Spanja, nën kryesimin e kryetarit Mariano Rajoy, nuk do të marrë pjesë në asnjë samit evropian apo në ndonjë samit tjetër ku Kosova është pranishme me ndonjë shenjë të shtetësisë së saj dhe ku paraqitet si entitet në vete. Ky është qëndrimi i prerë dhe i pandryshueshëm i qeverisë spanjolle …
Më shumë...Lajmet
Rreth 50.000 qytetarë tanë janë riatdhesuar në Kosovë që nga viti 2013 deri në shkurt të këtij viti
Në Kosovë janë riatdhesuar 46.457 qytetarë të vendit tonë, që nga viti 2013 deri në shkurt të këtij viti. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, Gjermania prinë, sa i përket kthimit. Kjo ministri bën të ditur se vendet e BE-së, veçanërisht Gjermania, Zvicra, Franca, Suedia, e Austria janë duke vazhduar …
Më shumë...Aleksandar Vuçiq se do të takohet javën e ardhshme në Bruksel me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi
Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se do të takohet javën e ardhshme me kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi, në Bruksel në përpjekje “për të zgjidhur problemet. Do të përpiqemi të zgjidhim problemet tona, edhe nëse nuk u besoj atyre… Ne nuk kemi zgjidhje tjetër”, u tha Vuçiq gazetarëve …
Më shumë...Albulena Haxhiu foli për deklarimet e zbrazëta të qeverive të deritanishme për zero tolerancë ndaj korrupsionit
Lëvizja Vetëvendosje, mbajti konferencë për media në lidhje me mungesën e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe raportin e ekspertëve të BE-së. Anëtarja e Kryesisë dhe deputetja Fitore Pacolli foli për raportin e ekspertëve evropian në lidhje me luftën që Qeveria e Kosovës po bën ndaj korrupsionit dhe …
Më shumë...Reçica: Jemi të përkushtuar në përmirësimin e shërbimeve sociale, përmes ngritjes së kapaciteteve njerëzore
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica me anë të një postimi e ka kujtuar ditën botërore të punës sociale, ai shkruar së MPMS është e përkushtuar në përmirësimin e shërbimeve sociale, përmes ngritjes së kapaciteteve njerëzore. Vlerësimi dhe trajnimi i punëtorëve social është në kuadër të përgjegjësive dhe …
Më shumë...Ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli – Ivica Daçiqit: Mos më ndjek, betejën me Kosovën e keni të humbur
Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se dorëzimi i letrave kredenciale nga ana e ambasadorit të Kosovës tek presidenti i Gambisë, Adama Barrow, është përgjigjja më e mirë dhe më e merituar ndaj propagandës së Serbisë dhe Ivica Daçiqit kundër subjektivitetit ndërkombëtar të …
Më shumë...Lëvizja Vetëvendosje: Pa luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk ka liberalizim të vizave
Sot, Lëvizja Vetëvendosje, mbajti konferencë për media në lidhje me mungesën e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe raportin e ekspertëve të BE-së. Anëtarja e Kryesisë dhe deputetja Fitore Pacolli foli për raportin e ekspertëve evropian në lidhje me luftën që Qeveria e Kosovës po bën ndaj korrupsionit …
Më shumë...Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj: Çfarëdo ndryshimi i kufijve në Ballkan hap kutinë e Pandorës
Rishfaqja e ambicieve të Serbisë për ndryshim të kufijve ka nxitur reagimin e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj. Përmes një reagimi në Twitter, Hoxhaj tha se kur Beogradi flet për ndarje në Ballkan, ata në fakt e kanë në mendje ndarjen e e Bosnjës, duke shtuar se deklaratat e Milorad Dodik …
Më shumë...Kolegji “Mehmet Akif” me përkrahje të MASHT-it organizoi MACPRO GENIUS 2018 në nivel të Kosovës
MACPRO, që për këtë vit është e pesta me radhë, deri më tani është organizuar vetëm në kuadër të Kolegjeve “Mehmet Akif”, ndërsa këtë vit ka qenë i hapur edhe për shkollat tjera në Kosovë (për kl. VIII-të – XII-të). Nga 267 projekte të paraqitura këtë vit në këtë garë …
Më shumë...Ministri i ZhE, Valdrin Lluka paralajmëron reforma për zvogëlimin e shpenzimeve të ndërmarrjeve publike
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka paralajmëron reforma për zvogëlimin e shpenzimeve të ndërmarrjeve publike, për shkak se nga 16 ndërmarrje publike, vetëm 6 prej tyre kanë operuar me fitim. Krejt kjo bazuar në një raport që ministri ka porositur që të hartohet pas monitorimit të gjendjes në këto ndërmarrje. Raporti …
Më shumë...Pacolli: Në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Sofje, nuk do të lejojmë përjashtimin e simboleve tona shtetërore
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli me anë të një postimi në rrjetin social ka thënë së Kosova do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Sofje por që u ka bërë të ditur shteteve të BE-së sidomos atyre që nuk e kanë njohur …
Më shumë...Bajram Hasani: Nismës Socialdemokrate në Gjilan iu kanë bashkuar dhjetëra gra
Dhjetëra gra të shtunën i janë bashkuar Nismës Socialdemokrate në Gjilan. Kryetari i Degës, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka thënë se Nisma po rritet gjithandej nëpër Kosovë dhe këtë sipas tij e dëshmojnë edhe aderimet e shumta që po ndodhin çdo ditë në këtë parti. “Sot i …
Më shumë...Sot është Dita Botërore e Punës Sociale e cila shënohet nga Federata Ndërkombëtare e Punonjësve Social
Dita Botërore e Punës Sociale ka nisur të shënohet nga Federata Ndërkombëtare e Punonjësve Social, kjo ditë festohet në mbarë botën përmes aktiviteteve të ndryshme. Objektivi kryesor i kësaj ditë është që njerëzit të vetëdijesohen për punën sociale. Njerëzit që me dekada kanë qenë punëtorë socialë, punën e tyre e …
Më shumë...Emanuel Demaj: Koalicioni me PDK-në nuk është prishur
Emanuel Demaj Sekretar i përgjithshëm i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, në një prononcim për Kosova.info ka mohuar se është prishur koalicioni PSHDK – PDK duke shtuar se javës tjetër pritet finalizimi i marrëveshjes. Ai ka thënë se koalicioni nuk është vetëm me PDK-në por me një grup subjektesh politike. …
Më shumë...Kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri: LDK-ja e ka për obligim të kujdeset për proceset politike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Gjilanit, njëherësh edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka komentuar proceset politike në vend. Ai përmes një postimi në rrjetin social ka shkruar se LDK-ja si partia më e madhe e ka për obligim të kujdeset për proceset politike në vend. “LDK, si …
Më shumë...Komuna e Prishtinës me jugo-“bashkim vëllazërimin” apo me Adem Jasharin?
Pas tri vjetësh qëndrimi në sirtarët e Komunës së Prishtinës, ka nisur realizimi i projektit për revitalizimin e platosë në sheshin, “Adem Jashari” në qendër të kryeqytetit. Fillimi i punimeve në këtë shesh kishte mbetur peng i mospajtimeve mes Komunës së Prishtinës dhe Kuvendit të Kosovës, të cilat ndajnë pronësinë …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
