Lajmet

Vuçiq: Jam takuar me francezët, gjermanët, italianët, evropianët, amerikanët, ata e dinë se nuk pranoj që Kosova të futet në OKB

Disa nga mediat që pretendohet se nuk i ka nën kontroll regjimi i Aleksandar Vuçiq, kanë analizuar zhvillimet e ngjarjeve në Veri, pas konferencës së djeshme të Vuçiqit. Sipas portalit “Nova”, pas 17 orësh heshtje, mesazhi i Vuçiqit i ka zënë të gjithë në befasi: ai ua vuri fajin serbëve të Veriut për atë që ndodhi. Për 17 orë Beogradi zyrtar heshti për sulmin terrorist në fshatin Banjska, ku mbetën të vrarë një polic i Kosovës dhe të paktën katër serbë. Sytë e serbëve të Kosovës, sipas mediumit “Nova”, gjatë gjithë kohës ishin të drejtuar nga autoritetet serbe, duke kërkuar ndonjë informacion. Më pas presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi se ata janë përgjegjës për incidentin. Sipas këtij portali në këtë mënyrë Vuçiq ka bërë përpjekje t’ia heqë të gjitha përgjegjësitë Beogradit, duke ua lënë një “patate të nxehtë” në duar atyre në emër të të cilëve, po negocion qe 10 vjet.

Kryetari serb, Aleksandar Vuçiq, konsideron se ka mundësi që Marrëveshja e Ohrit mund të bëhet pjesë e negociatave të kapitullit 35 me Bashkimin Evropian, dhe është kusht për anëtarësimin e Serbisë në këtë bllok. Marrëveshja e Ohrit parasheh që Serbia t’i njohë simbolet shtetërore të Kosovës, nuk e kundërshton anëtarësimin …

Më shumë...

Erdogan: Pa mbështetjen për Izraelin nga vendet perëndimore, sidomos pa Amerikën, situata aktuale në rajon nuk do të ekzistonte

Turqia e vlerëson vendimin e gjykatës së BE-së si një sulm ndaj të drejtave të grave myslimane

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se diskutimi i pretendimit se Izraeli do të krijojë një zonë tampon në Gaza është mungesë respekti për palestinezët, raporton Anadolu. Gaza u përket palestinezëve. Ne nuk njohim asnjë vendimmarrës që injoron vendimet e tyre. Erdoğan gjithashtu shprehu gatishmërinë e Turqisë për …

Më shumë...

Krerët e UÇK-së në Hagë, nuk komunikuan me familjarët e tyre përmes telefonave, pavarësisht vendimit të ri të Gjykatës Speciale

Krerët e UÇK-së në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, nuk kanë komunikuar fare me familjarët e tyre, që nga e diela, pavarësisht vendimit të ri të Gjykatës Speciale për lejimin e bisedave telefonike. Lidhur me këtë fakt, janë ankuar avokatët e tyre. Ky shqetësim fillimisht u ngrit …

Më shumë...

Këshilli i Ministrave në Itali, aprovoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Shqipërinë për ndërtimin e qendrave të emigrantëve

Këshilli i Ministrave në Itali, aprovoi projektligjin  për ratifikimin e marrëveshjes me Shqipërinë, një protokoll që parashikon ndërtimin e dy qendrave për emigrantët në territorin shqiptar.  Emigrantët e kapur dhe shpëtuar në Mesdhe nga autoritetet italiane në ujërat ndërkombëtare do të sillen në objekte dhe do të kenë një kapacitet …

Më shumë...

Sali Berisha me pesë deputetë si vetë, vazhdon të ndez zjarr për të krijuar kaos në Kuvendin e Shqipërisë

Pas tensionit dhe kaosit të shkaktuar në Kuvend në seancën plenare të së hënës, grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar masë disipinore për Sali Berishën dhe 5 deputetët që e mbështetën. Shunuca parlamentare iu ka drejtuar me një kërkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ku kërkohet masë disiplinore për …

Më shumë...

Në Gjykatën Speciale, po vazhdon gjykimi kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi

Në Gjykatën Speciale, në Hagë,  edhe sot po vazhdon gjykimi kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. Në këtë gjykim maratonik, dje është paraqitur  dëshmitari  i 38-të  me radhë i Prokurorisë, ish-zyrtarja  e OSBE-së  gjatë luftës në Kosovë, zonja Sandra Mitchell. Ajo  gjatë dëshmisë …

Më shumë...

Gjykata e Hagës ka bërë të ditur se aktgjykimi i apelit kundër Salih Mustafës, do të shqiptohet më 14 dhjetor

Salih Mustafa

Gjykata e Hagës ka bërë të ditur se aktgjykimi i apelit kundër Salih Mustafës do të shqiptohet më 14 dhjetor. Në këtë njoftim thuhet  se seanca do të jetë publike dhe mund të përcillet në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze përmes faqes së internetit të Gjykatës, ose nga galeria publike …

Më shumë...

