Lajmet

Nehat Thaçi arrestohet me urdhërarrest të Serbisë

Nehat Thaçi

Ish pjesëtari i UÇK-së, tani drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, është arrestuar sot në mëngjes nga policia e Serbisë duke kaluar kufirin Kosovë-Serbi, tek vendi i quajtur Dheu i Bardhë. Mësohet se ai me disa persona tjerë po shkonte në qytetin e Nishit të …

Më shumë...

Bajrami: Nuk do ti mbyllim shkollat turke në Kosovë

Arsim Bajrami

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka shprehur se nuk ka asnjë kërkesë nga Turqia për mbylljen e shkollave turke Mehmet Akif, dhe ka shtuar më tej se edhe nëse do të kishte një kërkesë e tillë nuk do të miratohej se kjo çështje i përket punëve të …

Më shumë...

Kurti: Për kod shtetëror telefonik është aplikimi i drejtpërdrejtë në ITU

Kurti

Deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti ka thënë se rruga për t’u pajisur Kosova me kod shtetëror telefonik është aplikimi i drejtpërdrejtë në ITU. “Kjo rrugë nuk kalon as nga Beogradi as nga Vjena. Ka shtete që s’janë anëtare të OKB-së por janë anëtare të ITU-së. Qeveria e Kosovës gjatë negocimit …

Më shumë...

Shukri Buja: Kodi telefonik e rrezikon sigurinë e brendshme të shtetit

Buja: Deklarata e Mustafës e pamatur por e kuptueshme për gjendjen e tij frustuese

Kundër kodit telefonik shtetëror është shprehur edhe deputeti i PDK-së Shukri Buja. Sipas tij kodi telefonik është çështje që e rrezikon edhe sigurinë e brendshme të shtetit. “Ai që i rrezikon kodet telefonike mund t’i rrezikojë edhe institucionet e vendit sepse mund të përgjojë shumë lehtë. Ne duhet të krijojmë strategji …

Më shumë...

Kryeministri Mustafa: Kosova e ka forcuar sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial

Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, gjatë interpelancës para deputetëve të Kosovës, lidhur me kodin shtetëror telefonik, ka thënë se me këtë marrëveshje Kosova e ka forcuar sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial. “Kosova në Bruksel ka arrit marrëveshje me Serbinë e cila i siguron Kosovës kodin e telekekomunikacionit shtetëror. Tash kur ne po …

Më shumë...

Ymeri: Me marrëveshjen për kodin telefonik, Kosova nën sovranitetin e Serbisë

Visar Ymeri

Iniciuesi i interpelancës, Visar Ymeri tha se Qeveria me këtë marrëveshje ka rrezikuar sovranitetin e Kosovës në fushën e telekomunikimeve, duke e hapur derën që ky territor të konsiderohet si vazhdimësi e sovranitetit të Serbisë. “Të gjithë specialistet e telekomunikacionit e kundërshtonin haptas këtë marrëveshje. Kosova është shtet i pavarur. …

Më shumë...

Kryeministrin Mustafa sot e presin dy interpelanca

Isa Mustafa

Sot në Kuvendin e Kosovës, kryeministri, Isa Mustafa, do të dalë për herë të parë para deputetëve për të raportuar me kërkesë të deputetëve nga radhët e Vetëvenosjes. Ai është thirrur në dy interpelanca,  me qëllim për të dhënë  përgjigje rreth marrëveshjes për kodin telefonik dhe gjendjes politike në pjesën …

Më shumë...

Kuvendi i Shqipërisë sot debaton për faljen e borxhit nga Italia

Kuvendi i Shqipërisë

Sot në Kuvendin e Shqipërisë, për diskutim në seancën e radhës, është paraparë debati për Ratifikimin  e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, që zyrtarizon konvertimin e borxhit për zhvillim. Ky është  njëri  nga dy projektligjet e përfshira për diskutim në seancën e sotme të Kuvendit. Marrëveshja me palën italiane parashikon …

Më shumë...

Xhavit Haliti po qëndron në Bruksel, për të parë nga afër ecurinë e procesit të liberalizimit të vizave

Xhavit Haliti

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel, për të parë nga afër ecurinë e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Gjatë vizitës në Bruksel, nënkryetari Haliti është takuar së pari me kryetarin e Komisionit …

Më shumë...

Vrasja e fundit e një zezaku nga policia ka shkaktuar protesta të shumta në Kaliforni

Vrasja e fundit e një zezaku nga policia ka shkaktuar protesta të shumta në Kaliforni

Pas dy vrasjeve të fundit të policisë amerikane në Karolinën e Jugut dhe në Oklahoma, agjentët amerikanë janë përfshirë në një vrasje tjetër, e cila  ka shkaktuar protesta të shumta në Kaliforni. Policia e zonës El Cajon në Kaliforninë e Jugut hapi zjarr dhe vrau 38-vjeçarin me ngjyrë, Alfred Olango, …

Më shumë...

Partia e Drejtësisë zgjodhi kryetarin e ri, Sylejman Çerkezi dhe strukturat e reja

Partia e Drejtësisë

Partia e Drejtësisë, më 28 shtator 2016, mbajti Kuvendin e Jashtëzakonshëm, në të cilin morën pjesë 112 delegatë, të cilët në mënyrë unanime votuan për shkarkimin e kryetarit të deritanishëm, Ferid Agani. Po ashtu, me 110 vota pro dhe dy kundër Kryetar i ri u zgjodh, Sylejman Çerkezi, ndërsa u …

Më shumë...

Tomë Gashi: Dëshmitari i mbrojtur në rastin e Azem Sylës është fqinji i tij

Tomë Gashi

Avokati i Azem Sylës, Tomë Gashi ka folur edhe për procesin e djeshëm  në Gjykatën themelore në të cilën është marrë në pyetje dëshmitari i dytë i mbrojtur, i cili, ka pranuar hapur se nuk ka pasur kurrfarë kërcënimesh, as të tërthorta e as të drejtpërdrejta për të dëshmuar në …

Më shumë...

Opozita nuk mund të jetë fajtore për dështimet e Qeverisë

Bali Muharremaj

Deputeti i AAK-së, Bali Muharremaj, ka thënë se opozita nuk është fajtore për dështimet e Qeverisë. Ai ka shtuar  se koalicioni qeverisës PDK – LDK i ka sjellë shumë dëme shtetit të Kosovës. Ne nuk mund t’i kalonim projektet që i humbnin territor Kosovës dhe që do ta fusnin Serbinë …

Më shumë...

Johanes Hahn: Komisioni Evropian e njeh Çështjen Çame

Komisari i BE-së për zgjerim, Hahn legjitimon zgjedhjet e 18 qershorit dhe kërkon nga PD-ja të mos i pengojë ato

Komisioneri Johanes Hahn, në një seancë dëgjimore me eurodeputetët, ka theksuar faktin që çështja e detit, ndryshe nga sa ka deklaruar ambasadorja greke në Tiranë, njihet nga Komisioni Europian si një çështje e pazgjidhur mes dy vendeve. Hahn është ndalur në mekanizmin dypalësh në adresimin e çështjeve historike mes dy …

Më shumë...

Muri 900 kilometra përgjatë kufirit të Turqisë me Sirinë, do të përfundojë në fund të muajit shkurt

Muri 900 kilometra përgjatë kufirit të Turqisë me Sirinë, do të përfundojë në fund të muajit shkurt

Një zyrtar i lartë i Turqisë ka deklaruar për Agjencisë Reuters se  Muri ndarës  prej 900 kilometrash përgjatë kufirit mes Turqisë dhe Sirisë, do të përfundojë në fund të muajit shkurt. Ankaraja zyrtare, një kohë të gjatë ka qenë në presion nga aleatët e NATO-s që të sigurojë kufirin për …

Më shumë...

Michael Fallon: Britania e Madhe është kundër një force të përbashkët ushtarake në Evropë

Michael Fallon

Sekretari i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Michael Fallon i cili zhvilloi të parën vizitë zyrtare me ministren shqiptare të Mbrojtjes, Mimi Kodheli, rikonfirmoi qëndrimin e vendeve që përbëjnë Mbretërinë e bashkuar, të cilat janë shprehur  kundër një force të përbashkët ushtarake, në Evropë. Sipas bisedës që zhvilluam të martën …

Më shumë...