Lajmet

Një e treta e deputetëve të PDK-së e shpëtoi partinë e cila do të fundosej përfundimisht

Është dashur më pak se një e treta e deputetëve nga radhët e PDK-së për t’i dështuar përpjekjet e qarqeve antishqiptare lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së. Shtatë vota kundër themelimit të kësaj gjykate dhe dy abstenime kanë qenë të nevojshme për t’ i thënë jo këtij projekti …

Më shumë...

Selimi:Kundërshtimi ynë nuk është kundërshtim ndaj drejtësisë por kundërshtim ndaj padrejtësisë

Ish inspektori i SHP të UÇK-së, deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, gjatë debatit në Kuvend,  ka thënë se nga ne  po kërkohet të votojnë themelimin e  një Gjykatë Speciale, e cila  i ngarkon qytetarët e Kosovës me akuzën e spastrimit etnik,  një ndërmarrje kriminale, me qëllim  gjoja për ta  larguar …

Më shumë...

Konjufca: Seanca e sotme si seanca e suprimimit të autonomisë

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që të mos e votojnë themelimin e Gjykatës Speciale, për të cilën tha se krijon përshtypjen sikur shqiptarët kanë qenë agresori. Ai ka krahasuar seancën e sotme me situatën e para 26 viteve kur Kuvendi …

Më shumë...

Replikuan Hashim Thaçi e Albin Kurti

Gjatë interpelancës për procesin e demarkacionit të kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, janë përplasur verbalisht Hashim Thaçi dhe Albin Kurti. Përderisa Thaçi duke iu referuar Vetëvendosje!-s, ka thënë se nuk duhet të flasin për pikat e larta strategjike me Malin e Zi, ata që nuk i …

Më shumë...

Kadaj-Bujupi: Mos e votoni Gjykatën

Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi gjatë fjalës së saj në Kuvend, u ka bërë thirrje deputetëve që të mos e votojnë Gjykatën e Veçantë. Ajo ka tërhequr vërejtjen se me nëse votohet kjo Gjykatë, atëherë mbrohet Serbia kriminale. Deputetja Kadaj-Bujupi poashtu u ka bërë thirrje që për …

Më shumë...

Shtyhet Interpelanca kundër ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi për shkak të mungesës së tij

Sot në Kuvendin e Kosovës, është shtyrë për orët e pas ditës Interpelanca kundër ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi për shkak të mungesës së tij në Kuvend. Deputetët janë njoftuar se Thaçi aktualisht është duke u kthyer nga udhëtimi zyrtarë në Bruksel. Interpelanca ka të bëjë me mijëra hektarë tokë …

Më shumë...

Ramush Haradinaj paraqiti mocionin e interpelancës për ministrin Hashim Thaçi

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka paraqitur mocionin e interpelancës për zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi. Ai tha se Kosova dhe Mali i zi i kanë pasur kufijtë e vet të demarkuar në kohën e Jugosllavisë dhe kanë qenë të shënuar. “Problemi mund të ketë ndodh nga Marrëveshja e Kumanovës. Korrigjimi i …

Më shumë...

Valdete Bajrami: Kujt duhet t’i besojmë nëse ju i ikni kamerave

Deputetja, Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën, gjatë fjalës në Kuvend ka akuzuar Kryeministrin Isa Mustafa, dhe Zëvendës-kryeministrin e Ministrin e Jashtëm, Hashim Thaçi, për mungesë transparence lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi që po mbahen  Bruksel. Duke  iu drejtua Kryeministrit Isa Mustafa lidhur me  marrëveshjet e Brukselit , ajo ka thënë  …

Më shumë...

Nuk ka dështuar takimi i Brukselit, keni shënuar progres, ka thënë ministri Thaçi

Në një intervistë të Dojçe Vele, Ministri i Punëve të Jashtëm të Kosovës Hashim Thaçi, është cituar të ketë deklaruar se  takimi i fundit në Bruksel me palën serbe të Beogradit  nuk ka dështuar. Thaçi ashtu si kurdoherë prej fillimit të bisedimeve me Serbinë edhe kësaj radhe shprehet shumë optimist …

Më shumë...

Jahjaga: Zhvillimi ekonomik, prioritet i politikës së jashtme

Kryetarja, Atifete Jahjaga ka vlerësuar se Kosova ka ende shumë për të bërë sa i përket përmirësimit të imazhit të saj në botë. Në konferencën e tretë të ambasadorëve të Kosovës me temën ‘Pozita e Republikës së Kosovës në raport me sfidat rajonale dhe globale’, kryetarja Jahjaga e quajti rrëfim …

Më shumë...

Drenasi miraton Deklaratë kundër themelimit të Gjykatës së Veçantë

Kuvendi Komunal i Drenasit ka votuar një deklaratë e cila u bën thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të mos i votuar amendamentet kushtetuese që i hapin derën themelimit të Gjykatës së Veçantë. Nismëtarët e kësaj deklarate ishin asamblistët e Nismës për Kosovën në Kuvendin Komunal të Drenasit. Këshilltarja …

Më shumë...

RKL: Deformimi i lajmit me burime anonime dhe “burime të besueshme” të medieve

Zezona që po përhapin disa medie e portale shqip-shkruese kundër vlerave të luftës së UÇK-së, pse jo edhe kundër bazës historike të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ka kulmuar sidomos në ditët e fundit, kur ka filluar të marrë përmasa fushata për themelimin e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, mundësisht me …

Më shumë...

Veteranët sërish do të protestojnë kundër Speciales

Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë marrë qëndrim që nesër duke filluar prej orës 9:30 të mëngjesit do të protestojnë në sheshin Skënderbeu për të kundërshtuar themelimin e  Gjykatës Speciale, që pritet të aprovohet  në Kuvend të Kosovës. Drejtuesit e këtyre organizatave, shprehen të bindur …

Më shumë...

Listat mund të mos publikohen gjatë këtij viti

Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve të UÇK-së, duket se as këtë vit nuk do të përfundojë procesin e verifikimit. Vetëm një numër i vogël i veteranëve do të arrijnë të marrin kompensimin, ndërkohë që Qeveria nuk ka dhënë ndonjë siguri se gjatë rishikimit të Buxhetit …

Më shumë...

Arrihet marrëveshje për hapjen e 32 vendeve të reja

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka njoftuar për nënshkrimin e një marrëveshje për hapjen e 32 vendeve të reja të punës për gratë e veja. Në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale, ministri Abrashi ka bërë të ditur nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit me dy organizata, përmes …

Më shumë...

Preteni: Nuk po hetohet pasuria e zyrtarëve të Kosovës në Shqipëri

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni e ka quajtur problem qasjen në hetimin e pasurisë së zyrtarëve që kanë pasuri në Republikën e Shqipërisë. Gjatë hedhjes së shortit për kontrollimin e pasurisë, Preteni ka drejtuar një varg kritikash ndaj punës së gjyqësorit, i cili përkundër fakteve që i ofron …

Më shumë...