Tashmë edhe zyrtarisht në KQZ është dorëzuar koalicioni parazgjedhor në mes PDK-së, AAK-së dhe Nismës për Kosovën. Formularin për lidhje të koalicionit mes këtyre tri partive e ka dorëzuar përfaqësuesi nga AAK Valon Tolaj.
Më shumë...Lajmet
Përurohet libri: “Kundër Harresës-Gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998-1999”, i autores Fetnete Ramosaj
Më 17 maj 2017, në orën 12:00, në hapësirat e Fakultetit Juridik të Universitetit “Haxhi Zeka”, në Pejë, përurohet libri: Kundër Harresës-Gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998-1999, i autores Fetnete Ramosaj në bashkëpunim me Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës. Fetnete Ramosaj është veprimtare, publiciste dhe luftëtare e UÇK-së.
Më shumë...Shfaqet premiera e dokumentarit: “BELLEJA – VENDI I KRESHTAVE TË BARDHA”, i autorit, Faton Mehmetaj
Më 18 maj 2017 duke filluar në ora 12:00 në Sallën e Asamblesë Komunale, në Deçan, do të shfaqet premiera e dokumentarit:“BELLEJA – VENDI I KRESHTAVE TË BARDHA”(Historiku i fshatit Belle të Deçanit) të autorit Faton Mehmetaj analist dhe publicisti i mirënjohur. Këshilli Organizativ Për kontakt: 044/122-764 Faton Mehmetaj
Më shumë...Michele Sison në OKB: Kufomat në Reçak janë dëshmi e masakrës dhe dhunës serbe që ka ndodhur atje
Zëvendës-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Michele Sison, u bëri thirrjeve shteteve anëtare të OKB-së që nuk e kanë njohur Kosovën, ta njohin atë sa më parë Ajo në seancën e fundit KS të OKB-, tha se udhëheqësit në Beograd dhe …
Më shumë...KFOR sqaron se ardhja e trupave amerikane nuk është kontingjent shtesë
KFOR-i ka njoftuar se dislokimi i ardhshëm i trupave amerikane është një procedurë rutinore e dorëzim-pranimit ndërmjet dy kontingjenteve të rotacionit së Shteteve të Bashkuara dhe jo kontribut shtesë i Amerikës. Ka pasur raportime në mediat serbe dhe atyre shqiptare në Kosovë se Amerika planifikon të dërgojë 130 ushtarë shtesë …
Më shumë...Nuk ka negociata, por vetëm ndërmjetësim amerikan në pritje të përgjigjes zyrtare të kryetarit të PD-së
Mediet në Tiranë bëjnë të ditur se nuk ka negociata, mes PS-së e PD-së, por vetëm ndërmjetësim amerikan në pritje të përgjigjes zyrtare të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës. Çështja e shtyrjes së zgjedhjeve dhe lëshimet mbi të duken se kanë rikthyer palët në pozicionet e mëparshme. Lulzim Basha …
Më shumë...Themeluesi i degës së PDK-së në Klinë i bashkohet NISMËS
Ish anëtari i Kryesisë dhe Këshillit Drejtues, njëherit themeluesi i degës së PDK’së, në Klinë, z. Nezir Gashi, sot i është bashkuar Nismës për Kosovën. Në takimin që z. Gashi e pati me kryetarin e Këshillit Kombëtar, z. Jakup Krasniqi, sekretarin e përgjithshëm Bilall Sherifi, sekretarin organizativ Enver Hoti, dhe …
Më shumë...Pacolli: AKR-ja bashkohet në koalicion parazgjedhor me LDK-në, prishet me Vetëvendosjen
Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion parazgjedhor me LDK-në ka thënë se sot ka lidhur koalicioni i shpresës për Kosovën. Ai ka shkruar se marrëveshja është lidhur në funksion për të ardhmen e fëmijëve të Kosovës. LDK-ja ka lidhur koalicion parazgjedhor edhe me disa parti …
Më shumë...Partitë politike në Kosovë në vlug të lidhjeve të koalicioneve, kush me kë të mundet
Partitë politike në Kosovë kanë shpeshtuar takimet për të lidhur marrëveshje parazgjedhore, në mënyrë që të dalin triumfuese në zgjedhjet e 11 qershorit. Ndërsa një numër i tyre tashmë është bërë i njohura për publikun, një pjesë e caktuar e partive ende nuk kanë konkretizuar se me kë do të …
Më shumë...Kryetari Thaçi: Liberalizimi i vizave, prioritet emergjent
Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser. Thaçi e ka falënderuar atë për mbështetjen që i ka dhënë Estonia popullit dhe shtetit të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë. Ai ka theksuar se tash kur Estonia merr kryesimin e radhës të Bashkimit …
Më shumë...Vuçiq: Nuk më brengos dërgimi i trupave shtesë të ushtrisë amerikane në Kosovë
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të martën se nuk brengoset nga dërgimi i trupave shtesë të SHBA-ve në Kosovë dhe beson se serbët në Kosovë janë më të sigurt kur ka më tepër pjesëtarë të KFOR-it. “Nuk ka arsye për brengosje, pasi që ne me KFOR-in kemi bashkëpunim të …
Më shumë...Ja kushtet e KQZ-së për certifikimin e koalicioneve
Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar partitë politike se ato parti, të cilat nuk e njoftojnë Zyrën se do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës , si koalicione ato nuk mund të aplikojnë për certifikim dhe të garojnë si pjesë e koalicionit pas afatit të paraparë sipas …
Më shumë...Zyrtare: Avdullah Hoti, kandidat i LDK-së për kryeministër
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka vendosur që kandidat i kësaj partie për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit të jetë Avdullah Hoti. Lajmin e ka konfirmuar pas mbledhjes së Kryesisë, lideri i kësaj partie, Isa Mustafa. Avdullah Hoti aktualisht është ministër në detyrë i Financave dhe anëtar i …
Më shumë...AAK bën koalicion me PSDK dhe Ballin Kombëtar
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të martën ka arritur marrëveshje koalicioni për zgjedhjet e 11 qershorit, me Partinë Social-Demokrate të Kosovës dhe Ballin Kombëtar të Kosovës. Akti i nënshkrimit është bërë në Selinë e AAK-së në Prishtinë, nga kryetari Ramush Haradinaj dhe kryetarët respektivë të këtyre dy partive, Bajram Kelmendi …
Më shumë...Filloi punimet Konferenca vjetore “Java e Shkencës 2017”
Ka filluar punimet Konferenca tradicionale “Java e Shkencës 2017”, në të cilën po marrin pjesë shkencëtarë të fushave të ndryshme nga vendi dhe rajoni, të cilët do të prezantojnë kontributet e tyre shkencore në promovimin e shkencës në Republikën e Kosovës. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami në …
Më shumë...Vetëvendosje, konferencë për media në orën 14:00
Lëvizja Vetëvendosje sot do të bëjë të qartë nëse do të hyjë në koalicion parazgjedhor me ndonjërën nga partitë politike. Lëvizja ka paralajmëruar një konferencë për në orën 14:00 ku sipas të gjitha gjasave do të bëjë të qartë vendimet e saj në lidhje me koalicionet e mundshme. Zyrtarë të …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
