leoni

Lajmet

Hyseni: Kriteri i vetëm për liberalizim të vizave ka mbetur Demarkacioni

Ministri Hyseni: Policia ka bërë punë të madhe në luftimin e trafikimit ne njerëz por pa rezultate

Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur sot fushatën e vetëdijesimit për parandalimin e migrimit të paligjshëm të qytetarëve të Kosovës. Me këtë rast ministri,  Skender Hyseni tha se kohët e fundit vendi ynë u përcoll nga shpërthimi i një migrimi të paligjshëm. Sipas tij, kanali me efekt anësor për …

Më shumë...

Nesër në Colmar të Francës merret vendimi i Gjykatës së Apelit për Ramush Haradinajn

Haradinaj, Colmar, Francë

Nesër në Colmar të Francës, Gjykata e Apelit e këtij qyteti pritet të marrë vendimin definitiv lidhur me rastin e Ramush Haradinajt, të cilin policia e kishte  arrestuar më 4 janar në Aeroportin e Bazelit, në bazë të një urdhër-arresti të Interpolit të Serbisë. Në procedurën e fundit gjyqësore kjo …

Më shumë...

Mustafa: Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi së shpejti në Kuvend

Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka deklaruar se marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, pritet të procedohet në Kuvend për ratifikim gjatë këtyre ditëve. Ai ka theksuar se është shansi i fundit që kjo marrëveshje të përfundojë dhe t’i hap rrugë vendit për heqjen e vizave. Marrëveshjen aktuale me …

Më shumë...

Veteranët e UÇK-së duhet të pajisen me vërtetime brenda dy muajve

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka njoftuar se në kuadër të zyrës së veteranëve pranë zyrës së kryeministrit, duhet të angazhohen dy personave të cilët do të lëshonin vërtetime për aplikimin e veteranëve për pensione. Ai tha se kjo çështje do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme …

Më shumë...

Dega e AAK-së në Pejë deklaroi se mbajtja e Haradinajt në Francë është veprim politik

AAK

Dega e AAK-së në Pejë vlerëson se mbajtja e ish kryeministrit Ramush Haradinaj në Francë është veprim politik, që ndërlidhet me dërgimin në Kuvend të marrëveshjes për ratifikim të Demarkacionit me Malin e Zi e cila Dukagjinit heqë  8,200 hektarë tokë të cilat me shekuj janë prona apo janë shfrytëzuar …

Më shumë...

Jakup Krasniqi: Qeveria s’ duhet ta dërgojë në Kuvend Projektligjin për Demarkacionin pa një marrëveshje me opozitën

Jakup Krasniqi: Çështjen e veteranëve Kuvendi i Kosovës duhet ta kthejë nga fillimi

Në medie po flitet se këto ditë Qeveria do të dërgojë për miratim në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për Ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi. Kjo më obligon që politikës qeverisëse t’ia jap një sugjerim. Nëse koalicioni i madh qeverisës është formuar për të bërë punë të“mëdha”, të rëndësishme …

Më shumë...

Mogherini do të fillojë turneun e vizitave në Ballkan

Mogherini

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini sot fillon vizitat në disa vende të Ballkanit. Mogherini prje deri më 4 mars do të që qëndrojë në Tiranë, Sarajevë, Prishtinë, Beograd, Podgoricë dhe në Shkup. Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së gjatë këtyre vizitave do të zhvillojë …

Më shumë...

Sot fillon fushata për vetëdijesim publik kundër migrimit të parregullt

Sot fillon fushata për vetëdijesim publik kundër migrimit të parregullt

Sot fillon projekti “Forcimi i institucioneve të Kosovës në menaxhimin efektiv të migrimit”, me të cilën nis fushata për rritjen e ndërgjegjësimit publik mbi rreziqet e migrimit të parregullt. Në kuadër të këtij projekti të financuar nga BE-ja, i zbatuar nga institucionet partnere: Holanda, Austria dhe Suedia dhe në partneritet …

Më shumë...

Ministri, Blerand Stavileci: Viti 2017, do të jetë viti i Termocentralit “Kosova e Re”

Blerand Stavileci: Opozitarizmi i Partisë Demokratike të Kosovës do të jetë model i një politikëbërjeje të re

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka deklaruar  se viti 2017, do të jetë viti i “Kosovës së Re”, për të cilin qe një vit janë zhvilluar bisedime me investitorin amerikan. Në anën tjetër paralelisht kemi zhvilluar edhe shumë platforma dialoguese  me partnerët më strategjik të këtij projekti mbi të …

Më shumë...

Refik Hasani: Një çerek shekulli nga mbajtja e Referendumit në Kosovën Lindore

Refik Hasani

Sot bëhet  një çerek shekulli me rastin e mbajtjes së Referendumit, kur dy ditë radhazi në vitin  1992, banorët e komunave  të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës u përcaktuan për Autonomi Territoriale-Politike dhe me të drejtë bashkimin me shtetin  amë. Duke përfshirë Referendumin, organizimi dhe formimi i UÇPMB-së, dhe Marrëveshja e …

Më shumë...

Është përuruar libri “Flakë e Pashuar” e autorit, Hajrush Kurtaj

Është përuruar libri “Flakë e Pashuar” e autorit, Hajrush Kurtaj

Sot në lokalet e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, selia qendrore në Prishtinë, është përuruar  libri: FLAKË E PASHUAR i autorit, Hajrush Kurtaj, kryetar i OVL UÇK-së, në Kaçanik. Hajrush Kurtaj është vëlla i dëshmorëve, Xheladin Kurtaj  dhe Danush  Kurtaj.  Ka qenë epror i lartë i luftës së …

Më shumë...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka filluar vizitën zyrtare në Itali

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka filluar vizitën zyrtare në Itali

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka filluar vizitën zyrtare në Itali, ku ka zhvilluar takime në regjionin Friuli-Venezia-Gjulia. I shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, kryekuvendari Veseli është takuar në Trieste me Franco Iacop, president i Asamblesë Regjionale të regjionit autonom të Friuli-Venezia-Gjulia. Në këtë takim, u …

Më shumë...

Seanca e parë gjyqësore për katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje ka kaluar me tensione

Seanca e parë gjyqësore për katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje ka kaluar me tensione

Seanca e parë gjyqësore për katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje që akuzohen për terrorizëm nuk ka kaluar pa tensione mes të akuzuarve dhe mbrojtësve në njërën anë dhe prokurorit në anën tjetër. Derisa i akuzuari Frashër Krasniqi tha se aktakuza ndaj tij dhe tre aktivistëve tjerë është politike dhe e …

Më shumë...

Hashim Thaçi: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e BE-së për liberalizim të vizave

Hashim Thaçi

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për gazetën gjermane “Handelsblatt”, ka folur për izolimin e pa drejtë që po i bëhet vendit tonë  nga ana e BE-së, si dhe për zhvillimet e brendshme politike e dialogun me Serbinë. Thaçi ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret …

Më shumë...

Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi një rezolutë për Kosovën

Ulrike

Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian sot ka miratuar sot një rezolutë për vendin tonë, në të cilën u bëhet thirrje të gjitha partive politike që të vazhdojnë të punojnë  në mënyrë konstruktive dhe në frymë evropiane, pasi kanë mbetur pak hapa në rrugën për liberalizim të vizave. …

Më shumë...

Hilmi Mehmeti konstaton se qindra zyrtarë policorë të Kosovës gjenden nën hetime

Hilmi Mehmeti konstaton se qindra zyrtarë policorë të Kosovës gjenden nën hetime

Krye-shefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Hilmi Mehmeti raportoi para komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai  vuri në pah se falë angazhimit dhe besimit në këtë institucion, ka pasur 9.2 për qind ankesa më shumë se në vitin 2015. Ndërsa, …

Më shumë...