Lajmet

Pas vizitës në Beograd, sot vjen në Prishtinë, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, dje ka  qëndruar  për një vizitë në Beograd, ku është takuar me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Ata kanë  biseduar lidhur me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës për përjashtimin e dinarit serb si valutë e …

Më shumë...

Ahmet Ismaili: Rregullorja e re e BQK-së nuk e ndalon as e kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare

Ahmet Ismaili: Rregullorja e re e BQK-së nuk e ndalon as e kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka deklaruar  se rregullorja e re e BQK-së nuk e ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në valutën euro në bankat e licencuara, dhe se as nuk e kufizon këmbimin e cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare, …

Më shumë...

Sekretariati i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë ka vendosur përjashtimin për 10 ditë të 18 deputetëve të PD-së nga seancat plenare

Sekretariati i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë ka vendosur përjashtimin për 10 ditë të 18 deputetëve të PD-së nga seancat plenare

Sekretariati i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë ka vendosur përjashtimin për 10 ditë të 18 deputetëve të PD-së nga seancat plenare dhe me 20 ditë të deputetit Ervin Salianji. Partia Socialiste ka kërkuar më herët përjashtimin e 19 deputetëve të PD-së të cilët bllokuan punimet e Kuvendit të Shqipërisë dhe …

Më shumë...

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, priti në takim ministrin turk, Hakan Fidan

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, priti në takim ministrin turk, Hakan Fidan

inistri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka pritur në takim dhe ka biseduar me ministrin e Jashtëm të  Turqisë, Hakan Fidan. Pas takimit në një konferencë të përbashkët për medie, Hasani ka falënderuar Turqinë për angazhimin e saj në njohjet për Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe rajonale. …

Më shumë...

Sindikatat dhe punëtorët e KOSTT-it kanë protestuar para objektit të kësaj kompanie

KOSTT-i e kundërshton amendamentin i cili cakton koeficientin 1 deri 7 për punënjësit e ndërmarrjeve publike

Sindikatat dhe punëtorët e kompanisë Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, dje kanë protestuar para objektit të kësaj kompanie. Ata përmes kësaj proteste kanë shprehur pakënaqësitë e shumta të tyre me kompaninë KOSTT. Këto kërkesa ua kanë dërguar kryeshefit ekzekutiv dhe bordit të drejtorëve të …

Më shumë...

Zgjedhjen e Talat Xhaferit në postin e kryeministrit në Maqedoninë e Veriut, e ka përshëndetur edhe Këshilli Koordinues i Diasporës

Talat Xhaferi ka paraqitur para deputetëve të Maqedonisë së Veriut, planin e tij për qeverisjen teknike, gjatë 100 ditëve

Zgjedhjen e Talat Xhaferit në postin e kryeministrit në Maqedoninë e Veriut, e ka përshëndetur edhe Këshilli Koordinues i Diasporës. Ky këshill thotë se zgjedhja e Xhaferit si kryeministër rikonfirmon faktin e padiskutuar se shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit. Zgjedhja historike e Talat Xhaferi në …

Më shumë...

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bëri të ditur se Kosova tashmë ka nënshkruar një marrëveshje ushtarake, kornizë, me Turqinë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bëri të ditur se Kosova ka nënshkruar një marrëveshje ushtarake kornizë me Turqinë. Ai ka shkuar në Turqi me ftesë të ministrit turk të Mbrojtjes Kombëtare, Jashar Gyler, me të cilin nënshkruan marrëveshjen për ta thelluar bashkëpunimin ushtarak në shumë drejtime. Shkëmbimi i personelit ushtarak, …

Më shumë...

BE-ja i bën thirrje Kosovës që në kuadër të procesit të dialogut të gjendet edhe zgjidhja për çështjen e përdorimit të dinarit serb

Sot në Strasburg është nënshkruar akti ligjor i Bashkimit Evropian lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës që në kuadër të procesit të dialogut që ajo e bënë me Serbinë, të gjendet edhe zgjidhja për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë, që sipas një rregulloreje të Bankës Qendrore të Kosovës, nga 1 shkurti, përdorimi i kësaj kjo valute …

Më shumë...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar dëshmorët e UÇK-së të rënë më 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar dëshmorët e UÇK-së  të rënë më 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999. Ai ka shkruar me këtë rast se datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 ishin të rënda për  luftën tonë çlirimtare. Ato ditë, u përjetësuan shumë luftëtarë …

Më shumë...

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kërkoi të hiqen kufijtë mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti kërkoi të hiqen kufijtë mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.  Ai  tha se shembull konkret është ai i vendeve të Bashkimit Evropian që nuk kanë kufij mes tyre. Unë jam ithtar shumë i fortë i Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. …

Më shumë...

Ambasadori, Jeff Hovenier, ka kërkuar sërish që të shtyhet vendimi për mospërdorimin e dinarit serb në vendin tonë

Jeffry Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka kërkuar sërish që të shtyhet vendimi për mospërdorimin e dinarit serb në vendin tonë. Ai në një postim të tij ka bërë të ditur se ka pasur  një takim frytdhënës me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet …

Më shumë...

Sot në Gjykatën Speciale, vazhdon gjykimi kundër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi

Sot në Gjykatën Speciale, në Hagë, vazhdon procesi gjyqësor kundër krerëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Seancat e këtij muaji ashtu si zakonisht kanë qenë të mbyllura për publikun dhe  nuk dihet kush po merret në pyetje, pasi dëshmitarëve …

Më shumë...

Emisari i BE-së për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot qëndron për një vizitë në Beograd, nesër në Prishtinë

Miroslav Lakçak: Me zyrtarët e lartë amerikanë ndamë vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, sot po qëndron për një vizitë në Beograd, ku do të takohet me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq,. Zyrtarisht  nuk janë bërë me dije temat që do të diskutohen, por takimi mbahet pak ditë para se të hyjë …

Më shumë...

Mediet autoritative ndërkombëtare i bënë jehonë deklaratës së përbashkët të shteteve të QUINT-it, lidhur me dinarin serb

Mediat autoritative ndërkombëtare i kanë bërë  jehonë deklaratës së përbashkët të pesë shteteve të QUINT-it, të cilët kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës “të pezullojnë” përkohësisht deri në një kohë mjaftueshëm të arsyeshme për ndalimin e dinarit serb në bazë të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës. Prej …

Më shumë...

Deputetë shqiptarë të opozitës nuk morën pjesë në seancën e Kuvendit të Maqedonisë ku u zgjidh kryeministër, Talat Xhaferi

Parashihet që zgjedhjet parlamentare  në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 8 maj, ndërsa zgjedhjet e shtata presidenciale më 24 prill. Deri në formimin e qeverisë së re në fund të qershorit, vendi do të udhëhiqet nga qeveria teknike e kryesuar nga kryeministri Talat Xhaferi. Kjo qeveri kalimtare u …

Më shumë...

Republika Islamike e Iranit ka mohuar çdo përfshirje në një sulm me dron, nga i cili u vranë tre ushtarë amerikanë, në Jordani

Republika Islamike e Iranit  ka mohuar çdo përfshirje në një sulm me dron, nga i cili y vranë  tre ushtarë amerikanë në një bazë në Jordani, afër kufirit me Sirinë, pasi kryetari amerikan Joe Biden fajësoi milicinë e mbështetur nga Irani dhe u zotua për hakmarrje. Në një deklaratë të …

Më shumë...