Lajmet

Hashim Thaçi: Tërheqja e nënshkrimeve me Serbinë devalvon shtetësinë e Kosovës (!)

 Zëvendës-kryeministri, Hashim Thaçi konsideron se tërheqja e nënshkrimeve nga marrëveshja për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe demarkacionit me Malin e Zi do ta devalvonte shtetësinë e Kosovës. Njerëzit duhet ta kuptojnë se rënia e këtyre marrëveshjeve nënkupton devalvim të shtetit të Kosovës, kjo nuk është lojë fëmijësh. Këto …

Më shumë...

Më 2015 Kosova ka importuar mbi 1 milardë euro ndërsa ka eksportuar 200 milionë euro

Sipas të dhënave zyrtare, tregu i vendit tonë vazhdon të dominohet dukshëm nga eksporti. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin që po lëmë pas, vlera e mallrave të importuara ka kaluar shifren prej 1 milard eurove ndërsa e atyre të eksportuara afër 200 milion euro. …

Më shumë...

Jakup Krasniqi: Marrëveshjet ndërkombëtare nuk janë lojë fëmijësh

Për të vetmen gjë që po pajtohem në fund të vitit 2015, më bashkëpunëtorin e Isa Mustafës, Hashim Thaçi, është fakti se: “Marrëveshjet ndërkombëtare nuk janë lojë fëmijësh”1. Kjo është e saktë. Marrëveshjet janë lojë burrash të pjekur e të përgjegjshëm. Por, a janë këto marrëveshje ndërkombëtare apo njëfarë dakordimi …

Më shumë...

Me fillimin e ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re” çmimi i energjisë do të rritet për 28%

Ministri i Zhvillimit Ekonimik, Blerand Stavileci ka bërë të ditur se me fillimin e ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re” do të ketë rritje të dukshme të çmimit të energjisë. Ai theksoi se ndërtimi i termocentralit të ri nuk do të ketë kosto për buxhetin shteti, por barrë të madhe …

Më shumë...

Jahjaga e zhgënjyer me liderët që nuk treguan gatishmëri për dialog konstruktiv

Kryetarja e vendit, Atifete Jahjaga ka deklaruar se është e zhgënjyer me liderët politikë,  që nuk treguan gatishmëri për dialog të brendshëm konstruktiv. Ajo i ka thënë gazetës “Zëri” se për fat të keq, brenda Kosovës ky vit ka qenë një vit me shumë sfida dhe shpesh kokëfortësia e tërë …

Më shumë...

Thaçi: Me gjithë sfidat 2015 ka qenë vit i suksesshëm për Kosovën

Duke folur për zhvillimet në vitin që po lëmë pas dhe pritjet për vitin e ardhshëm, zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi ka vlerësuar se me gjithë sfidat që e kanë shoqëruar 2015 –tën, ky ka qenë vit i suksesshëm për Kosovën.  Sfidë kryesore mbetet pengimi i funksionimit të institucioneve demokratike nga një pjesë …

Më shumë...

Haradinaj: Viti që po e lëmë pas ishte sfidues për Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj konsideron se viti që po lëmë pas ishte shumë i rëndë për qytetarët e vendit tonë. Viti që po e lëmë pas, ishte vit sfidues për Kosovën, vit që e rëndoi edhe më shumë jetën e qytetarit, nga një situatë dramatike …

Më shumë...

Autoritetet e larta të vendit, kryetarët e partive dhe personalitete urojnë qytetarët

Në prag ti ndërrimit të viteve, drejtuesit e institucioneve më të larta të vendit, kryetarët e partive politike dhe personalitete nga fusha të ndryshme kanë uruar qytetarët për vitin e ri. Në urimet e tyre thuaja uniforme, ata kanë uruar që gjatë vitit të ardhshëm në jetën e qytetarëve dhe …

Më shumë...

Policia, plan operativ për parandalimin e incidenteve të mundshme në natën e Vitit të Ri

Policia e Kosovës ka hartuar plan operativ për të parandaluar incidentet e mundshme në natën e ndërrimit të viteve. Qëllimi i këtij planifikimi dhe angazhimi të Policisë së Kosovës, është ruajtja e rendit dhe qetësisë publike në mbarë vendin, parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale. …

Më shumë...

AFP: Në kuadër të vizitave të Papa Françeskut nëpër botë mund të përfshihet edhe Kosova

Duke u thirrur në burime të saj brenda Vatikanit, agjencia AFP njofton se në kuadër të vizitave të Papa Françeskut nëpër botë mund të prfshihet edhe Kosova. Vizitat në Kosovë dhe Armeni, pritet të përfshihen në agjendën e Papa Françeskut, si destinacione të mundshme në 12 muajt e ardhshëm. Burime …

Më shumë...

Davenport: në asnjë dokument të KE-së nuk përmendet njohja e Kosovës nga Serbia

Kryesuesi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Mihael Davenport ka thënë për mediet  se kapitulli i 35-të ka të bëjë me normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve Beograd – Prishtinë, po këto nuk janë bisedime për njohjen e Kosovës, meqë në asnjë dokument të Këshillit të Evropës nuk përmendet njohja e …

Më shumë...

Veteranët shprehen të zhgënjyer në shënim të Ditës së tyre

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku se ende shumë veteranë që nuk kanë filluar të marrin pensionin prej 170 eurosh pavaresisht se kanë fituar statusin e veteranit Ai në ditën e veteranit shprehu zhgënjimin edhe për mos shënimin e 30 dhjetorit në …

Më shumë...

Mustafa: Nuk jap dorëheqje, nuk i lë në baltë qytetarët që ma kanë dhënë besimin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke folur për zhvillimet e vitit 2015 ka deklaruar se ky vit ka qenë një vit i vendimeve të mëdha dhe vit i rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Pavarësisht kërkesës së opozitës për dorëheqje, ai ka bërë me dije se nuk e ka ndërmend …

Më shumë...

Ministri, Bajrami dhe kryekuvendari, Veseli ngushëllojnë familjen e profesor, Isa Bajçincës

Me rastin e ndarjes nga jeta të gjuhëtarit, Isa Bajçinca, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka ngushëlluar familjen Bajçinca. “Arsimi ynë humbi një nga kontribuuesit më të mëdhenj të edukimit të brezave të rinj, duke qenë se një pjesë të madhe të jetës dhe punës së tij …

Më shumë...

Jahjaga: Zgjidhja është në institucione

Kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga është shprehur e zhgënjyer me udhëheqësit politik në vend që nuk arritën ta kapërcejnë krizën parlamentare. Në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, ajo ka përsëritur thirrjet që spektri politik të gjejë zgjidhjen përmes bisedimeve. “Zgjidhjet janë në institucione dhe duhet të tejkalohen interesat …

Më shumë...

Delawie: Gjykata jep udhëzime që statuti i Asociacionit të jetë në përputhje me Kushtetutën

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se ajo jep dritën jeshile për themelimin e Asociacionit, por në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Ai ka sqaruar se Gjykata i ka dhënë udhëzime Qeverisë sesi mund të hartohet statuti i Asociacionit, në mënyrë që …

Më shumë...