Jeffrey Hovenier: Amerika nuk e ka ndryshuar qëndrimin sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se  Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë  ndryshuar qëndrimin  sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.  Kjo çështje është ngritur për herë të parë në vitin 2022.  Kosova,  si shtet i pavarur dhe sovran, ka …

Më shumë...

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Utulash, thotë se trupat e NATO-s, janë të gatshme për t`iu përgjigjur çdo lloje dhune

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Utulash, thotë se trupat e NATO-s, janë të gatshme për t`iu përgjigjur çdo lloje dhune

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Utulash, tha se trupat e NATO-s, kanë marrë masa të nevojshme për t`iu përgjigjur çdo lloje dhune të mundshme. Ai deklaroi se zgjidhja e problemeve duhet të bëhet me diplomaci duke i dhënë përparësi dialogut Kosovë-Serbi. “Mandati i KFOR-it është i qartë, të mbajë mjedis të …

Më shumë...

Batalioni Italian nga Forca Operacionale Rezervë i NATO-s, është vendosur në Kosovë

Batalioni Italian nga Forca Operacionale Rezervë i NATO-s, është vendosur në Kosovë

Autoritete të KFOR-it kanë bërë të ditur se Batalioni Italian nga Forca Operacionale Rezervë është vendosur në Kosovë. Ky angazhim shtesë u ndërmor si pjesë e misionit paqeruajtës të udhëhequr nga Aleanca Veriatlantike. KFOR-i vazhdon të përmbushë mandatin e tij të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt për …

Më shumë...

Annalena Baerbock e Tanja Fajon, duan ta shtyjnë përpara anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Annalena Baerbock e Tanja Fajon, duan ta shtyjnë përpara anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe ajo e Sllovenisë, Tanja  Fajon, kanë deklaruar se duan  ta shtyjnë përpara anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, pasi ky zgjerim është një domosdoshmëri gjeostrategjike. Është shumë e rëndësishme që në të njëjtën kohë me procesin e anëtarësimit në BE për …

Më shumë...

GLPS-INDEP-GAP shprehin shqetësim lidhur me mungesën e transparencës gjatë lëshimit të lejeve nga MMPHI

GLPS-INDEP-GAP shprehin shqetësim lidhur me mungesën e transparencës gjatë lëshimit të lejeve nga MMPHI

Konsorciumi i organizatave të shoqërisë civile i përbërë nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në kuadër të projektit CorrWatch: “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëkqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës”, shpreh shqetësimin lidhur me mungesën …

Më shumë...

Albin Kurti: Zbardhja e plotë e rastit të Liridonës është drejtësi, ne presim që dënimi të jetë maksimal

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Kryeministri Albin Kurti, duke folur në konferencën rajonale, bashkë-organizim i Ministrisë së Drejtësisë dhe Zyrës së Presidencës, me temën “Të bashkuar kundër dhunës”, se zbardhja e plotë e rastit të Liridonës është drejtësi dhe presim që dënimi të jetë  maksimal. Po punojnë në krijimin e një mjedisi ligjor të fuqishëm …

Më shumë...

Elbert Krasniqi: Nuk kemi pranuar njoftim zyrtar për kërkesën që kanë paraqitur serbët në veri të Kosovës për inicimin e peticionit

Elbert krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, ka deklaruar të martën se dikasteri që udhëheqë nuk ka pranuar njoftim zyrtar për kërkesën që kanë paraqitur serbët në veri të Kosovës te kryesuesit e kuvendeve komunale të këtyre komunave, për inicimin e peticionit për shkarkim të kryetarëve. i ka thënë …

Më shumë...

Edward Joseph: Ministri serb Daçiq, tha se nuk pranojmë asnjë interpretim që implikon njohjen e Kosovës dhe hyrjen e saj në OKB

Eduard Jospeh: Shkaku i problemeve në Ballkanin Perëndimor është se Serbia nuk e pranon rendin perëndimor

Profesori amerikan dhe njohësi i raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, Eduard Xhozef, ka thënë se qëndrimet dhe deklaratat e vazhdueshme të ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, e arsyetojnë kërkesën e Kosovës që Beogradit ë nënshkruajë të tri marrëveshjet që kanë përkrahjen e BE-së dhe …

Më shumë...

Ana Brnabiq kërkon që Serbia të anëtarësohet në Bashkim Evropian dhe ta ketë të drejtën në territorin e Kosovës

Ana Bernabiq

Serbia kërkon që të jetë pjesë e Bashkimit Europian, por edhe të mos njohë as Kosovën. Ky është qëndrimi i qeverisë së kryeministres, Ana Bërnabiç. Në një intervistë për mediet në  Serbi, Bërnabiç thotë se integrimi në BE nuk do të thotë që populli serb të mos ketë të drejta …

Më shumë...