Lajmet

Havier Solana edhe nëse merr pushtetin në Spanjë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Javier Solana

Ish sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe ish-përfaqësues i lartë për politikat e sigurisë dhe të jashtme në BE, Havier Solana  ka folur edhe për çështjen e Kosovës. Solana ka njohuri për vendin tonë meqë  sekretar i NATO-s, në vitin 1999, kjo forcë euroatlantike ka bombarduar caqet serbe në Kosovë …

Më shumë...

Dy zyrtarë të ambasadës së Serbisë, janë vrarë nga një sulm ajror i forcave amerikane kundër ISIS-it

Dy zyrtarë të ambasadës së Serbisë anë vrarë nga një sulm ajror i forcave amerikane që kishte për qëllim shkatërrimin e një baze të ISIS-it, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq. Ai ka thënë se do të kërkojë shpjegime e sqarime nga Shtetet e Bashkuara lidhur me …

Më shumë...

Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër deputetëve të opozitës: Ismajl Kurteshi, Fisnik Ismajli dhe Haxhi Shala

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë kundër deputetëve të opozitës: Ismajl Kurteshi, Fisnik Ismajli dhe Haxhi Shala  për sikur thuhet mbajtjen apo hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Sipas aktakuzës, Kurteshi e Shala ngarkohen me dy vepra penale: përdorimi i mjetit të rrezikshëm dhe pengim i personit …

Më shumë...

Deputetëve të opozitës që u arrestuan dje në Kuvendin e Kosovës, u është caktuar masa e arrestit 48 orë

Opozita

Deputetëve të opozitës, të cilët dje policia i arrestoi në Kuvendin e Kosovës, u është caktuar masa e arrestit prej 48 orëve. Pal Lekaj, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi, Shqipe Pantina, Fisnik Ismaili, Enver Hoti, Teuta Haxhiu, Mytaher Haskuka dhe Rexhep Selimi u arrestuan nga Policia e Kosovës pasi dyshohen për …

Më shumë...

OKB-ja, Amerika, Franca e Turqia akuzojnë Rusinë për krime lufte në Siri

BE-ja ende nuk e ka dënuar intervenimin rus në Siri

Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Uashingtoni zyrtar  janë të shqetësuar për sulmet e pandërprera ruse në Siri. Këtë e kanë konfirmuar edhe diplomatët e Ankarasë dhe të Parisit. Ministria e Jashtme e Turqisë, konsideron se  këto sulme përbëjnë krime kundër njerëzimit. Vrasja e njerëzve të pafajshëm, bombardimi i qendrave të …

Më shumë...

Ka vdekur në moshën 84-vjeçare shkrimtari dhe filozofi italian, Umberto Eco

Ka vdekur njëri nga shkrimtarët dhe filozofët më të rëndësishëm bashkëkohorë, Umberto Eco, i njohur për lexuesin sidomos me romanin “Emri i trëndafilit”. Ai ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij për gazetën “La Republica”. Umberto Eco ishte një nga filozofët, kritikët …

Më shumë...

Jakup Krasniqi: Sot me vjen rëndë që një pjesë të rrugëtimit tim e kam kaluar me disa nga këta sundimtarët e sotëm të Kosovës

Jakup Krasniqi

Në një shkrim të tij lidhur me zhvillimet drastike në Kuvend, ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi ka shkruar; Duke e shikuar punën e Kuvendit të Kosovës sot, ndërmend m’u sollën shumë ngjarje historike. M’u sollën vitet kur Kuvendi i Autonomisë se Kosovës votonte për ndryshimet Kushtetuese, kur autonomia nuk humbiste asgjë. Se …

Më shumë...

Policia e Kosovës me urdhër të kreut të Kuvendit dhe Qeverisë Mustafa ka arrestuar edhe deputetin, Rexhep Selimi

Rexhep Selimi

Policia e Kosovës me urdhër të kreut të Kuvendit dhe Qeverisë Mustafa ka arrestuar edhe deputetët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi dhe Fisnik Ismaili, derisa ndodheshin  jashtë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Ndërkohë, bëhet e ditur se deputeti Rexhep  Selimi nuk ka pranuar të hyjë në veturë të policisë, por ka …

Më shumë...

