Në raportin drejtuar Bundestagut për ushtarët gjermanë në veri të Kosovës, mohohet prania e shqiptarëve në veri

Në raportin drejtuar Bundestagut për ushtarët gjermanë në veri të Kosovës, mohohet prania e shqiptarëve në veri

Nga 6500  ushtarë gjermanë sa kishte në Kosovë në vitin 1999,  tani kanë mbetur  vetëm 750 ushtarë që veprojnë në kuadër të forcave paqeruajtëse të KFOR-it në vendin tonë. Mirëpo duke qenë se situata e sigurisë në vend është përmirësuar, Qeveria  gjermane do të tërheq nga Kosova edhe 100 ushtarë të tjerë. Tani e tutje në kuadër të forcave paqeruajtëse të KFOR-it do të jenë të pranishëm vetëm rreth  650 pjesëtarë, meqë me të drejtë konstatohet se situata e sigurisë në vend është stabile përveç në rajonin në veri të vendit. Në rast nevoje kjo forcë ushtarake mund të rritet nga forcat rezerve në Gjermani, deri në kufirin maksimal prej 1850 ushtarësh. Në raportin interno, të shkruar për deputetët e Bundestagut, thuhet se vetëm në veri të këtij shteti të vogël, ka herë pas here incidente midis popullatës serbe e cila dominon në katër komunat veriore dhe sikur thuhet  “popullatës minore islame”. Në raport nuk përmendet prania e shqiptarëve në veri, por ajo krahas asaj boshnjake trajtohet si popullatë myslimane, mbase jo me qëllim të keq, por fakti se mohohet përkatësia e shqiptarëve autoktonë në ato vise, është plotësisht në akord me përpjekjet që po bën Beogradi dhe Brukseli për  krijimin e një shteti të ri të Serbisë në veri të vendit tonë madje edhe me pëlqimin e kreut institucional shtetëror.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …