Qeveria e Kosovës mori vendime të reja në lidhje me parandalimin e përhapjes se mëtutjeshme të pandemisë COVID-19. Për mosrespektimin e tyre mund edhe të gjobiteni, kështu që bëni kujdes. Disa nga vendimet janë: bartja e maskave mbrojtëse është obligative, mbajta e distancës prej 2 m obligative, institucionet obligohen të …
Më shumë...Lajmet
Vazhdon të rritet më shifra shqetësuese numri i të infektuarve me virusin korona në vendin tonë
IKSHPK-ja ka konfirmuar 187 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. 103 persona janë shëruar. “Më 13 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 424 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë …
Më shumë...Gent Cakaj: Kur vlerat e UÇK-së janë në pyetje duhet të reagojme jo si dy shtete por si një komb
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Europiane të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se shteti shqiptar e ka pasur të obligueshme që të qëndrojë afër Kosovës në kohën kur liderët politikë të UÇK-së iu është publikuar propozimi për aktakuzë nga Prokurori i Gjykatës Speciale.Si gjithmonë, …
Më shumë...Ka përfunduar hetimi gjashtë orë i kryetarit, Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale në Hagë, hetimet vazhdojnë nesër
Ka përfunduar hetimi gjashtë orë i kryetarit, Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale në Hagë. Ai në një prononcim për media ka thënë shkurt se hetimet do të vazhdojnë nesër. Ndërkohë Thaçi ka shpjeguar se ka dëgjuar shkëmbimet e teknikave të ndryshme në mes të avokatit dhe prokurorëve, çështje sqaruese teknike, …
Më shumë...Komisioni Ndër-ministror për Investime Strategjike shqyrtoi kërkesat e investitorëve strategjikë
Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë u takua Komisioni ndër-ministror për investime strategjike për të shqyrtuar dy kërkesat të investitorëve strategjikë. Në cilësinë e kryesuesit të Komisionit Ndër-ministror për Investime Strategjike, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi tha se sot zhvilluam takimin e radhës, ku shqyrtuam dy kërkesa nga …
Më shumë...Sot u mbajt vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin për vitin 2020
Sot u mbajt vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin për vitin 2020. Sot gjatë ditës, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në llogarinë e vet ka shkruar se është tepër e rëndësishme që Kuvendi ta miratojë buxhetin e rishikuar për 2020, si dhe …
Më shumë...Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka publikuar masat e reja kundër përhapjes se Covid-19 që janë miratuar sot në Qeveri
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka publikuar masat e reja kundër përhapjes se Covid-19 që janë miratuar sot në Qeveri. Ky institut ka treguar se bartja e maskave mbrojtëse dhe mbajta e distancës prej 2 metrave është obligative. Bartja e maskave mbrojtëse është obligative Mbajta e distancës prej 2 metra …
Më shumë...Balaj- Halimaj në Tiranë kërkon pezullimin e taksës në rrugën e kombit për qytetarët e Kosovës deri më 15 shtator
Zëvendës-kryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj ka takuar në Tiranë zëvendëskryeministrin e Shqipërisë Erion Braçe. Në këtë takim u diskutua për përgatitjet për mbajtjen e mbledhjes së dy qeverive që pritet të mbahet muajin shtator në Shkodër, e ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje të reja mes dy qeverive. Balaj- …
Më shumë...Ministri Krasniqi pret në takim përfaqësuesit e OAK-ut, bisedojnë për pakon fiskale dhe gjendjen e bizneseve
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi priti në takim përfaqësuesit e Odes së Afarizmit të Kosovës, ku diskutuan për bashkëpunim në gjetjen e mundësive për ta tejkaluar gjendjen aktuale, që ka shkaktuar pandemia tek bizneset. Po ashtu, në takim u bisedua edhe rreth pakos fiskale si do të ndihmohen …
Më shumë...Selimi takon ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq, bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka pritur sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq. Në fokus të diskutimeve gjatë këtij takimi kanë qenë marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve dhe veçanërisht bashkëpunimi që ka Ambasada kroate me Ministrinë e Drejtësisë, i cili vazhdimisht intensifikohet në fusha …
Më shumë...Thaçi para hyrjes në intervistim thotë se aktakuza është tentim për njollosjen e luftës së UÇK-së dhe propagandë politike
Kryetari i vendit, Hashim Thaçi tashmë ka arritur në objektin e Dhomave të Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Me të arritur në këtë vend, ai është deklaruar para mediave në gjuhën angleze, ku tha se kjo ftesë është tentim për njollosjen e luftës së UÇK-së dhe …
Më shumë...Haradinaj: Nuk ka gjyq që mund ta gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar si gjithë të tjerët të lirë në atdheun e tyre
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar lartë gatishmërinë e presidentit Hashim Thaçi që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Gjykatë Speciale. “Shqiptarët kanë bërë luftë të pastër dhe të drejtë, në mbrojtje të pragut të shtëpisë, dinjitetit dhe Atdheut. Në çdo rrethanë përgjatë tërë historisë, kemi dëshmuar pjekuri, …
Më shumë...Dhjetëra shqiptarë me pankarta në duar janë mbledhur sot në Hagë për të protestuar kundër Gjykatës Speciale
Dhjetëra shqiptarë që jetojnë në Hagë dhe në diasporë janë mbledhur para objektit të Dhomave të Specializuara, ku me pankarta në duar kanë shprehur protestën e tyre kundër Gjykatës Speciale. Në disa prej pankartave që mbanin në duar shiheshin mesazhe si: “Nuk kemi hero për të sakrifikuar!”, “Ku është drejtësia …
Më shumë...Qeveria e propozon kufizimin e lëvizjeve për personat mbi moshën 65-vjeçare dhe ata me sëmundje kronike
Qeveria e Kosovës ka propozuar që të kufizohet qarkullimi i lëvizjes për personat mbi 65 vjeç dhe qytetarët me sëmundje kronike. Sipas propozim-vendimit, qytetarët mbi 65 vjeç dhe me sëmundje kronike mund të dalin jashtë në ambiente publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit (prej orës 05:00 deri në …
Më shumë...Ish-ushtaret e UÇK-së i konsiderojnë popozim-akakuzat e Speciales si tendencë për të njollosur luftën për liri
Propozim-aktakuzën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ndaj kryetarit Thaçi, e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, ish-ushtaret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po e konsiderojnë si tendencë për të njollosur luftën për liri të popullit të Kosovës. Elmije Plakiqi, që kishte shërbyer në Zonën e Pashtrikut gjatë luftës, thotë se …
Më shumë...Policia e Kosovës paralajmëron masa ndëshkimore për ata që nuk i respektojnë masat për mbrojtje nga pandemia
Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj, ka paralajmëruar marrjen e masave ndëshkimore ndaj qytetarëve që nuk marrin masat për mbrojtje nga koronavirusi. Ai ka thënë se nga nesër Policia dhe inspektorët do të fillojnë me informimin e publikut për nevojën e mbajtjes së maskave në hapësirat publike. Qalaj po …
Më shumë...