shqip”

Ministrat: Vesel Krasniqi dhe Blendi Klosi, hapin sezonin veror në Shqipëri me moton “Pusho shqip”

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, bashkë me ministrin e Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi, kanë hapur sezonin turistik të këtij viti nën moton “Pusho Shqip”, që u mbajt në Shëngjin. Ministri Krasniqi i ftoi qytetarët e Kosovës që pushimet e tyre verore t’i kalojnë në Shqipëri, që sipas …

Më shumë...

Pas shtimit të rasteve më COVID-19 myftiu Tërnava apelon që të mos e zgjasin hytben më shumë se 10 minuta

Myftiu Tërnava i uron besimtarët në prag të Kurban Bajramit dhe i fton ata për kujdes për respektim të masave ndaj virusit korona

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, ka filluar mbledhjen e radhës së Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës me një apel ndaj të gjithë besimtarëve, nëpunësve fetarë dhe imamëve, që të respektohen të gjitha masat parandaluese për përhapjen e pandemisë COVID – 19. Duke parë situatën shqetësuese …

Më shumë...

Haradinaj-Stublla: Serbia po i shkel ligjet ndërkombëtare, duke e mbajtur në burg, Nezir Mehmetajn

Ministrja, Meliza Haradinaj-Stublla ftohet për raportim në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar lidhur me rastin e Nezir Mehmetaj, kosovari i cili po vazhdon të mbahet në burgjet e Serbisë. Ajo ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Mehmetajt, i cili po mbahet ilegalisht qe 6 muaj nga autoritetet serbe. “Kosova kërkon lirimin …

Më shumë...

Selim Selimi: Lufta kundër korrupsionit është detyrë e të gjitha institucioneve të drejtësisë

Selim Selimi: Lufta kundër korrupsionit është detyrë e të gjitha institucioneve të drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka pritur sot në takim drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havollin. Selimi në takim me Havollin, është njoftuar me aktivitetet dhe prioritetet e Agjencisë Kundër Korrupsion, natyrën e rasteve të trajtuara nga kjo Agjenci dhe njëherit u informua me angazhimin që ky institucion bën …

Më shumë...

Ministri Zemaj: Qytetarët të mos i dëgjojnë ata që bëjnë thirrje për padëgjueshmëri të vendimeve të qeverisë

Zemaj: Qytetarët të mos i dëgjojnë ata që bëjnë thirrje për padëgjueshmëri të vendimeve të qeverisë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur përsëri sot për rëndësinë e respektimit të masave kundër përhapjes së koronavirusit. Ai gjatë pranimit të një donacioni nga Bashkimi Evropian për luftimin e COVID-19, bëri thirrje që qytetarët të kenë kujdes, që ndihma të tilla mos të vijnë në pafundësi, por të …

Më shumë...

Heldt thotë se tri çështje që do të jenë në fokus të këtyre 6 muajve në Kosovë: liberalizimi, pandemia dhe dialogu

Heldt thotë se tri ështje që do të jenë në fokus të gjashtëmujorit të ardhshëm në Kosovë: liberalizimi, pandemia dhe dialogu

Gjermania, një ndër vendet më të fuqishme në Evropë ka marrë kryesimin e presidencës gjashtëmujore të Bashkimit Evropian, që nga shumë njohës të çështjeve e integrimeve evropiane po thuhet se ka shpresa që shumë procese Kosova t’i kalon më lehtë tani në BE për shkak të udhëheqjes së gjermanëve. Ambasadori …

Më shumë...

Kryeministri Hoti qëndron sot në Shqipëri për vizitë zyrtare ku do të pritet nga kryeministri shqiptar, Edi Rama

Kryeministri Hoti qëndron sot në Shqipëri për vizitë zyrtare ku do të pritet nga kryeministri shqiptar, Edi Rama

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të qëndrojë sot në Shqipëri për vizitë zyrtare. Hoti do të pritet nga kryeministri Edi Rama, në Pallati i Brigadave. Ai ka në agjendë takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit shqiptar. Vizita e kryeministrit Hoti në Tiranë pason atë të …

Më shumë...