Kryetari i Kuvendit ka urdhëruar arrestin e deputetëve të opozitës me arsyetim për sjellje të vrazhda (!)

Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, mbajti konferencë për medie, me ç’ rast ka kritikuar dhe ka dënuar deputetët e opozitës për, sikur tha ai, sjellje të vrazhda. Ndonëse disa orë më parë ai ka urdhëruar policinë për nxjerrjen e deputetëve dhunshëm nga seanca e Kuvendit, ai nga konferenca për medie …

Më shumë...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga mandati i deputetit

Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga mandati i deputetit. Duke e parë se Kuvendi i Kosovës, është shndërruar në një institucion për mbulesën e shkeljeve kushtetuese që i ka bërë qeveria; duke e parë se Kuvendi është shndërruar në një vend …

Më shumë...

Ymeri: Pozita përjashtoi qindra mijëra qytetarë që votuan për këta deputetë… protestuesit u shpërndanë

 Kryetarët e partive opozitare u janë drejtuar mijëra qytetarëve që po protestonin para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës ku po mbahej seanca pa praninë e deputetëve të opozitës të cilët u nxjerrën dhunshëm nga aty. Kryetari i Vetëvendosjes deklaroi se duke përjashtuar deputetët e opozitës nga seanca e Kuvendit, pozita …

Më shumë...

Kadri Veseli, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi me policinë e tyre përjashtojnë opozitën nga Kuvendi

Sot për herë të parë pas çlirimit të Kosovës nga Serbia  dhe pas shpalljes së Pavarësisë, koalicioni më i panatyrshëm politik, qeveritar: PDK-LDK-Lista e Vuçiqit dhe  kryetari i Kuvendit me ndihmën e Policisë së tyre kanë arrestuar dhjetëra deputetë dhe më në fund kanë përjashtuar tërë opozitën nga Kuvendi. Futja …

Më shumë...

Kuvendi po mbanë seancën e radhës pa praninë e deputetëve të përjashtuar të opozitës

Kuvendi po mbanë seancën e radhës pa praninë e deputetëve të përjashtuar të opozitës. Derisa deputetët e partive të koalicionit qeveritar po mbajnë fjalime në sallën e Kuvendit, deputetët e partive opozitare nuk po lejohen të futen në sallën ku po mbahet seanca, ndonëse po bëjnë përpjekje të hyjnë brenda. …

Më shumë...

Krasniqi: Kjo qeverisje përbehet nga ish zyrtarë e bashkëpunëtorë të Titos e Milosheviqit

Jakup Krasniqi

Ish kryekuvendari, Jakup Krasniqi thotë  se gjendja e sotme në Kuvendin e Kosovës nuk është lehtë të komentohet, sepse është pasqyra më e keqe e mundshme që fletë shumë. Në rend të parë tregon se kjo që po ndodh që sa muaj në Kosovë, është pasoj e një qeverisje despotike, …

Më shumë...

Arrestohen deputetet e opozitës, në mesin e tyre edhe Shqipe Pantina, motra e dëshmorit, Hysen Pantina

Shqipe Pantina

Polica ka arrestuar katër deputete të Kuvendit të Kosovës. Teuta Haxhiu e AAK-së është arrestuar derisa po dilte nga ndërtesa e Kuvendit. Gjatë ditës janë arrestuar edhe Shqipe Pantina, Donika Kadaj-Bujupi, Besa Baftiu, ndërsa është alivanosur nga ndërhyrja e policisë në Kuvend, Albulenë Haxhiu.  Policia ka arrestuar edhe deputeten Shqipe …

Më shumë...

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka përjashtuar nga seanca edhe liderin e AAK, Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka përjashtuar nga seanca edhe liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Në njoftimin e Kuvendit të Kosovës thuhet se pas përsëritjes së veprimeve të njëjta në vazhdimin e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Kuvendit, në mbështetje të nenit 67.7 …

Më shumë...