Brickos

Lajmet

Thaçi: BE-ja po rrezikon të kthehet në institucion burokratik

Hashim Thaçi

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se çështja e demarkacionit me Malin e Zi, është çështje e brendshme e Kosovës. Ai shpreson që Kuvendi në ditët e ardhme do të ratifikojë demarkacionin, ndërsa, pret që Brukseli të bëjë më shumë sa i përket liberalizimit të vizave. Thaçi në samitin …

Më shumë...

AKR-ja ka filluar votimet për zgjedhjen e kryetarit

AKR-ja i ka siguruar katër vende në Kuvend, pritet shpejt të konfirmohet edhe i pesti

Aleanca Kosova e Re, brenda degëve të saj në tërë Kosovën, sot ka hapur vendvotimet, në të cilat do të mund të votojnë anëtarësia dhe mbështetësit e AKR për presidentin dhe organizmat tjerë të partisë. Procesi i votimit ka nisur nga ora 07:00 e mëngjesit të sotëm, dhe vendvotimet do …

Më shumë...

Lëvizja Vetëvendosje mbajti takim me bashkatdhetarë në Zvicër

Lëvizja Vetëvendosje

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje, në Zvicër, këtë fundjavë ka mbajtur takime me bashkatdhetarë në Lausanne, Bulle (FR) dhe Bern. Sipas një njoftimi të Vetëvendosjes edhe njëherë u dëshmua se diaspora vetëm sa vjen dhe shtohet në përkrahjen ndaj kësaj Lëvizjeje. Në këto takime me bashkatdhetarë morën pjesë Albin Kurti, Avni …

Më shumë...

Fajon ka kërkuar nga deputetët të mos e bllokojnë liberalizimin e vizave për interesa partiake

Tanja Fajon

Eurodeputetja Tanja Fajon, sot ka përgëzuar popullin e Kosovës me rastin e shënimit të 9-vjetorit të Pavarësisë. Fajon tha se Kosova ka pasur progres të madh viteve të fundit, sidomos hyrjen në MSA  e ka vlerësuar arritje të rëndësishme, duke përmendur po ashtu edhe rëndësinë që ka për vendin agjenda …

Më shumë...

Ministrja Hoxha: Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa shtetet e Ballkanit

Ministrja Dhurata Hoxha beson se brenda këtij viti qytetarët e Kosovës do t’mund të shkojnë në BE pa viza

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, në Samitin e Komisioneve për Punë të Jashtme të Parlamenteve në Shtetet e Evropës, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk mund të jetë i plotë pa vendet e Ballkanit. Ajo në këtë samit, nën organizimin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës …

Më shumë...

Ka dështuar seanca për gjykimin deputetëve të Vetëvendosjes

Ka dështuar seanca për gjykimin deputetëve të Vetëvendosjes

Ka dështuar mbajtja e  seancës për gjykimin e deputetëve të lëvizjes Vetëvendosje, pasi asnjëri nga të akuzuarit nuk ishte i pranishëm në sallë. Seanca gjyqësore ndaj deputetëve të Kosovës Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli  dhe Donika Kadaj-Bujupi, u shty për më 21 prill. Kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, …

Më shumë...

Apostolova: Kosova duhet t’i përmbush edhe dy kritere për liberalizim të vizave

Apostolova

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka deklaruar se  do të insistojnë që Kosova t’i përmbush edhe dy kriteret e mbetura, andaj, ka kërkuar nga politikanët që të miratojnë demarkacionin dhe të marrin masa në luftën kundër korrupsionit. Apostolova tha se BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë …

Më shumë...

Protesta e opozitës në Shqipëri po vazhdon edhe sot

Protestuesit e PD-së

Protesta e Partisë Demokratike në Shqipëri, sot po hyn në ditën e tretë, ndërsa pritet përshkallëzimi i saj gjatë orëve në vijim. Të dielën grupi parlamentar demokrat vendosi që PD-ja të bojkotojë veprimtarinë parlamentare, derisa të përmbushen kërkesat e saj, për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, nga …

Më shumë...