30 vjet nga miratimi i Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut që shënonte hapin institucional të pavarësimit të Kosovës

30 vjet nga miratimi i Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut që shënonte hapin institucional të pavarësimit të Kosovës

Sot mbushen 30 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut. Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave. Deklarata e 2 Korrikut 1990 ishte akti që do të shënojë hapin historik institucional …

Më shumë...

Gjatë 24 orëve të fundit edhe 113 raste të reja janë regjistruar në Kosovë të infektuar më virusin korona

Covid

Të mërkurën në Kosovë janë regjistruar edhe 113 raste të reja me koronavirus derisa 67 pacientë janë shëruar. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 2991 derisa 1644 prej tyre janë shëruar. Nga numri total i rasteve aktive, në Kosovë kanë ndodhur edhe 54 …

Më shumë...

Serbia ka ngritur aktakuzë për krime lufte ndaj Nezir Mehmetaj për periudhën qershor-korrik të vitit 1999

Gjykata e Lartë në Beograd nuk e ndryshon masën e paraburgimit për shtetasin e Kosovës, Nezir Mehmetaj

Prokuroria e Serbisë ka ngritur aktakuzë për krime lufte, kundër shtetasit të Kosovës, Nezir Mehmetaj. Kështu ka konfirmuar vëllai i të akuzuarit, Valon Mehmetaj. “Jemi në dijeni për aktakuzë, por nuk e dimë përmbajtjen e aktakuzës. Nesër apo pasnesër pritet të marrin dokumentin e plotë”, tha Valon Mehmetaj për REL, …

Më shumë...

Ministri i MEA-së, Blerim Kuçi merr pjesë sot në takimin e Ministrave të Ballkanit Perëndimor të fushës së TIK-ut

Ministri i MEA-së, Blerim Kuçi merr pjesë sot në takimin e Ministrave të Ballkanit Perëndimor të fushës së TIK-ut

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka marrë pjesë sot në Takimin e Ministrave të Ballkanit Perëndimor të fushës së TIK-ut me temën ”Ballkani Perëndimor për Epokën Dixhitale”, të organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal dhe i realizuar në formë virtuale. “Ndikimi i Marrëveshjes së Roamingut Rajonal dhe hapat …

Më shumë...

Haradinaj-Stublla: Kryesimi i BE-së nga Gjermania moment kthese e definimi edhe për proceset e lidhura me Kosovën

Haradinaj-Stublla: Kosova ka demonstruar gatishmëri për t’u bërë anëtare e plotë e Kartës së Adriatikut

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, deklaroi të mërkurën se kryesimi i radhës i Gjermanisë me Bashkimin Evropian shënon moment kthese dhe definimi edhe për proceset e lidhura me Kosovën. Ajo tha se korriku 2020 shënon dy vjetorin prej kur Komisioni Evropian ka konfirmuar që Kosova ka …

Më shumë...

Shteti austriak vendos masa të udhëtimit ndaj qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Shteti austriak vendos masa të udhëtimit ndaj qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Austria ka lëshuar paralajmërime udhëtimi për vendet e Ballkanit për shkak të një rritjeje të numrit të të infektuarve me koronavirus atje, tha ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, raporton “Reuters”. Banorëve të Kosovës, të Shqipërisë, të Malit të Zi, të Serbisë, të Maqedonisë së Veriut dhe të Bosnjë …

Më shumë...

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi i mohon raportimet në disa medie se kjo parti do të përfshihet në Qeveri

PDK

Partia Demokratike e Kosovës që drejtohet nga Kadri Veseli, ka mohuar raportimet në disa medie se janë duke diskutuar mundësinë e përfshirjes në Qeveri. Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka thënë se kjo çështje nuk është diskutuar në struktura drejtuese të partisë. “Partia Demokratike e Kosovës, është parti opozitare. Deri …

Më shumë...