Gjeneral brigade, Uwe Becker thotë se mbetët punë ende për procesin e transformimit të plotë të FSK-së

Gjeneral brigade, Uwe Becker thotë se mbetët punë ende për procesin e transformimit të plotë të FSK-së

Kryeministri Haradinaj ka deklaruar se synimi dhe vizioni kryesor i Kosovës është që t’i bashkohet NATO-së dhe për këtë është e rëndësishme që miqtë ndërkombëtar t’i besojnë Kosovës. Aij gjithashtu e vlerësoi rolin e Ekipit Këshillues Ndërlidhës i NATO-s, ku theksoi se angazhimin e tyre e shohin si një urë të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe NATO-s. Këto komente kryeministri i bëri gjatë ndërrimit të drejtorit të NALT –it, ku u bë dhe pranim-dorëzimi i detyrës nga gjeneral brigade, Uwe A. Becker tek gjenerali tjetër Michael Oberneyer. Me këtë rast, Haradinaj i ndau gjeneralit Becker medaljen hero i kombit “Gjergj Kastriot-Skënderbeu”. Drejtori i deritanishëm i NALT-it, gjenerali Becker, u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin që ka pasur me FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Ai tha se qëllimi i tyre ka qenë zhvillimi i FSK-së. Sipas tij, edhe pse është arritur shumë, mbetët punë ende për procesin e transformimit të plotë të FSK-së. Kurse drejtori i emëruar, gjeneral brigade, Michael Oberneyer tha se është arritur shumë gjatë viteve të fundit dhe premtoi angazhim të madh për të progresin e mëtutjeshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …