Enver Hoxhaj: Përgjegjësi për rrezikimin e jetës së të moshuarve sot, Kurti dezertoi dhe ofroi një program qeverisës të zbrazët

Hoxhaj: Taksa i ka lënduar raportet me partnerët por mund ta vret mundësinë e arritjes se një marrëveshje gjatë vitit 2019

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se çështja e taksës ka lënduar raportet me partnerët e Kosovës.Hoxhaj ka thënë se taksa mund ta vrasë mundësinë e arritjes së marrëveshjes me Serbinë. “Kjo temë është konsumuar, kjo temë do të ketë risi kur ne marrim qëndrim në Qeveri. Por një gjë qëndron: taksa i ka lënduar raportet me partnerët tanë. Taksa mundet ta vret mundësinë që gjatë 2019-ës të ketë një marrëveshje finale me Serbinë”, ka thënë ai në televizionin publik. Sipas tij, taksa e ka vendosur dialogun me Serbinë në qorrsokak.Hoxhaj gjithashtu ka folur edhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës për mbylljen e lojërave të fatit.Ai tha se qëndrimi i partisë nga vjen ai, PDK-ja, është që të mbyllen lojërat e fatit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …