Lajmet

Kosova jashtë Daytonit – vendim i padrejtë apo fat historik?

Tridhjetë vjet pas Marrëveshjes së Paqes së Daytonit për Bosnjë e Hercegovinën. Gazetari Melazim Koci tha se, ndonëse në atë kohë kishte zhgënjim të madh, përjashtimi i Kosovës nga procesi i Daytonit ka qenë në fakt një fat i madh, pasi përfshirja e saj mund të kishte përfunduar me një …

Më shumë...

Ish-gjyqtari i EULEX-it: Dënimi i krerëve të UÇK-së mund të thellojë ndarjen dhe të dëmtojë pajtimin në Kosovë

Dean Pineles, ish-gjyqtar amerikan në Misionin e BE-së për Sundim të Ligjit, ka dhënë një vlerësim të rëndësishëm lidhur me procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale të Hagës për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një artikull për “Balkan Insight” me titull “Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe shkatërrimi i …

Më shumë...

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton rëndë Kosovës, udhëheqësit duhet ta prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

Ambasada Amerikane: Udhëheqësit politikë të gjejnë zgjidhje, mos ta lënë vendin në ngërç

Ambasada amerikane në Prishtinë ka bërë thirrje urgjente për udhëheqësit politikë të Kosovës që ta tejkalojnë ngërçin politik që po pengon formimin e institucioneve të reja dhe po dëmton zhvillimin e vendit. Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Ambasadës theksoi se bllokada e vazhdueshme …

Më shumë...

Fatmir Limaj: Pa marrëveshje politike, s’ka votë për kryeparlamentarin nga VV

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, ka deklaruar se partia e tij nuk do të japë mbështetje për zgjedhjen e kryeparlamentarit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, pa një marrëveshje të mëparshme politike. Në një prononcim publik, Limaj ka theksuar se vota e Nismës …

Më shumë...

Betim Gjoshi kritikon VV-në: Po dëmtojnë imazhin e Kosovës për interesa të ngushta politike

Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke e quajtur qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje rreth çështjes së Listës Serbe një “farsë të dirigjuar nga pushteti”. Në një reagim publik, Gjoshi ka sqaruar aspektin ligjor të …

Më shumë...

Hykmete Bajrami: Skandalet e qeverisë nuk mbulohen me patriotizëm të rremë dhe me Listën Serbe

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me çështjen e Listës Serbe dhe vendimin e fundit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Përmes një postimi publik, Bajrami ka akuzuar qeverinë për, siç i quan ajo, një sërë skandalesh dhe dështimesh që, …

Më shumë...

Visar Ymeri: Veprimet e Vetëvendosjes kundër Listës Serbe janë lojëra politike

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk e ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, pasi votimi për këtë çështje përfundoi me dy vota për, dy kundër dhe shtatë abstenime. Kundër çertifikimit votuan fuqishëm përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ndërsa anëtarët e partive të tjera …

Më shumë...

Fatmir Koci: Priten protesta masive më 14 shtator në Hagë kundër Gjykatës Speciale

Më 14 shtator pritet të mbahet një protestë masive në Hagë kundër Gjykatës Speciale, e cila është thirrur nga veprimtarët e mërgatës, përfshirë ish-luftëtarë të UÇK-së. Njëri nga organizatorët, veterani i UÇK-së Fatmir Koci, ka bërë të ditur se ka një interesim të madh për pjesëmarrje nga diaspora shqiptare në …

Më shumë...

Altin Krasniqi publikon video të rrallë nga vizita e Jakup Krasniqit në Prekaz, duke rikujtuar lidhjen dhe bashkëpunimin me familjen Jashari që nga viti 1991

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka publikuar një video të rrallë të babait të tij, incizuar në qershor të vitit 1999 në Prekaz. Në video shfaqet një bashkëbisedim mes Rifati Jasharit, vëllait të Adem Jasharit, dhe Jakup Krasniqit, i cili së bashku me Hashim Thaçin dhe disa shokë të …

Më shumë...

Jamie Shea: Mbyllja e urës së Ibrit në Mitrovicë, synimi nuk ishte ndarja e Kosovës, por mbrojtja e popullatës në veri

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, ka dhënë një shpjegim të rëndësishëm lidhur me mbylljen e urës së Ibrit në Mitrovicë, më 24 qershor 1999, kur forcat franceze të NATO-s vendosën tela me xhemba mbi urë, duke e bllokuar atë përgjithmonë. Ai hodhi poshtë idetë se kjo masë ishte pjesë e …

Më shumë...

Ambasada Amerikane në Tiranë: Vizat studentore u revokuan për shkelje ligji dhe mbështetje për terrorizëm

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një informacion të konfirmuar nga mediat amerikane, duke sqaruar se revokimi i vizave studentore gjatë administratës Trump ka ndodhur për arsye të ligjshme. “Çdo vizë studenti e anuluar nën Administratën Trump ka ndodhur sepse individi ose ka shkelur ligjin, ose ka …

Më shumë...

Bedri Halimi: Si i trajtoi Danimarka tradhtarët dhe si po i përndjek Kosova çlirimtarët

Bedri Halimi: DISA FJALË RRETH DISA PASAKTËSIVE TË ANALIZËS SË AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË KOSOVËS

Analisti Bedri Halimi ka publikuar një qëndrim të fortë mbi trajtimin e bashkëpunëtorëve të okupatorit në Danimarkë pas Luftës së Dytë Botërore, duke e krahasuar me trajtimin që po u bëhet sot pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai kujton se Danimarka menjëherë pas çlirimit arrestoi mbi 20 mijë persona …

Më shumë...

Donald Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë si shembull të konfliktit të parandaluar nga SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer në fokus çështjen e Kosovës dhe Serbisë, duke i përmendur si shembull të një konflikti që, sipas tij, është parandaluar falë ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara. Duke folur për sukseset e tij në ndalimin e konflikteve ndërkombëtare, Trump tha se Serbia kishte qenë e …

Më shumë...

Ganimete Musliu: Donika Gërvalla u refuzua për qëndrimet e saj, jo si vajzë e heroit Jusuf Gërvalla

Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas mos zgjedhjes së Donika Gërvallës në krye të Kuvendit të Kosovës, duke sqaruar arsyet pse ajo nuk mori përkrahjen e deputetëve. Musliu theksoi se Gërvalla nuk është refuzuar si vajzë e heroit Jusuf Gërvalla, por për shkak të rrugës që ajo ka …

Më shumë...

Sibel Halimi: Moskonstituimi i Kuvendit është regres i emancipimit shoqëror

Sibel Halimi

Deputetja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar lidhur me mos konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar këtë situatë jo vetëm si krizë institucionale, por edhe si shenjë të një regresi më të thellë të emancipimit shoqëror. Ajo ka kritikuar mënyrën se si gratë po instrumentalizohen në betejat politike, …

Më shumë...

Arbërie Veliu-Maqedonci mbështet deputeten Shqipe Selimi për mos votimin e Donika Gërvallës

Arbërie Veliu-Maqedonci, bashkëshortja e deputetit të VV-së, Ejup Maqedonci, ka dalë në mbrojtje të deputetes Shqipe Selimi-Mehmeti për mos votimin e Donika Gërvallës si kryeparlamentare. Ndërsa udhëheqësit e VV-së kanë heshtur ndaj fyerjeve në rrjetet sociale kundër Selimit, Veliu-Maqedonci ka përkrahur veprimin e saj duke shprehur respekt për ish-ushtaren e …

Më shumë...