Lajmet

Kosova nuk do të jetë në Agjendë të Këshillit të Evropës në Mbledhjen e Komitetit të Ministrave të majit

Kosova nuk pritet të trajtohet si çështje në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në mbledhjen e tij të ardhshme, që do të mbahet më 13 dhe 14 maj. Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka shprehur shqetësim për situatën e aktuale, duke theksuar se, për momentin, vendi …

Më shumë...

FSK përfundon me sukses kursin bazik për Xhenier luftarak

Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar me sukses “Kursin Bazik për Xhenier Luftarak”, me qëllim ngritjen e kapaciteteve operacionale në këtë fushë. Kursi është mbajtur nga instruktorë të Regjimentit të Xhenios së Gardës Kombëtare, me mbështetjen e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe Komandës së Forcave Tokësore. Gjatë trajnimit, …

Më shumë...

Ushtarët italianë të KFOR-it stërviten për menaxhimin e turmave me përdorim të helikopterëve

Ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndim të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët me fokus në përdorimin e helikopterëve dhe pajisjeve për kontrollin e turmave. Sipas njoftimit nga KFOR-i, ushtrimi synonte përmirësimin e procedurave operacionale për hipjen dhe uljen nga helikopteri gjatë situatave që …

Më shumë...

Lutfi Haziri: LDK-ja ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer me të gjitha partitë

Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka komentuar letrën e fundit të Kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se LDK-ja ka pasur gjithmonë bashkëpunim të suksesshëm me të gjitha partitë politike, ndërkohë që shumë procese politike janë shkaktuar nga veprimet e partisë së tij. Ai ka theksuar se, për …

Më shumë...

Abelard Tahiri: PDK-ja nuk ka qenë e hapur për kompromis me Kurtin dhe VV-në

Abelard Tahiri

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se partia e tij nuk ka pasur asnjë tendencë për afrim politik me Vetëvendosjen dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke komentuar ftesën e fundit të këtij të fundit drejtuar LDK-së. Tahiri tha se përplasjet midis PDK-së dhe VV-së janë të thella dhe …

Më shumë...

Kadri Kryeziu: Presidentja duhet të ndërhyjë për të zgjidhur bllokadën institucionale

Profesori i së drejtës kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka kërkuar ndërhyrjen e presidentes Vjosa Osmani pas dështimit të njëmbëdhjetë përpjekjeve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, vendi ndodhet në një boshllëk institucional, pasi as Kuvendi nuk funksionon dhe Qeveria është ende në detyrë. Kryeziu tha se presidentja duhet të …

Më shumë...

Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa Vizë në Izrael nga 5 maji

Nga 5 maji 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Izrael pa vizë për qëllime turistike, me kusht që të aplikojnë paraprakisht për autorizimin elektronik ETA-IL. Marrëveshja për heqjen e vizave u nënshkrua në qershor 2024 dhe u ratifikua në shkurt të këtij viti. Ambasadorja izraelite në Kosovë, Tamara …

Më shumë...

Gerard McGurk Emërohet shef i ri i Misionit të OSBE-së në Kosovë

Ambasadori britanik Gerard McGurk ka marrë zyrtarisht detyrën si shef i ri i Misionit të OSBE-së në Kosovë. Me një karrierë të gjatë në diplomacinë britanike, McGurk sjell përvojë të gjerë në menaxhim krizash, diplomaci shumëpalëshe dhe bilaterale. Ai ka qenë pjesë e ekipit të qeverisë britanike për procesin e …

Më shumë...

Behxhet Sh. Shala: Letra Albin Kurtit drejtuar Lumir Abdixhikut “dinake e përçarëse”

Behxhet Shala

Publicisti Behxhet Sh. Shala – Bajgora ka reaguar me një koment tejet kritik dhe ironik ndaj letrës së Albin Kurtit drejtuar Lumir Abdixhikut, duke e cilësuar si një veprim “dinak, përçarës dhe antikombëtar”. Në një analizë të gjatë dhe figurative, Shala tha se qëllimi i letrës së Kurtit nuk është …

Më shumë...

Ramiz Lladrovci: Procesi politik bllokohet kur lakmia dhe babëzia për pushtet mbisundojnë germën e Kushtetutës

Gjykata Speciale e fton për intervistim edhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit dhe anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci, ka reaguar me ironi ndaj ftesës që Albin Kurti i drejtoi Lumir Abdixhikut për bashkëqeverisje mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, duke nënkuptuar se VV po e anashkalon qëllimisht PDK-në në përpjekje për të krijuar shumicën parlamentare. Lladrovci …

Më shumë...

Burim Ramadani: Letra e Kurtit është fazë e re e përçarjes mes partive shqiptare

Burim Ramadani

Opinionisti Burim Ramadani ka reaguar ndaj letrës së fundit të Albin Kurtit drejtuar Lumir Abdixhikut, duke e interpretuar si një përpjekje për thellimin e ndarjeve mes partive shqiptare në Kosovë. Ramadani e cilësoi letrën si “fazën e re të përçarjes”, duke thënë se qëllimi i Kurtit nuk është ndërtimi i …

Më shumë...

Ramush Haradinaj kërkon reagim të opozitës: Të shqyrtohet mundësia e adresimit në Kushtetuese

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar krizën e vazhdueshme politike në vend, duke e cilësuar situatën si urgjente dhe duke bërë thirrje për një koordinim më të fuqishëm të opozitës. Kryetari i AAK-së propozoi që opozita të shqyrtojë edhe rrugën ligjore, përfshirë mundësinë e adresimit …

Më shumë...

Memli Krasniqi akuzon VV-në për bllokim institucional: “Po dhunon shtetin për interesa personale”

Pas dështimit të njëmbëdhjetë me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, reagoi përmes një konference për media, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për, siç tha ai, dhunim institucional. “VV-ja po e dhunon jo veç Kuvendin, por krejt shtetin”, deklaroi ai, duke e …

Më shumë...

Fatmir Limaj: Kurti s’i ka numrat, partitë e mëdha duhet të arrijnë marrëveshje për dalje nga kriza

Fatmir Limaj: Nuk mund të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse derisa kreu i shtetit serb mohon krimet e bëra në Kosovë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar lidhur me krizën institucionale që po vazhdon në Kosovë, duke bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje mes partive të mëdha për të mundësuar krijimin e institucioneve. Limaj e ka pranuar se situata aktuale kërkon reflektim dhe përgjegjësi, duke theksuar se kryeministri …

Më shumë...

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të tretë një letër zyrtare kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke e ftuar publikisht në një koalicion për formimin e institucioneve. Në letrën e bërë publike nga media “Nacionale”, Kurti shprehet i qartë …

Më shumë...

Arben Gashi u bën thirrje liderëve politikë: Duhet të ulen me Kurtin, qoftë edhe për zgjedhje të reja

Arben Gashi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar nga liderët politikë që të lënë mënjanë qëndrimet personale dhe të ulen në tryezë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të zgjidhur krizën institucionale që ka mbërthyer vendin. Gashi ka bërë thirrje edhe ndaj kryetarit të partisë së tij, …

Më shumë...