Thaçi

Dekreti i ish-kryetarit, Thaçi, lidhur me ambasadën e Kosovës në Izrael nuk specifikonte qytetin ku do të vendosej ambasada

Dekreti i ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi lidhur me ambasadën e Kosovës në Izrael nuk specifikonte  qytetin  se ku do të vendosej ambasada, në Tel Aviv, aty ku janë të gjitha ambasadat e shteteve të botës,  të cilat e  kanë njohur Izraelin apo në Palestinën e pushtuar ushtarakisht nga ky shtet. Në dekretin e nënshkruar nga ish kryetari, Hashim  Thaçi më 27 tetor 2020, thuhet se “Themelohet misioni diplomatik i Republikës së Kosovës, në nivel të Ambasadës në Shtetin e Izraelit”. Pika dy e këtij dekreti thotë se “Udhëzohet Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij dekreti”. Statusi i Jerusalemit është një nga pengesat më të mëdha për arritjen e një marrëveshjeje paqësore midis Izraelit dhe Palestinës. Bashkimi Evropian, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe vendet arabe ishin alarmuar nga vendimi i ish-kryetarit amerikan,  Donald Trump për ta zhvendosur Ambasadën amerikane,  në Jerusalem.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …