leoni

Lajmet

Vendimi i Gjykatës pë t’iu vazhduar masën e arrestit deputetëve të opozitës është mesazh i keq

Në një reagim të AAK-së thuhet se  se vendimi i sotëm i Gjykatës pë t’i vazhduar masën e arrestit shtëpiak deputetes së AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, si dhe vazhdimi i masës së paraburgimit për deputetët tjerë të opozitës, është mesazhi më i keq i qeverisë Mustafa. “Fakti që gjykata nuk …

Më shumë...

“Homazhe” dhe hipokrizi për një Akademi

        Në 40-vjetorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, sot krerët më të lartë të shtetit nuk kursyen asnjë fjalë miradije e patriotizmi pa deklamuar për Akademinë e LDK-së, institucionin më parazit të vendit. Kryeministri, Isa Mustafa shkoi aq larg sa kësaj Akademia ia atribuoi edhe çlirimin e …

Më shumë...

Zhbogar: Nuk besoj se do të ketë liberalizim të vizave në vitin 2016

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar nuk beson se qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në Evropë as gjatë vitit 2016.  “Unë nuk mund ta them këtë dhe do e shpjegoj pse. Sepse kjo nuk varet nga Komisioni, varet edhe nga vendet anëtare, por do …

Më shumë...

OKB-ja e UNICEF-i fshehin abuzimet kundër fëmijëve nga ndërkombëtarët në Afrikën Qendrore

Një raport i publikuar kohëve të fundit denoncon një  dështim të  thellë institucional të Organizatës sKombeve të Bashkuara, për të vepruar mbi dyshimet se paqeruajtës francezë dhe të tjerë, kanë abuzuar seksualisht me fëmijë, në Republikën Qendrore Afrikane. Raporti  ka zbuluar  edhe më shumë abuzime të këtilla. Një djalosh i ri, i …

Më shumë...

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme

Zëvendës-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, nga posti në të cilin, katër vjet më parë e kishte emëruar kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi. Në dorëheqjen e tij drejtuar medieve ai thotë se ishte munduar ta jepte kontributin në sferën e Diplomacisë Publike, asaj Digjitale …

Më shumë...

B.Mahmuti: Kriteret e refuzimit të liberalizimit të vizave janë politike dhe ideologjike

Publicisti dhe veprimtari,  Bardhyl Mahmuti ka deklaruar se kriteret e refuzimit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës janë politike dhe ideologjike dhe si të tilla, në kontekstin aktual të përkëdheljes që i bëhet Serbisë, paraqesin një rrezik për ardhmërinë e Kosovës.  Propozimi për të mos hequr regjimin e …

Më shumë...

Qeveria mirëpret raportin e Komisionit Evropian

Qeveria e Kosovës ka përshëndetur raportin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave. Në njoftimin e shpërndarë për mediet thuhet se “Qeveria e Republikës së Kosovës e mirëpret qartësimin se ky është raporti i fundit në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe e sheh si inkurajues faktin që …

Më shumë...

Rreth 110 mijë qytetarë kanë ikur nga Kosova duke filluar qysh prej vitit 2014 e deri tani

Afro 110 mijë qytetarë të vendit tonë  kanë ikur duke filluar qysh prej vitit 2014 e deri tani . Megjithatë fundi i vitit të kaluar dhe fillimi i 2015-së ka shënuar fluksin më të madhë të largimit të qytetarëve nga Kosova.Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme përkatësisht nga  departamenti …

Më shumë...

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mes dy policive shqiptare

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni ka pritur sot në takim drejtorin e Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Haki Çako. Siç bëhet e ditur në njoftimin e Policisë, ky takim kishte për qëllim avancimin e bashkëpunimit të mëtejmë në mes të dy institucioneve policore të të dy …

Më shumë...

Në dialogun me Kosovën Serbia përfiton shumë dhe nuk ka pse i druhet Kapitullit 35

Ambasadori anglez, në Beograd Denis Keefe ka thënë se nuk ka asgjë të fshehtë në platformën negociuese të Bashkimit Evropian për kapitullin 35 që ka të bëjë me Kosovën. Procesi i negociatave me Brukselin është konfirmuar si duhet e Serbia sapo ka bërë njërin nga hapat e rëndësishëm – hapjen …

Më shumë...

Zhbogar përmend si kusht edhe Demarkacionin

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar ka vlerësuar se kushtet e kërkuara nga Komisioni Evropian, mund të plotësohen brenda disa javësh. “Bartja e një numri të mjaftueshëm të gjyqtarëve në departamentin e krimeve të rënda, krijimi i një historie hetimore dhe konfiskimi i pasurisë”, theksoi Zhbogar, …

Më shumë...

Dana Rohrabacher: Kosova në marrëveshje me Serbinë, ka hequr dorë nga pjesa veriore e saj

Kongresmeni republikan, Dana Rohrabacher, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka deklaruar se “me marrëveshjen me Serbinë, Kosova ka hequr dorë nga pjesa veriore e saj dhe kjo marrëveshja nuk sjell paqe afatgjate në rajon. Në favor të kësaj do të ishte rregullimi i kufijve, Duhet të pranojmë …

Më shumë...

AAK: Qeveria mos ta paraqes si fitore të saj raportin e KE

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka konsideruar përpjekjet e Qeverisë që raportin e Komisionit Evropian për plotësimin e kushteve për liberalizim, ta paraqesë si fitore të saj, janë të papranueshme dhe tallje me opinionin publik. Sipas këtij subjekti, kushtet e kërkuara nga Komisioni Evropian për heqjen e vizave, janë …

Më shumë...

Kryetari i Rusisë Vladimir Putin, e ka cilësuar lartë miliarderin amerikan Donald Trump

Kryetari i Rusisë Vladimir Putin, e ka cilësuar miliarderin amerikan Donald Trump, si lider në garën amerikane presidenciale dhe ka thënë se mirëpret thirrjen e biznesmenit amerikan për marrëdhënie më të ngushta amerikano – ruse. “Ai është një person që shquhet – është i talentuar, pa asnjë dyshim”, ka thënë …

Më shumë...

Vuçiq: Brukseli nuk ka kërkuar nga Serbia njohjen e Kosovës për anëtarësim në BE

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Brukseli nuk ka kërkuar nga Serbia njohjen e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Deri më tani askush nuk e ka përmendur një kërkesë të tillë e as as që është e shkruar ndokund! Pyetjes se a do ta nënshkruajë dokumentin detyrues …

Më shumë...

Në fshatin Kçiq të Mitrovicës filluan gërmimet në vendin ku dyshohet se ka varrezë masive

Në fshatin Kçiq të komunës së Mitrovicës kanë filluar gërmimet në vendin ku dyshohet se ka varrezë masive. Vendodhja është përcaktuar në bazë të dëshmisë së një qytetari i cila ka deklaruar se pranë varrezave të këtij fshati janë varrosur disa persona të vrarë gjatë luftës çlirimtare në Kosovë. Gjatë …

Më shumë...