Lajmet

Kryeministri, Avdullah Hoti, ka diskutuar për fillimin e Vitit të ri Shkollor me ministrin e Arsimit, Ramë Likaj

Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se me zëvendëskryeministrat dhe me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, është diskutuar për fillimin e vitit shkollor. Ministri Likaj, me ekspertë të fushës, si dhe në konsultim me komunat  dhe Këshillin e Prindërve, është duke finalizuar opsionet për organizimin e mësimit …

Më shumë...

Vetëvendosja i ka dorëzuar kërkesë kryeministrit, Hoti, lidhur me ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë

Lëvizja Vetëvendosje

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje i ka dorëzuar sot kërkesën kryeministrit, Avdullah Hoti për shpjegime lidhur me ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë. “Vendimi për të ndërprerë punimet në ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë është jashtëzakonisht i dëmshëm, jo vetëm në aspektin ekonomik e infrastrukturor, por edhe në atë politik e …

Më shumë...

Franca ka filluar manovra detare me Marinën greke para ishullit të Kretës për ta frikësuar Turqinë

Njëra nga temat që u diskutuan në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së,  veç sanksioneve të mundshme kundër Bjellorusisë ishte edhe përshkallëzimi  i rrethanave në Mesdheun lindor, bëri të  ditur Dojçe Vele. Sipas BE-së, Turqia po kërkon ilegalisht gaz në ujërat territoriale greke dhe qipriote. Por tash për tash …

Më shumë...

Kryetari i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, mund të ftohet në Hagë, si dëshmitar i mbrojtjes së kryetarit, Thaçi

Milo Gjukanoviq thotë se çelësi i zgjidhjes së problemeve në rajon është epilogu i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Kryetari i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, së shpejti mund të ftohet nga Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë, si dëshmitar i mbrojtjes së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ndaj të cilit është ngritur aktakuzë në Speciale, sipas burimeve ndërkombëtare të Institutit Ndërkombëtar për Studime Ballkanike dhe të Lindjes së …

Më shumë...

Ka vdekur veprimtari i mirënjohur, Rexhë Mehmet Krasniqi

Ka vdekur veprimtari i mirënjohur, Rexhë Mehmet Krasniqi

Në moshën 66-vjeçare  ka vdekur, Rexhë Mehmet  Krasniqi. Ai ishte veprimtar i njohur i çështjes kombëtare, qydh prej viteve të 90-të,  njëri  nga themeluesit e Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve, luftëtar i lirisë  dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me profesion ishte inxhinier i diplomuar i teknologjisë.  Rexhë Krasniqi …

Më shumë...

Qytetarët duan që Kuvendi ta miratojë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Trusti Pensional i njofton qytetarët se ende nuk ka vendim zyrtar për mundësinë e tërheqjes se 10% të kursimeve

Qytetarët duan që Kuvendi ta miratojë sa më parë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike me ç’rast do të mundësohej tërheqja deri në 10 për qind e kursimeve në Trustin Pensional. Në një anketim të realizuar nga KosovaPress shumica e qytetarëve shprehen pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti. Ata kanë thënë se …

Më shumë...

IKSHPK: 141 raste të reja me koronavirus, 230 të shëruar dhe 11 viktima

IKSHPK

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nga 440 mostra janë evidentuar 141 raste të reja të infektuar me koronavirus, 230 të shëruar dhe 11 viktima. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7 mijë e 191 raste, kurse …

Më shumë...

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-ushtarin e UÇK-së Sadri Selimin

The Telegraph: Gjyqtarët për krimet e luftës të Gjykatës Speciale duhet të largohen nga detyra për “shpërdorim të autoritetit”

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadri Selimin, nga Vërrnica e Vushtrrisë. Këtë e ka bërë të ditur Safet Hasani, i cili ka shprehur indinjatën e thellë ndaj atyre që dëshmuan kundër pjesëtarëve të UÇK-së. “Ne jemi plotësisht të bindur për pastërtin e Sadriut, …

Më shumë...

OBSH: Rritja më e madhe e numrit të të infektuarve me koronavirus është shënuar në 24 orët e fundit

Sipas OBSH-së mbi 60% e popullsisë duhet të imunizohet ndaj virusit korona në mënyrë që të ulen infektimet

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar se rritja më e madhe e numrit të të infektuarve me koronavirus është shënuar në 24 orët e fundit. Nga raportimet e shteteve të ndryshme anekënd botës, mësohet se numri i të infektuarave gjatë 24 orëve të fundit ka arritur gati në 300 mijë …

Më shumë...

Hoti: Të respektohet vendimi i Kushtetueses për rrugën afër Manastirit të Deçanit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bën të ditur se shumë shpejt do të merren masa shtesë

Kryeministri, Avdullah Hoti ka shkruar se për rrugën afër Manastirit të Deçanit duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. “Duke e ditur ndikimin e drejtpërdrejtë të kësaj rruge në ekonominë dhe në cilësinë e jetës së banorëve të Komunës së Deçanit, kryeministri Hoti e mbështet shqyrtimin e të gjitha mundësive …

Më shumë...

Haradinaj: Kosova është në rrugë të mirë për ta mposhtur pandeminë

Ramush Haradinaj

Duke folur për gjendjen aktuale në fushën e shëndetësisë në vendin tonë, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar se Kosova është në rrugë të mirë për ta mposhtur pandeminë. Ai ka deklaruar për Ekonomia Online se javëve të fundit, ndërgjegjësimi i qytetarëve po jep rezultate …

Më shumë...

Policia ka arrestuar 12 persona për shkak të mosrespektimit të masave anti COVID

Policia ka arrestuar 12 persona gjatë 24 orëve të fundit për shkak të mosrespektimit të masave anti COVID të ndërmarra nga Qeveria. Nga raporti i Policisë mëshohet se nga 12 të arrestuarit, 9 janë nga Prizreni, dy nga Vushtrria dhe një nga Theranda. Policia ka paralajmëruar se do të ndërmerren …

Më shumë...

Ministrat Selimi e Haridinaj-Stublla njoftojnë se po qëndrojnë për vizitë në SHBA

Shefja e diplomacisë së vendit tonë, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi kanë njoftuar se janë duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ata kanë njoftuar se gjatë këtij qëndrimi ata do të priten në takime nga zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, Këshillit …

Më shumë...

Vazhdon të rritet tensioni mes Turqisë dhe Greqisë

Vazhdon të rritet tensioni mes Turqisë dhe Greqisë. Tensionet filluan dy ditë më parë nga një ndeshje fizike në mes të fregatës turke “Kemal Reis” dhe asaj greke “Lemnos” të cilën Greqia e vlerësoi si aksident ndërsa Turqia si provokim. Ndërkohë, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka kërcënuar se …

Më shumë...

Numri i të infektuarave më virusin korona ka arritur në 21 milion gjysma prej tyre në SHBA e Brazil

Shtatë raste të reja me virusion korona, një rast i vdekjes dhe 199 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve

Numri i të infektuarave më virusin korona në mbarë botën ka arritur në 21 milion banor. Universiteti “John Hopkins” njofton se vendi që ka më së shumti të infektuar janë shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 5 milion e 300 mijë të infektuar. Një shtet tjetër që po përballet me …

Më shumë...

Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë pritet të mbahet në shtator

Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë pritet të mbahet në shtator. Është paralajmëruar se gjatë kësaj mbledhje do të nënshkruhet tri marrëveshje të reja. Gjatë kësaj mbledhje është paraparë të diskutohet për avancimin e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjet e përbashkëta paraprake të të …

Më shumë...