Brickos

Lajmet

Sot është dita e fundit e aplikimit për banesë nga familjet me status të rënduar socialo-ekonomik

Komuna e Prishtinës

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Arben Vitia ka bërë të ditur se sot është dita e fundit e aplikimit për ata që mendojnë se i plotësojnë kriteret dhe kushtet për të qenë përfitues në shfrytëzim të këtyre banesave nga familjet me status të …

Më shumë...

Mërgimtarët në Zvicër, organizuan homazh me portretet e 64 dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

Mërgimtarët në Zvicër, organizuan homazh me portretet e 64 dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

Ministria e Diasporës në Cyrih të Zvicrës organizoi ekspozitë me portretet e 64 dëshmorëve qe dhanë jetën për lirinë e Kosovës, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Diasporës, Valon Murati.  Ai shprehu mirënjohjen e tij të thellë për kontributin e dhënë nga diaspora në të gjitha periudhat e zhvillimit …

Më shumë...

BE-ja dërgon trupa në kufijtë e Greqisë pas ftohjes së marrëdhënieve me Turqinë

Fluksi i azilkërkuesve në vendin tonë po vazhdon të rritet, thonë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës

Brukseli pritet të dërgojë personel shtesë nga Agjencia e Ruajtjes së Kufijve Evropian, “Frontex”, në kufijtë e Shqipërisë me Greqinë e Maqedoninë. Ky vendim është marrë nga BE-ja, pas deklaratave të fundit të kryetari, Erdogan që paralajmëroi Evropën se mund të hapë kufijtë, duke hedhur poshtë marrëveshjen me Unionin për …

Më shumë...

Daily Star: Moska ka rënë dakord për të dërguar sistemet bërthamore të raketave “C-400” në Serbi

Daily Star: Moska ka rënë dakord për të dërguar sistemet bërthamore të raketave “C-400” në Serbi

Gazeta e Britanisë së Madhe, “Daily Star” shkruan se  Moska ka rënë dakord për të dërguar “pajisje vdekjeprurëse” në Serbi, e cila shtrihet mes Greqisë, Italisë dhe Austrisë, pas një ftese nga kryeministri i saj. Sipas deklaratave zyrtare, Ministri i jashtëm serb, gjithashtu njoftoi dje Vladimir Putin se do të …

Më shumë...

Për shkak të bllokadës që i ka bërë Kroacia, kryeministri Vuçiq bojkoton takimet në Bruksel

Aleksandar Vuciq

Për shkak të bllokadës që i ka bërë Kroacia, Kryeministri i Serbisë,  Aleksandar Vuçiq bojkoton takimet në Bruksel. Ndërkohë është bërë e ditur se Berlini zyrtar  nuk është dakord me bojkotin në ceremoninë e hapjes së kapitujve në negociatat për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. “Mjaft më me kushtëzime”, …

Më shumë...

Qeveria do të ndryshojë ligjin për pensionet e veteranëve të UÇK-së, pasi nuk arrin t’i përballojë ato

Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se Qeveria do të ndryshojë ligjin për pensionet e veteranëve të UÇK-së, pasi nuk po  arrin t’ i përballojë  pensionet e përmuajshme  as të 28.000 veteranëve e kurrsesi edhe të pjesës me rreth 20.000 të tjerë. Kosova do ta reformojë skemën e pensioneve për veteranët …

Më shumë...

Kryesuesi i Kuvendit të Mitrovicës , Baki Imeri, ka ftuar për nesër mbledhje urgjente të Kuvendit

Muri në Mitrovicë

Kryesuesi i Kuvendit të Mitrovicës , Baki Imeri, ka ftuar për nesër mbledhje urgjente. Në mbledhje pritet që zyrtarët e komunës të diskutojnë lidhur me murin-ndarës, të cilin e kanë ndërtuar serbët afër Lumit Ibër, i cili aktualisht ndanë në dysh qytetin e Mitrovicës. Pavarësisht se qëndrimi zyrtar i një …

Më shumë...

Ban Ki Mun ka shprehur alarmin mbi raportet e mizorive kundër një numri të madh të civilëve në Halep

Ban Ki Mun

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun ka shprehur alarmin mbi raportet e mizorive kundër një numri të madh të civilëve, në Halep. Ai u ja bërë thirrje të gjitha palëve, veçanërisht qeverisë së Sirisë dhe aleatëve të saj, për të mbrojtur civilët. Në një deklaratë, zëdhënësi, Stephane Dujarriç …

Më shumë...

