Përfaqesuesit e vendeve nënshkruese të CEFTA-së janë mbledhur sot në qytetin e Vlorës të Shqipërisë

Përfaqesuesit e vendeve nënshkruese të CEFTA-së janë mbledhur sot në Vlorë të Shqipërisë

Në mbledhjen e vendeve nënshkruese të CEFTA-së, që po mbahet në qytetin e Vlorës të Shqipërisë, Kosova është duke u përfaqësuar nga zëvendësministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi. Në takim para së të lexohej raporti i vendeve nënshkruese, Serbia ka kërkuar që vendet e CEFTA-së të kenë qëndrim për masën që e ka vendosur Kosova, por kjo është kundërshtuar nga Shqipëria dhe Maqedonia, ndërsa zëvendësministrja Krasniqi, ka thënë se kjo është çështje bilaterale në mes dy vendeve që nuk duhet të diskutohet në këtë takim. Krasniqi i ka përmendur arsyet se pse Kosova ka vendosur masë ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, gjë e cila nuk iu ka pëlqyer përfaqësuesve të këtyre dy shteteve. Ndërsa takimi është duke vazhduar në mes vendeve nënshkruese të CEFTA-së

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …