Rashit Qalaj

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka deklaruar se hapja e Urës së Ibrit duhet të bëhet pa krijuar tensione

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka shprehur përkrahjen e partisë së tij për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve, por ka paralajmëruar që kjo të bëhet me kujdes dhe pa krijuar tensione. Çështja e urës është duke u tejzmadhuar, pasi aktualisht qytetarët qarkullojnë në këmbë, ndërsa mungon vetëm qarkullimi i automjeteve. “Ura duhet të hapet, por çështja e trafikut është më shumë simbolikë sesa nevojë. Duhet të jemi të kujdesshëm që hapja e urës të mos krijojë probleme me partnerët tanë,” tha Qalaj. Ai gjithashtu kritikoi qeverinë aktuale dhe procesin e dialogut, duke vënë në dukje se situata në veri të Kosovës është përkeqësuar dhe se Kosova ka më pak sovranitet në atë pjesë për shkak të rolit të shtuar të KFOR-it. “Grupet kriminale janë gjithmonë të gatshme të krijojnë probleme në veri, dhe është e rëndësishme që institucionet e Kosovës të jenë të pranishme atje,” përfundoi Qalaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …