Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq vlerësoi se Brukseli ka humbur autoritetin në Prishtinë dhe ka shfaqur frikën e tij se zgjedhjet në Kosovë do të thotë vetëm humbje kohe për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, por gjithashtu përfaqëson edhe radikalizëm në politikë. …
Më shumë...Lajmet
Mbahet Java e Dëshmorëve në Rahovec
Në kuadër të aktivieteteve që mbahen në shënimin e “Javës së Dëshmorëve dhe Heronjve të Komunës së Rahovecit”, sot organizohen disa aktivitete për të ndëruar dëshmorët. Do të bëhen homazhe dhe nderime pranë lapidarëve, varrezave të heronjve dhe dëshmorëve në Komunën e Rahovecit. Mbahet akademi solemne dhe program kulturo-artistik në Qendrën …
Më shumë...Delawie: Është për të ardhur keq që nuk u votua demarkacioni
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në një intervistë për RTK-në, thotë se partitë politike në prag të fushatës zgjedhore, duhet të kenë kujdes se çfarë njerëzish përfshijnë në listat zgjedhore. Ai tha se do të shohin, nëse në listat zgjedhore a do të këtë përfshirje të duhur gjinore dhe …
Më shumë...Ferati: LDK-ja do të pranojë të qëndrojë edhe në opozitë nëse nuk del e para në zgjedhjet e ardhshme, por jo të bashkëpunojë më me PDK-në
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati, ka bërë me dije se kjo parti nuk do të bashkëqeverisë me PDK-në në mandatin e ardhshëm. “Nëse dalim të parët në zgjedhje nuk do të kemi ofertë për PDK-në, por edhe nëse PDK-ja na jep ofertë, LDK-ja nuk …
Më shumë...Limaj takohet me Kryetarin Nishani
Kreu i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj, dje është takuar me Kryetarin e Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë. “Sot, së bashku me bashkëpunëtorë të NISMA për Kosovën, zhvilluam një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani. Së bashku me Presidentin …
Më shumë...Komisari i BE-së për zgjerim, Hahn legjitimon zgjedhjet e 18 qershorit dhe kërkon nga PD-ja të mos i pengojë ato
Letra drejtuar shqiptarëve e Komisionerit për Zgjerimin, Johannes Hahn duket sikur mbyll çdo shteg për negociatë mes palëve. Ajo legjitimon 18 qershorin si ditën e zgjedhjeve edhe pa opozitën dhe i kërkon asaj të mos pengojë shqiptarët që të votojnë. Letra nuk lënë vend për hamendësime pas dështimit të negociatave …
Më shumë...Majlinda Bregu: Johanes Hahn nga dërgoi një kumt, që për të keq tonë i drejtohet, absolutisht, direkt PD-së
Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit dhe zë kritik brenda Partisë Demokratike, ka reaguar pas letrës së Komisionerit Johannes Hahn për zgjedhjet e 18 qershorit. Ajo e quan mesazhin e përçuar nga Hahn një kumt që i drejtohet direkt Partisë Demokratike. “Johanes Hahn u dërgoi sot, me shqetësim të madh, shqiptarëve …
Më shumë...Përurohet objekti i ri shkollor në Këpuz të Klinës, i cili ka kushtuar mbi 300 mijë euro
Nxënës e arsimtarë të SHFMU “Azem Bejta” në fshatin Kpuz të Klinës nga sot do të kenë kushte shumë më të mira për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor. Kjo për shkak se objekti i ri shkollor modern, që ka kushtuar mbi 300 mijë euro, është përuruar sot dhe do të jetë …
Më shumë...Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama priti zyrtarin e lartë të NATO-s z. Michel Soula
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka pritur sot, në një takim zyrtar një delegacion të NATO-s, të kryesuar nga z. Michel Soula, udhëheqës i Sektorit për Operacione në Komitetin Ndërkombëtar të NATO-s, i cili shoqërohej nga gjeneral brigade Dietmar Mosmann drejtor i NALT-it (Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s), …
Më shumë...Policia e Kosovës: Disa medie në Serbi dhe portali që quhet “Preshava jonë” po përhapin dezinformata
Policia e Kosovës ka demantuar si një gënjeshtër të portaleve serbe, së cilës i referohen disa portale vendore dhe rajonale, ndër to edhe ajo që quhet, agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”, të cilat kanë botuar shkrimin e titulluar “ Pas qershorit, me urdhër të speciales pritet arrestimi i Hashim Thaçit, …
Më shumë...Sot nis festivali i folklorit “Anadrinia Jehon 2017”
Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi dhe komisionit organizativ, sot nis festivali tradicional kombëtar i folklorit “Anadrinia Jehon 2017”, i cili këtë vit mbahet për vitin e 16-të me radhë në fshatin Dejnë. Festivali fillon me datë 11 maj në orën 19:00 dhe zgjat deri më …
Më shumë...Haradinaj priti në takim intelektualët që nënshkruan peticionin për lirimin e tij
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur rreth 60 përfaqësues të intelektualëve dhe profesorëve të Kosovë të cilët kanë nënshkruar peticionin në mbështetje të tij gjatë kohës sa po mbahej në Francë. Haradinaj gjatë këtij takimi, Haradinaj ka falënderuar ata për kujdesin dhe mbështetjen ndaj tij. …
Më shumë...Zyrtare: Zgjedhjet mbahen më 11 qershor
Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që më 11 qershor të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Vendimi i Thaçit për caktimin e datës për zgjedhjet nacionale, ka ardhur pas një takimi konsultativ me përfaqësuesit e partive politike që ka pasur sot në mëngjes. Shumica e partive politike kanë …
Më shumë...Nishani: E ardhmja e Kosovës dhe Shqipërisë është në BE
Kryetari në largim i Shqipërisë, Bujar Nishani, gjatë një konference të përbashkët për medie në Prishtinë, pas takimit me kryetarin Hashim Thaçi, ka thënë se e ardhmja e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës është drejt Bashkimit Evropian. “Përderisa është proces që ka nisur para 100 vitesh në filozofi, parime dhe përcaktim, …
Më shumë...Kryetari Nishani nderohet me “Urdhrin e Lirisë”
Kryetari në largim i Shqipërisë, Bujar Nishani, është nderuar me “Urdhrin e Lirisë” nga kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi. Kryetari i Kosovës ka theksuar se Nishani nderohet më këtë titull për angazhimin e tij për shtetin e Kosovës. Kurse kreu i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka thënë se ndihet i nderuar dhe …
Më shumë...Më 12 maj, në 19-vjetorin e rënies, përkujtohet dëshmori, Agron Rrahmani
Nesër më 12 maj në ora 12:00, në fshatin Ballofc të Besianës, bëhen homazhe në nderim të figurës së Heroit të Kosovës, Agron Rrahmani, në 19 vjetorin e rënies së tij heroike. Agron Rrahmani ka lindur në fshatin Ballofc të Besianës (is Podujevë). Ai ishte djali i parë Muharremit dhe …
Më shumë...