Veseli: Kosova ka dëshmuar se është një faktor konstruktiv i paqes në rajon

Kadri Veseli

Nën organizimin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, po mbahet sot në Prishtinë, Samiti i komisioneve për punë të jashtme të parlamenteve të shteteve të Europës. Në fillim të këtij Samiti ka folur kryetar i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli. ka falënderuar pjesëmarrësit nga shtetet e …

Më shumë...

Fondi Pensional i Kosovës është uzurpuar nga Serbia që nga mbarimi i luftës në vitin 1999

Pensionistët

Fondi Pensional i Kosovës mbetet “i kidnapuar” nga Serbia që nga mbarimi i luftës. Kjo çështje, sikurse edhe shumë tjera, ka mbetur e pazgjidhur dhe e papërfshirë në kuadër të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në dialogun që po e lehtëson Bashkimi Evropian. Përfaqësuesit e pensionistëve kërkojnë nga faktori ndërkombëtar …

Më shumë...

Ali Lajçi: Profili i Komisionit të ri për demarkacionin e paragjykon rezultatin

Ali Lajçi

Ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi, përfaqësues i banorëve të zonës së Rugovës, duke komentuar Komisionin e themeluar nga kryeministri, Isa Mustafa  për demarkacionin me Malin e Zi, ka thënë se profili i Komisionit të ri e paragjykon rezultatin. Ky Komision do ta hartojë një raport i cili do të shkojë …

Më shumë...

Pa partitë shqiptare, LSDM-ja nuk mund të sigurojë 61 nënshkrime për formimin e qeverisë së re

Zoran Zaev

Partitë politike vazhdojnë taktizimet me oferta dhe kundër-oferta edhe 20 ditë pas dështimit të VMRO-së që të formojë qeverinë e re. BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët janë në pritje të përgjigjes nga LSDM-ja lidhur me vërejtjen e paraqitura ndaj propozimit që partia e Zoran Zaevit u kishte dërguar partive shqiptare, …

Më shumë...

Kryekuvendari, Kadri Veseli, udhëton për një vizitë zyrtare dy ditore, në Shqipëri

Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, të hënën dhe të martën do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shqipëri. Gjatë vizitës,  do të pritet në takime të veçanta nga udhëheqësit më të lartë të institucioneve shtetërore, presidenti Bujar Nishani, kryeparlamentari Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama. Gjatë qëndrimit në …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Kur të kthehem në Kosovë nuk dua pritje shtetërore

Ramush Haradinaj pas luftës ka thënë se UÇK-ja në Dukagjin kishte 4000 deri 6000 ushtarë

Ramush Haradinaj, ka përjashtuar çdo mundësi që vendimi i Francës të mos jetë i favorshëm për të. Ai tha për Top Channel se këtë herë nuk ka nevojë për pritje shtetërore, sepse mjafton ta presin familja dhe qytetarët. “Skenari më i keq në rastin tim ka ndodhur. Dëmi është shkaktuar, …

Më shumë...

Fillon punimet Samiti i komisioneve për punë të jashtme të parlamenteve të vendeve të Evropës

Kuvendi i Kosovës - objekti

 Nën organizimin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, më 20-21 shkurt 2017 në Prishtinë, mbahet Samiti i komisioneve për punë të jashtme të parlamenteve të shteteve të Evropës. Në këtë samit do të marrin pjesë përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe të parlamenteve të shteteve …

Më shumë...

Aleanca Kosova e Re nesër hap vendvotimet për zgjedhjen e kryetarit të Partisë

Aleanca Kosova e Re

Përgatitjet për votimin e kryetarit  të Aleancës Kosova e Re, janë duke u zhvilluar në mënyrë të rregullt, ndërsa të gjitha degëve ju janë shpërndarë materialet zgjedhore dhe fletëvotimet.  Qytetarët do ta kenë mundësinë të votojnë në vendvotimet të cilat gjenden nëpër zyrat qendrore të AKR-së në të gjitha degët …

Më shumë...