Kongresi amerikan do të hetojë vlerësimin e CIA-s se Qeveria e Rusisë ka ndihmuar Trumpin në zgjedhje

Kongresi amerikan do të hetojë vlerësimin e CIA-s se Qeveria e Rusisë ka ndihmuar Trumpin në zgjedhje

Udhëheqësi i shumicës republikane në Senatin e Shteteve të Bashkuara, Mitch McConnell, tha se Kongresi do të hetojë vlerësimin e CIA-s se Qeveria e Rusisë ka përdorur hakerët kompjuterikë, për t’i ndihmuar presidentit të zgjedhur, Donald Trump, të fitojë zgjedhjet. Njoftimi ndodh në kohën e debateve intensive midis politikë-bërësve amerikanë, …

Më shumë...

Nisma: Kryetari, Hashim Thaçi, fton qytetarë e biznesmenë të votojnë kandidatin e PDK-së në Drenas

NISMA

Dega e Nismës për Kosovën në Drenas publikoi  disa foto ku kryetari,  Hashim Thaçi, është duke ftuar kryetarët e fshatrave, njerëz të biznesit dhe qytetarë të thjeshtë të komunës, dhe duke ushtruar presion mbi ta për të votuar kandidatin e PDK-së në zgjedhjet për kryetar komune që do të mbahen …

Më shumë...

Ymeri: BDI-ja nuk duhet t’ia mundësojë Gruevskit edhe një mandat, për shkak të qëndrimit të tij antishqiptar

Visar Ymeri

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, duke komentuar zgjedhjet e jashtëzakonshme në Maqedoni, ka thënë se Bashkimi Demokratik për Integrim, i cili mori më së shumti deputetë nga shqiptarët, nuk duhet të bëhet pjesë e qeverisë e t’ia mundësojë, Nikolla  Gruevskit edhe një mandat, pasi që ai ka dëshmuar në shumë …

Më shumë...

Ministri Demolli priti në takim ambasadoren kroate, Kapitanoviq

Ministri Demolli priti në takim ambasadoren kroate, Kapitanoviq

Ministri i FSK-së, Haki Demolli, priti në takim zyrtar ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Republikën e Kosovës, zonjën Marija Kapitanoviq. Me këtë rast, ministri Demolli dhe ambasadorja Kapitanoviq biseduan për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të Kosovës dhe Kroacisë në të gjitha fushat, veçmas në fushën e sigurisë. Demolli …

Më shumë...

Ministri, Bajrami, mund të thirret në Interpelancë për rezultatet e dobëta të nxënësve në një test ndërkombëtar

Arsim Bajrami

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të thirret në Interpelancë nga Kuvendi i Kosovës për shkak të rezultateve të dobëta të nxënësve në testin ndërkombëtar të diturive. Kjo kërkesë do t’ia adresohet  kryesisë së Kuvendit të Kosovës, nga Komisioni Parlamentar për Arsim. Kryetari i këtij komisioni, Nait …

Më shumë...

Shqiptarët e Maqedonisë vendosin për krijimin e Qeverisë së re të Shkupit

Shqiptarët e Maqedonisë vendosin për krijimin e Qeverisë së re të Shkupit

Shqiptarët e Maqedonisë vendosin për krijimin e  Qeverisë së re të Shkupit. Pavarësisht se rezultatet e tyre krijuan pakënaqësi, pasi një pjesë e votave i shkuan partisë maqedonase të Zoran Zaevit, koalicioni i shumicës nuk mund të formohet pa një ose dy parti shqiptare.  Shqiptarët humbën 11 deputetë. Rezultati i …

Më shumë...

Kryetari, Hashim Thaçi, vazhdon të vizitojë varrezat e serbëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë

Kryetari, Hashim Thaçi, vazhdon të vizitojë varrezat e serbëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, vazhdon të vizitojë varrezat e serbëve të vrarë në Kosovës. Ai sot ishte  në Hoçë të Madhe dhe në Therandë për të përkujtuar viktimat e luftës së fundit dhe për të bërë thirrje për të vërtetën dhe për pajtim. Pasi vuri lule në memorialin në …

Më shumë...

Sot në Prishtinë u nënshkrua marrëveshja në fushën e gjeodezisë, mes Kosovës dhe Shqipërisë

Sot në Prishtinë u nënshkrua marrëveshja në fushën e gjeodezisë, mes Kosovës dhe Shqipërisë

Zëvendësministrja e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës Besa Zogaj Gashi dhe zëvendësministri i Shqipërisë Musa Bedriu, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e gjeodezisë, me të cilën u tha se të dyja vendet mund të aplikojnë për projekte dhe fonde ndërkombëtare pasi që janë pjesë e shërbimit gjeodezik …

Më shumë...